Studentë/e, punëtorë/e dhe sindikalistë/e në solidaritet me minatorët/et e Bulqizës.

Të kërkosh të drejtat e tua është e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Mirëpo në kushtet ku jetojmë organizimi për të drejtat e punëtorëve/eve po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pronari të kërcënon e media të censuron dhe kështu e vërteta nuk kuptohet.

Heronj e heroina janë ata/ato që sot marrin përsipër riskun për t’i dalë perballë oligarkëve që kanë zaptuar çfarëdolloj pushteti.

E tillë është Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës, e themeluar rishtazi, e cila sot në Tiranë organizoi një protestë për të kundërshtuar pushimin e padrejtë nga puna të krerëve të saj nga kompania AlbChrome, që për pronar ka kryeoligarkun shqiptar Samir Mane.

Samir Mane që ka aksione në dhjetra kompani e ndërmarrje në Shqipëri e Kosovë, shfrytëzon punëtorët/et si andej dhe këtej kufirit duke u pasuruar në kurriz të djersës së tyre.

This entry was posted in Lajme Vendore, Lajmet. Bookmark the permalink.