Pronari i hipermarketit “Maxi” detyron punetoret te blejne ne shitoret e tije

 

Pronari i MAXI Group Gazmend Abrashi, ka vendosur që të mos ua japë të plotë në euro pagën punëtorëve të tij. I ka detyruar që për një pjesë të pagës të marrin mallra në marketet e “Maxi”-it.

Nëse një punonjës ka pasur pagën 200 euro, tash merr vetëm 170 euro. Obligohet që 30 eurot e tjera t’i merr mall në “Maxi”. Punëtorëve iu jepet një çek nga kompania ku tregohet shuma e lejuar për blerje të mallrave. Tregohet edhe data e skadimit të validitetit të çekut. Punëtorët obligohen që të blejnë harç në ‘Maxi’ brenda afatit të validitetit të çekut.

 

 

 

 

 

 

 

“Ky çek është pronë e “Exclusive Group”dhe i njëjti mund të emitohet vetëm nga ‘Exclusive Group’ për nevoja të punonjësve të ‘Exclusive Group’. Blerja-shfrytëzimi i çekut mund të bëhet vetëm njëherë, dmth vlera e shënuar në çek shfrytëzohet si tërësi dhe nuk ka mundësi të ndryshimit në vlerë monetare apo kthim të kusurit gjatë blerjes. Ky çek pas datës së skadencës është i pavlefshëm”,

thuhet në pjesën e prapme të çekut të lëshuar nga kompania në pronësi të biznesmenit Gazmend Abrashi, njëherësh nënkryetar i AAK-së.

Kete veprim e ka komentuar edhe inspektoriati i punes: “Në bazë të Ligjit të Punës paga jepet së paku njëherë në muaj, në vlera monetare (Euro). Pagesa në mallra nuk lejohet”, i ka thënë Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës në nje intervistë për portalin insajderi.

Ibrahim Sekiraqa, drejtor i kësaj kompanie, ka thënë se “Exclusive Group”, ka vepruar në përputhje me ligjin sipas tij, ky vendim është marrë në harmoni dhe pëlqim të pjesës dërrmuese të stafit.

Kjo është vazhdimësi e eksploatimit të punëtorëve të sektorit të shërbimit të cilët ndër tjerash përballen me shkelje të ndryshme si punë jashtë orarit, përjashtime, kërcënime, ndëshkim në page, etj.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.