Skandali i radhës i Viva Fresh Store, kërcënon punëtorët që të deklarohen rrejshëm para inspektorëve

Deri 15 orë në ditë punë, pa pauzë e pushime, janë duke punuar shumica e punëtorëve të kësaj kompanie për shkak të festave të fundvitit.

Janë dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie që po u shkruajnë mediave për të publikuar trajtimin mizor që po u bëhet atyre.

Tashmë menaxhmenti i kompanisë ka nisur një presion të ri, në vend se punëtorëve t’ua respektoj të drejtat që u takojnë sipas Ligjit të Punës dhe kontratave që lidhë me ta.

Sipas informacioneve, në Viva Fresh Store tashmë punëtorëve po thuhet që në rast se ata pyeten nga inspektorët për orarin e punës, të deklarojnë që punojnë vetëm 7 orë në ditë, përndryshe rrezikojnë vendin e punës.

“Viva Fresh po përgatit punëtorët që nëse vjen ndonjë inspektor të thonë se punojnë në orar normal prej 7 orësh”, thotë një prej punëtorëve.

Ky kërcënim ndaj punëtorëve po bëhet në shumicën e pikave të kompanisë nëpër Kosovë.

Më poshtë mund të gjeni edhe orarin që u është dërguar punëtorëve e ku shumë mirë vërehet orari i punës me nga 12 orë.

This entry was posted in Lajme Vendore, Lajmet. Bookmark the permalink.