Vdes një ndërtimtar shtetas i Kosovës në Mal të Zi, një tjetër lëndohet rëndë

Një punëtor ndërtimi ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar rëndë dje rreth orës 14.30 si pasojë e shembjes së një ndërtesë në Beçiq në Mal të Zi.

I ndjeri dhe i lënduari, që të dy janë shtetas të Kosovës, ndërsa po gërmonin për ndërtimin e një ndërtese banimi, është shembur dheu.

Punëtorët tjerë ia dolën që të shpëtonin njërin, ndërsa tjetri u mbulua nga dheu.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia, pjesëtarë të Kërkim-Shpëtimit dhe Ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar të plagosurin në spital.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Globalis Trade, si dhe pëgjegjësi i vendpunimit janë arrestuar pasi që është konstatuar që kompania nuk i është përmbajtë standardeve të sigurisë.

Posted in Lajmet | Leave a comment

“MË MIRË TRAJTOHET NJË QEN SESA NE” – PUNËTORËT E KRAHUT NË PRISHTINË

Besimit dhe punëtorve të tjerë, shpesh herë u ndodhë që për disa ditë të mos i marrë askush për t’iu dhënë punë, por ata nuk i ndal puna e çrregulluar dhe jo e deshirueshme që e bëjnë. Ata nuk i ndalin as të ardhurat e ulëta që ju sjell kjo punë.

“Në Kosovë më mirë trajtohet një qen se një punëtor krahu, i cili bën punë fizike”, thotë Besimi nga Prishtina, teksa qendronte ulur në një qoshe të një objekti në afërsi të rrugës “Ilir Konushefci” afër Xhamisë së Osmanit në kryeqytet.

Besimi është njëri prej dhjetra kosovarëve që ishin grumbulluar në këtë vendtakim, e që kishin të njëjtin qëllim. Besimi, bashkë me të tjerët, po prisnin që dikush t’i ofronte punë krahu, për të cilën, ai thotë se është e vështirë.

Mirëpo, në pamundësi për të gjetur një punë stabile, 53-vjeçari e merr çdo ditë të njëjtën rrugë drejt vendtakimit me punëtorët e tjerë. Siç tregon Besimi , ai shkon çdo ditë në këtë vend para orës 7:00 të mëngjesit.

“Është e vështirë, nuk di ka t’ia nisë, ne për çdo ditë mblidhemi këtu dhe presim që të na marrë dikush për të kryer çfardo pune. Për në më e vështirë është gjatë sezonit të dimrit, sepse është kohë kur nuk kemi ku të punojmë”, thotë Besimi.

Besimit dhe punëtorve të tjerë, shpesh herë u ndodhë që për disa ditë të mos i marrë askush për t’iu dhënë punë, por ata nuk i ndal puna e çrregulluar dhe jo e deshirueshme që e bëjnë. Ata nuk i ndalin as të ardhurat e ulëta që ju sjell kjo punë.

Ai tregon se shumicën e ditëve kthehet në shtëpi pa fituar asnjë cent, por edhe gjatë ditëve që e marrin për të kryer ndonjë punë e paguajnë shumë pak. Besimi rrëfen se të hënën e 27 nëntorit kishte punuar në një kanal të ujërave të zeza, për t’i fituar vetëm pesë euro nga punëdhënësi.

“Shpesh herë ndodhë kur punojmë gjithë ditën dhe paguhemi vetëm nga pesë euro”, thotë Besimi. “Hiq më larg se dje, unë me një punëtor tjetër shkuam për të hapur një kanal të ujërave të zeza, punuam gjatë gjithë ditës, dhë në fund të ditës zotriu i cili na mori, na pagoi vetëm nga pesë euro”.

Duke qënë në moshë të shtyer ai e ka edhe më të vështirë që të përzgjidhet për punë. “Për mua është më e vështirë sepse unë tani i kam kaluar të pesëdhjetat, dhe kur një njëri vjen për të kërkuar punëtorë, rrallë më marrin mua, sepse ata i marrin puntorët të cilët janë më të rinj në moshë”.

Pavarësisht vështirësive që çdo ditë ai dhe punëtorët e tjerë hasin në punën e tyre, Besimi tregon arsyen që e mban atë me shpresë.

