Një numër punëtoresh të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar të enjten punën, të pakënaqura me pagën prej 159 eurosh.
Afërdita Gashi e quan të padrejtë këtë fakt kur, sipas saj, vetëm një mëditje e një deputeti është shumë më e madhe se paga e tyre mujore.
Kompania MSS që i punëson këta tenton të arsyetohet se punëtorët e kanë nënshkruar fillimisht kontratën me kushtet e përcaktuara nga kompania. Mirëpo kontrata është nënshkruan në kohën kur kompania e kaluar është shuar dhe nën presion të humbjes së punës, punëtorët pranuan të kalojnë në kompaninë MSS.

Behxhet Haxholli – Pronari i MSS
Kujtojmë që kompania MSS ka mbi 550 punëtorë, shumica e të cilëve nuk marrin rrogë të rregullt, nuk kanë pushim vjetor si dhe momentalisht punëtorët/et e pastrimit të shkollave në prishtinë janë në grevë dy mujore
Paga prej 159 eurosh nuk del as për nevoja mujore për një person.
Kronika prej mediave:
https://koha.gjirafa.com/?video=meditja-e-nje-deputeti-me-e-madhe-se-paga-e-mirembajteseve-te-kuvendit-ato-e-lene-punen