Punëtoret e Postës së Kosovës nuk mund të presin lajme të mira rreth vendimit të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës. Kjo pasi Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e kanë hedhur poshtë ankesën e Postës.
Autoriteti kishte konstatuar se prania e Postës nëpër institucione publike dëmton konkurrencën, përkatësisht është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës.
Pretendimet e punëtoreve, menaxhmentit dhe bordit të Postës së Kosovës se ky vendim është i kundërligjshëm, janë hedhur poshtë pasi që Gjykatat Themelore dhe ajo e Apelit i kanë hedhur poshtë ankesën e Postës së Kosovës, duke marrë vendim në favor të Autoritetit. Vendimi i Autoritetit pritet të bëhet i plotfuqishëm pasi të merret aktvendimi përfundimtare i kësaj çështje.
Ndërsa, kryetari i Autoritetit Kosovarë Kundër Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se janë në pritje të aktvendimit përfundimtarë të gjykatës përkatës.