“Është shumë e vështirë për punëtorët e krahut, ata sot nuk e kanë përkrahjen e askujt, çdo mëngjes dalin një numër i madh i të rinjve që të punojnë, që nuk zgjedhin se çfarë të punojnë, por me rëndësi për ta është të mos kthehen duarthatë në shtëpi”, rrëfen 53-vjeçari.

Punëtori i intervistuar nuk ka emrin e vërtetë Besim, pasi nuk ka dashur të identifikohet.

Posted in Lajmet | Leave a comment

Punëtorët e fabrikës së tekstili “Vitex-it” në grevë

Pas një jave qëndrimi në grevë, punëtorët e fabrikës së tekstilit “Vitex” në Viti pakënaqësinë e tyre e shprehën me protestë.

Para fabrikës, ku punuan për katër muaj e nuk u paguan asnjë cent, ata i kërkuan pagat e tyre.

Me këta punëtorë u ballafaqua vetëm njëri ndër pesë pronarët, investitori gjerman.

Ai thotë se nuk kanë arritur të eksportojnë jashtë vendit materialin e prodhuar, gjë që ka shkaktuar vështirësi në sigurimin e mjeteve për këta punëtorë.

“Unë nuk kam para nga çanta ime që t’ua paguaj pagat. Të gjithë investimin, të cilin e kam bërë në këtë fabrikë, e kam bërë me mjetet e mia. Ju lutem kontaktoni me drejtorin gjeneral, Arben Metaj, pasi që edhe ai është i përfshirë në këtë çështje”.

Por këtë e mohuan punëtorët, të cilët thonë se ishin dëshmitarë se i gjithë tekstili u eksportua.

Më poshtë e keni kroniken e KTV’së rreth ngjarjes, ku gjatë raportimit punëtorët e televizionit janë sulmuar dhe kërcënuar nga pronarët e fabrikës

https://koha.gjirafa.com/?video=punetoret-e-vitexit-pas-greves-ne-proteste-gjate-raportimit-kercenohet-ekipi-i-ktvse

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e fabrikës së tekstili “Vitex-it” në grevë

140 të burgosur të Dubravës hynë në grevë dhe refuzojnë të punojnë

Disa të burgosur në burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë për shkak se nuk janë të kënaqur me ligjin e ri i cili ua zvogëlon atyre pushimet vjetore.

Greva e 140 të burgosurve të pavionit 6 ka filluar që nga e hëna.

Po ashtu kujtojmë se 71 të dënuar të të njëjtit pavion, në maj të këtij viti, kanë hyrë në grevë duke refuzuar të punojnë në punëtori të burgut, punë për të cilën paguhen vetëm 1 euro në ditë.

Të burgosurit punëtorë në Dubravë hynë në grevë

Posted in Lajmet | Comments Off on 140 të burgosur të Dubravës hynë në grevë dhe refuzojnë të punojnë

Vdes punëtori në spital pas lëndimeve

Një punëtor ka vdekur dje në spital disa ditë pasi ishte lënduar në vendin e punës. Emri i punëtorit si dhe kompania për të cilën ka punuar nuk janë bërë publike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Ndërkaq mediat merr vesh se personin në fjalë e kishte goditur një metal ku edhe më pas i kishte shkaktuar vdekjen. Trupi është dërguar për obduksion.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori në spital pas lëndimeve

Punëtoret e pastrimit në Kuvend lëshojnë punën për shkak të pagave të ulëta

Një numër punëtoresh të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar të enjten punën, të pakënaqura me pagën prej 159 eurosh.

Afërdita Gashi e quan të padrejtë këtë fakt kur, sipas saj, vetëm një mëditje e një deputeti është shumë më e madhe se paga e tyre mujore.

Kompania MSS që i punëson këta tenton të arsyetohet se punëtorët e kanë nënshkruar fillimisht kontratën me kushtet e përcaktuara nga kompania. Mirëpo kontrata është nënshkruan në kohën kur kompania e kaluar është shuar dhe nën presion të humbjes së punës, punëtorët pranuan të kalojnë në kompaninë MSS.

