Disa të burgosur në burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë për shkak se nuk janë të kënaqur me ligjin e ri i cili ua zvogëlon atyre pushimet vjetore.
Greva e 140 të burgosurve të pavionit 6 ka filluar që nga e hëna.
Po ashtu kujtojmë se 71 të dënuar të të njëjtit pavion, në maj të këtij viti, kanë hyrë në grevë duke refuzuar të punojnë në punëtori të burgut, punë për të cilën paguhen vetëm 1 euro në ditë.