Punëtori 23 vjeçar vdes pasi gropa ku punonte mbulohet me dhe

Një i ri rreth moshës 23 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Llaushë të Skenderajt.

Bëhet e ditur se kur dheu ka rrëshqitur, tashmë i ndjeri ishte duke punuar në vendosjen e rrjetit të kanalizimit dhe gjendej katër metra nën tokë, dhe si pasojë, dheu e ka zënë nën tokë.

Mbikëqyrësi i punimeve ka deklaruar se bashkë me të riun ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët kishin dalë mbi sipërfaqe të tokës për t’i marrë gypat, derisa pikërisht në atë moment kishte rrëshqitur edhe dheu, raporton Klan Kosova.

Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga zjarrfikësit derisa më pas është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.