Behxhet Haxhollo

Behxhet Haxholli – Pronari i MSS

Kujtojmë që kompania MSS ka mbi 550 punëtorë, shumica e të cilëve nuk marrin rrogë të rregullt, nuk kanë pushim vjetor si dhe momentalisht punëtorët/et e pastrimit të shkollave në prishtinë janë në grevë dy mujore

Paga prej 159 eurosh nuk del as për nevoja mujore për një person.

 

Kronika prej mediave:

https://koha.gjirafa.com/?video=meditja-e-nje-deputeti-me-e-madhe-se-paga-e-mirembajteseve-te-kuvendit-ato-e-lene-punen

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtoret e pastrimit në Kuvend lëshojnë punën për shkak të pagave të ulëta

Vdes një punëtor i IT’së në Aeroportin e Prishtinës

Konfirmohet që personi që u gjete i vdekun sot n’Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” asht punëtor i IT’së Gent Zymberi.
Shkaqet nuk janë konfirmu ende.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes një punëtor i IT’së në Aeroportin e Prishtinës

Vdes punëtori 31 vjeçar në Istog

Sipas gazetës Koha, një 31 vjeçar ka ndërruar jetë në një fshat në Istog, derisa ishte duke punuar.

Koha raporton se punëtori në fjalë ka vdekur derisa ishte duke u dërguar në Spitalin e Pejës, duke shtuar se nuk dihet saktësisht se çfarë apo ku ishte duke punuar

Do të publikojmë më shumë informata rreth kësaj në rast se marrim vesh ndonjë gjë të re.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori 31 vjeçar në Istog

Punëtori 23 vjeçar vdes pasi gropa ku punonte mbulohet me dhe

Një i ri rreth moshës 23 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Llaushë të Skenderajt.

Bëhet e ditur se kur dheu ka rrëshqitur, tashmë i ndjeri ishte duke punuar në vendosjen e rrjetit të kanalizimit dhe gjendej katër metra nën tokë, dhe si pasojë, dheu e ka zënë nën tokë.

Mbikëqyrësi i punimeve ka deklaruar se bashkë me të riun ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët kishin dalë mbi sipërfaqe të tokës për t’i marrë gypat, derisa pikërisht në atë moment kishte rrëshqitur edhe dheu, raporton Klan Kosova.

Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga zjarrfikësit derisa më pas është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtori 23 vjeçar vdes pasi gropa ku punonte mbulohet me dhe

Disa ish-punëtorë të “Al-Petrol-it” u detyruan të lënë punën për mungesë të rrogave

Disa punëtorë që e lëshuan punën në kompaninë për distribuim të derivateve të naftës Al Petrol, ka disa muaj që nuk po i marrin pagat për kohën sa kishin punuar.

Valmira Osmani dhe Tefta Dërvisholli punuan më shumë se 5 vjet në këtë kompani.

Valmira Osmani vendosi të ndërpresë punën në marsin e këtij viti, pavarësisht se ende kishte kontratë valide. Menaxhmenti, sipas saj, i premtoi që pas 15 ditësh do të merrte pagat e mbetura borxh, por kanë kaluar disa muaj dhe ajo nuk i mori paratë asnjëherë.

Madje, në aktvendimin për largim nga kompania, është thënë se arsyeja për largim nga puna është bërë për shkaqe shëndetësore, gjë që kundërshtohet nga Valmira.

Ndërsa, Tefta Dërvisholli thotë se për shkak të mosdhënies me kohë të pagave, shpesh është dashur të hyjë në borxh për të ardhur në punë, pavarësisht se me të njëjtën duhej të mbante familjen.

Në mesin e të larguarve, që, sipas punëtorëve janë rreth 20, është edhe Ronor Gashi.

Punëtorët tashmë janë duke i bërë gati dokumentet që të ankohen nëpër institucionet kompetente, pasi një gjë të tillë deri tash nuk e kishin bërë për shkak të shpresës se pagat do t’u dilnin.

Të premten zyrtarë të Al-Petrol i ftuan punëtorët në takim, duke u premtuar se brenda dy ditësh do t’i merrnin të gjitha paratë që u kanë mbetur borxh. Mirëpo, me gjithë pritjet, punëtorët nuk i morën paratë as të hënën.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Disa ish-punëtorë të “Al-Petrol-it” u detyruan të lënë punën për mungesë të rrogave