Sërish me protestë po tentojnë të rikthehen në vendin e punës në KEDS dhjetëra punëtorë, raporton KTV.
Aktvendimet e nxjerra nga një numër gjykatash nuk po merren ende parasysh nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.
Me fishkëllima, pankarta ku tregohen shkeljet e gjetura nga inspektorati i punës dhe me aktvendimet e gjykatave, ata e bllokuan hyrjen e ndërmarrjes.
Ndërsa, avokati i punëtorëve ka thënë se pavarësisht ankesave të dërguara nëpër gjykata, KEDS-i do të detyrohet t’i kthejë punëtorët, meqë baza juridike është po e njëjta me vendimin që ka nxjerrë Inspektorati i Punës.
Në fund të kësaj proteste është krijuar një ekpi prej 3 punëtorëve të përjashtuar dhe përfaqësues sindikal të cilët tentuan të takohet me menaxhmentin e KEDS-it, por arriti vetëm të marrë premtimin se takimi do të bëhet brenda javës. Pas protestës, KEDS-i dërgoi një njoftim për media se ish-punëtorëve u ka ofruar paketa financiare dhe asistencë trajnimi deri në 1 vit. Por këto pohime i demantoi sindikata, duke i cilësuar të pavërteta.