Një i punësuar në një filiale të NLB Bankës në Shkup dje pasdite ka grabitur nga kasaforta e bankës një sasi të konsiderueshme të parave dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Rastin në Polici e ka lajmëruar drejtori i bankës rreth orës 17:00, Policia ka njoftuar se i punësuari B.S. nga kasaforta ka marrë 2 milionë franga dhe 270 mijë euro, i ka vendosur në një qese dhe pa u vërejtur është larguar nga banka.