Gjykata përsëri konfirmon se punëtorët e KEDS janë larguar padrejtësisht

Gjykata në Prishtinë refuzoi prapësimin e KEDS-it kundër vendimit për kthim të 93 punëtorëve të larguar nga puna.

93 punëtorët të cilëve Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS u shkëputi kontratat e punës kanë fituar edhe një betejë ligjore.

Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi mjetin juridik të prapësimit me të cilin KEDS-i tentoi ta pengojë aktvendimin e përmbarimit me të cilin këta punëtorë duhet të rikthehen në vendet e tyre të punës. Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, thekson se  pretendimet e KEDS-it kundër aktvendimit për përmbarim të vendimit janë të paqëndrueshme  dhe të pabazuara në ligj.

Gjykata Themelore e Prishtinës duke vepruar sipas propozimit për përmbarim të kërkuesit të përmbarimit, avokatit Nasuf Hasani që përfaqëson punëtorët e KEDS-it, me aktvendimin e datës 16 shkurt 2017 ka caktuar përmbarimin, ndërsa ndaj këtij vendimi kompania KEDS kishte ushtruar mjetin juridik të prapësimit.

Aktvendimi i gjykatës për përmbarim u bazua në dokumentin përmbarues të Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës të datës 26 tetor 2016.

Kundër këtij vendimi KEDS-i ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit gjë që do ta zhagisë zbatimin e vendimit edhe për shumë kohe, ndërkohë që punëtorët ende qëndrojnë pa të ardhura.

(shih edhe)

Punëtorët e KEDS-it në protestë për kthim në punë

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.