Punëtori i ndërtimtarisë vdes në vendin e punës

Një punëtor me inicialet B.E. dhe i lindur më 1977,  sot ka vdekur në vendin e tij të punës në Gjilan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:17 të mëngjesit.

Punëtori ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me një tel të rrymës së tensionit të lartë.

Mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës , me banim në fshatin Ramjan komuna Viti, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën “Marie Shllaku”, në rrugën e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç‘rast dyshohet se nga kontakti me rrymën edhe ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit u dergua për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar.

This entry was posted in Lajme Vendore, Lajmet. Bookmark the permalink.