Dhjetra raste të të burgosurve vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore

Së paku dhjetë raste të të burgosurve vetëm në Qendrën Korrektuese në Dubravë vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore, të cilat kërkojnë intervenim të shpejtë.

Nga mosofrimi i duhur i trajtimit shëndetësor, në mungesë të stafit mjekësor dhe mjeteve adekuate në këtë qendër dhe qendra të tjera korrektuese, këto raste mund të përfundojnë me fatalitet.

Këto shqetësime i ka ngritur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të cilët gjatë intervistave me të burgosurit, kanë deklaruar se vuajnë nga sëmundje të rënda.

Shqetësim tjetër i madh i këtij këshilli mbetet edhe fakti që pasi të burgosurit diagnostikohen me këto sëmundje, ata nuk ndalen për trajtim në QKUK.

Sipas statistikave, vetëm në vitin 2016, katër persona kanë vdekur në burgje, ndërsa 11 të tjerë kanë tentuar të vetëvriten.

Shih raportazhin nga KTV më poshtë:

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.