Vriten dy punëtorë të kazinosë në vend të punës

Dy punëtorë janë vrarë në vend të punës gjatë kësaj jave, në dy raste të ndryshme të grabitjes së kazinove.

Te dielën, 16 Mars, 32 vjeçari Jetmir Alijaj, është vrarë me armë zjarri gjatë plaçkitjes së kazinosë në Suharekë, diku në afërsi të Qafës së Dulës.

Foto: Punëtori i ndjerë Jetmir Alijaj

Dorasi është pjesëtar aktiv i policisë së Kosovës, rreshter Shefki Spahiu, i cili deri më tani ishte hetuar plot 16 herë nga inspektorati i policisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për dhunim e një të miture, ndërkohë që nuk është suspenduar as një herë pasi që ka lidhje të ngushta me qeverinë lokale të udhëhequr nga Bali Muharremaj i AAK’së.

Foto: Vrasësi Shefki Spahiu

Foto: Polici, Shefki Spahiu me kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj

Vrasësi tanimë është arrestuar dhe tani gjendet në paraburgim.

Rasti i dytë ka ndodhë të Mërkurën, 20 Mars, në Kazino në Lipjan, rreth orës 20:00, ku punëtori 36 vjeçar i kazinosë Matrix, Florent Ahmetaj (nga Rezalla, Skenderaj), u vra nga plaçkitësit. Rasti mbetet i pazgjidhur.

Foto: Punëtori i ndjerë Florent Ahmetaj

Foto: Pamje nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se që nga fillimi vitit, 5 punëtorë kanë humb jetën në vend të punës në Kosovë, 2 janë vrarë, 2 kanë pësuar “aksident” dhe një është vetëvrarë.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.