Protestojnë punëtorët shëndetësor

Punonjësit shëndetësor kanë nisur protestën e paralajmëruar për ditën e sotme.

Kjo protestë ka nisur në orën tetë dhe do të zgjasë deri në orën nëntë, njofton Klan Kosova.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës e kishin paralajmëruar këtë protestë ditë më parë dhe kishin kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë që tu realizohen disa kërkesa

Ata po kërkojnë kushte më të mira të punës, rritje pagash, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit, investimi në pajisje e material harxhues.

Kryetari i sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se kanë qenë të detyruar të ndërpresin punën për një orë që të mbajnë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Ne nuk po trajtohemi dinjitetshëm nga kjo Qeveri, po na duhet të ballafaqohemi çdo ditë me pacientët dhe qytetarët e pafajshëm që vijnë të marrin shërbime kur duhet të themi se s’ka ilaçe apo s’mund të kryhet një shërbim. Prandaj u detyruam të dalin në protestë që të kërkojmë kushte të punës, investim në shëndetësinë publike e rritje pagash”, ka thënë ai.

Protesta e sotme është vetëm paralajmëruese pasi krerë të sindikatës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.