Studentë/e, punëtorë/e dhe sindikalistë/e në solidaritet me minatorët/et e Bulqizës.

Të kërkosh të drejtat e tua është e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Mirëpo në kushtet ku jetojmë organizimi për të drejtat e punëtorëve/eve po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pronari të kërcënon e media të censuron dhe kështu e vërteta nuk kuptohet.

Heronj e heroina janë ata/ato që sot marrin përsipër riskun për t’i dalë perballë oligarkëve që kanë zaptuar çfarëdolloj pushteti.

E tillë është Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës, e themeluar rishtazi, e cila sot në Tiranë organizoi një protestë për të kundërshtuar pushimin e padrejtë nga puna të krerëve të saj nga kompania AlbChrome, që për pronar ka kryeoligarkun shqiptar Samir Mane.

Samir Mane që ka aksione në dhjetra kompani e ndërmarrje në Shqipëri e Kosovë, shfrytëzon punëtorët/et si andej dhe këtej kufirit duke u pasuruar në kurriz të djersës së tyre.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Studentë/e, punëtorë/e dhe sindikalistë/e në solidaritet me minatorët/et e Bulqizës.

Vdes punëtori në vendin e punës

Vazhdojnë vdekjet e punëtorëve në vend të punës. Përderisa vitin e kalum humbën jetën (u vranë nga lakmia e pronarëve dhe shtetit) 11 punëtorë (të paktën zyrtarisht), sivjet humbi jetën punëtori i rradhës.

Viktima, 35 vjeçar, kishte ardhur nga Shqipëria për të punuar në Kosovë.

Të hënën gjersa ai ishte duke punuar në fabrikën e çimentos “SHARRCEM” në Han të Elezit, ai ka rënë nga një lartësi prej rreth 40 metra në njërin prej rezervuarëve prej ku edhe është nxjerrë i pajetë.

 

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori në vendin e punës

Vdes një punëtorë në vend të punës

Një punëtor me inicialet R.C dhe moshë rreth të 60-ave ka vdekur mesditën e djeshme, teksa po punonte në një betonjerkë në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Punëtori gjeti vdekjen derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, kapaku është hapur me shpejtësi nga presioni i ajrit dhe e ka goditur punëtorin. Ai është dërguar në QKUK, por atje nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë rast tragjik është arrestuar përgjegjësi i kompanisë, i cili është dërguar në mbajtje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i punëtorit është dërguar në Instiutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Vdes një punëtorë në vend të punës

Një vdekje dhe një lëndim në vendin e punës

Me 29.08.2019 një person ka vdekur në Prishtinë, ku  përderisa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00.

Punëtori është dërguar në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete.

Në një ngjarje tjetër më 28.08.2019 një punëtor është rrëzuar në vendin e tij të punës.

Ai është jashtë rrezikut për jetë.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Një vdekje dhe një lëndim në vendin e punës

Punëtori i ndërtimtarisë vdes në vendin e punës

Një punëtor me inicialet B.E. dhe i lindur më 1977,  sot ka vdekur në vendin e tij të punës në Gjilan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:17 të mëngjesit.

Punëtori ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me një tel të rrymës së tensionit të lartë.

Mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës , me banim në fshatin Ramjan komuna Viti, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën “Marie Shllaku”, në rrugën e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç‘rast dyshohet se nga kontakti me rrymën edhe ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit u dergua për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Punëtori i ndërtimtarisë vdes në vendin e punës

Vdes edhe një punëtor, 3 vdekje brenda tetë ditëve

Vdes edhe një punëtor në vendin e tij të punës. Kjo është vdekja e tretë brenda tetë ditëve dhe e nënta këtë vit.

Para pakë javëve është aksidentuar një punëtorë në vendin e punës në Obiliq. I njëjti është trajtuar për disa javë në QKUK, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve. Ai ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Punëtori ishte rrëzuar me datë 29 prill të këtij viti derisa ishte duke punuar në një shtëpi.

Idntiteti i viktimës nuk është bërë publik.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | 1 Comment

Për tre ditë, 2 punëtorë të vdekur

Brenda tre ditëve vdesin dy punëtorë.

Me 28/05  rreth orës 14:54,  në fshatin Vrell të Istogut, gjatë prishjes së një garazhe private një person është nga zënë muri.

Personi me inicialet Q.B. dhe i lindur me 1970 është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo në spital ka arritur pa shenje jete.

Sot, me datën 31/05 një punëtor ka vdekur nga plagët e marra, pasi kishte rënë nga shkallët ku po punonte nga një lartësi prej pesë metrash.

Personi me inicialet N.E (1981), është pëcjellur menjëherë në QKUK, ku është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë i 38 vjeçarit është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | 1 Comment

Komuna e Prishtinës ndalon aksionin simbolik rreth vdekjeve së punëtorëve

Sot në mëngjes, organizata Beyond The Wall, ka ndërmarr aksion simbolik/protestë “kurban për themele të ndërtesave” me të cilin dëshironin ta ngrisin problematikën e vdekjeve në vend të punës të punëtoreve e punëtorëve në Kosovë.

Mirëpo instalacioni i tyre para qeverisë është larguar nga inspektorati i komunës me arsyetimin se nuk janë pajisur me leje, kjo përkundër faktit se pesë ditë para aksionit ata kanë aplikuar pikërisht për atë si dhe e kanë lajmëruar policinë. Komuna e Prishtinës ka dhënë arsyetim absurd se përgjigja për leje do të jep me datën 25 Maj, do të thotë një muaj pas kohës kur veçse aksioni do të duhej të realizohej.

Foto: Organizatori tregon inspektoriatit të Komunës aplikimin për leje

Foto: Inspektoriati detyron organizatorin ta largoj instalacionin

Kujtojmë se komunat kanë përgjegjësi për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe së bashku me inspektoratin e punës të kryejnë inspektim të punishteve. Pikërisht Prishtina është vendi me numër më të madh të punëtorëve të vdekur në ndërtimtari, ku rasti i fundit është lëndimi i punëtorit 23 vjeçar M.M. i cili është rrëzuar para 3 dite deri sa punonte në objektin në Lakrishte të quajtur si “44 katëshi”.

Në këtë link mund ta shihni reportazhin e portalit ndertimi.info

Institucionet e dështojnë protestën "Kurban për themele të ndërtesave"

Institucionet e dështojnë protestën "Kurban për themele të ndërtesave"

Gepostet von Ndertimi.info am Montag, 29. April 2019

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Komuna e Prishtinës ndalon aksionin simbolik rreth vdekjeve së punëtorëve

Punëtori 23 vjeçar bie nga ndërtesa

Një punëtor 23 vjeçar është lënduar pasi ka rënë nga ndërtesa gjatë ditës së sotme, ndërkohë që po punonte në një ndërtesë në rrugën “Robert Dolli”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

Viktima M.M, 23 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ky punëtor ishte duke punuar në objektin që njihet si  “44 katëshe”.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Punëtori 23 vjeçar bie nga ndërtesa

Shembet dheu në vendpunishte, lëndohet një punëtor

Një punëtor është lënduar sot në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë pasi u shemb një pjesë e dheut në një vendpunishte.

Punëtori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur derisa punëtori ishte duke hapur podrume për banesa dhe është zënë nga dheu.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Shembet dheu në vendpunishte, lëndohet një punëtor