#Kinopërqytetin – iniciativa kundër privatizimit të kinemasë së Pejës

Ndonëse festivalit “AniBar” i ishte besuar menaxhimi i kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë për 15 vite, drejtuesve të “AniBar”-it u është bërë e ditur se agjencia kosovare e privatizimit ka marr vendim që kinemanë ta vendos në procesin e likuidimit për arsye të procedurave të papërfunduara, të cilat janë vendosur gabimisht në rend të parë.

Kjo u bë e ditur të premten e kaluar, natën kur kjo kinema hapi programi për këtë vit me filmin që është co-production mes Kosovës e Britanisë, “Home”, e që triumfoi në “BAFTA”.

“Ky vend, kinemaja, për krejt çka jemi këtu, prezanton atë memorien e përbashkët që ne e ndajmë dhe e përcjellim prej vitit në vit tek gjeneratat e ardhshme. E për atë arsye edhe është vendos në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, jo pse ka ndonjë arkitekturë të veçantë po bash që prezanton memorien tanë të përbashkët. Që është një vend në këtë hapësirën që e ndajmë bashkë (qytetin tonë) që ne mundemi me u kthy, edhe me u ndje prapë si në shtëpi”, tha Vullnet Sanaja, drejtor i “AniBar”-it.

Gjithashtu ata kanë filluar edhe një kampanjë protestuese në rrjetet sociale me moton “Kinemaja është e qytetit!” Stafi i kinemasë bën thirrje për të përkrahur iniciativën për shpëtimin e kinemasë Jusuf Gërvalla nga privatizimi duke vendosur njërën nga fotot e albumit “Kinemaja është e qytetit!” në profil, në rrjetin social Facebook.

Posted in Lajmet | Comments Off on #Kinopërqytetin – iniciativa kundër privatizimit të kinemasë së Pejës

Punëtorët e KEDS-it në protestë për kthim në punë

Sërish me protestë po tentojnë të rikthehen në vendin e punës në KEDS dhjetëra punëtorë, raporton KTV.

Aktvendimet e nxjerra nga një numër gjykatash nuk po merren ende parasysh nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Me fishkëllima, pankarta ku tregohen shkeljet e gjetura nga inspektorati i punës dhe me aktvendimet e gjykatave, ata e bllokuan hyrjen e ndërmarrjes.

Ndërsa, avokati i punëtorëve ka thënë se pavarësisht ankesave të dërguara nëpër gjykata, KEDS-i do të detyrohet t’i kthejë punëtorët, meqë baza juridike është po e njëjta me vendimin që ka nxjerrë Inspektorati i Punës.

Në fund të kësaj proteste është krijuar një ekpi prej 3 punëtorëve të përjashtuar dhe përfaqësues sindikal të cilët tentuan të takohet me menaxhmentin e KEDS-it, por arriti vetëm të marrë premtimin se takimi do të bëhet brenda javës. Pas protestës, KEDS-i dërgoi një njoftim për media se ish-punëtorëve u ka ofruar paketa financiare dhe asistencë trajnimi deri në 1 vit. Por këto pohime i demantoi sindikata, duke i cilësuar të pavërteta.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e KEDS-it në protestë për kthim në punë

Pronari i REMATEX bart kapitalin në Serbi, le 250 punëtorë pa punë dhe pa paguar rrogat e mbetura borxh

Nga falimentimi i fabrikës për përpunimin e leshit “REMATEX” në Dragash, kanë mbetur pa punë qindra punëtorë, të cilët edhe 1 vjet pas mbylljes së fabrikës nuk po arrijnë t’i marrin pagat e tyre që ua ka borxh menaxhmenti i kësaj fabrike.

Punëtorët në shtator të vitit të kaluar kanë thënë për gazetën “ Zëri” se askush nuk ka dhënë llogari lidhur me pagat e tyre. Ata thonë se pronarët turq më nuk kanë ardhur në Kosovë për të diskutuar për pagat.

Arijan Sofiu, i cili ka punuar në këtë fabrikë, ka thënë se pas mbylljes së fabrikës nuk kanë takuar pronarët turq pasi ata nuk gjenden në Kosovë, ku edhe siç thotë ai, asnjëherë nuk ka marrë të paktën asnjë arsyetim se çka do të ndodhë me pagat e tyre.

“As pas gjithë këtyre muajve nuk kemi arritur që të paktën të kemi një informacion se çka do të ndodhë me pagat tona, kemi bërë ankesa vazhdimisht, por nuk ka pasur kurrfarë lëvizje në atë drejtim. Sipas informatave tona, përveç që kanë marrë materialin e mbetur, makineritë gjenden ende në objekt, ndërsa prej asaj kohe pronarët turq as që janë kthyer në Kosovë. Nuk kam shpresa se një ditë do të arrij të marr mbi 700 euro që i ka borxh ndaj meje dhe ndaj shumë punëtorëve të tjerë”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, pronari i REMATEX ka hapur një fabrikë të tekstilit në Serbi, ku do ti punësojë 250 punëtorë të tjerë.

Përderi sa kapitali kalon kufitë me lehtësi, ne punëtorët shohim izolim dhe ndarje çdo here e më shumë. Tani më shumë se kurrë është nevoja e solidaritetit e punëtorëve ndërmjet kufive kundër eksploatimit të kapitalit dhe shteveve që na ndajnë.

Posted in Lajmet | Comments Off on Pronari i REMATEX bart kapitalin në Serbi, le 250 punëtorë pa punë dhe pa paguar rrogat e mbetura borxh

Banorët e Hades protestojnë me traktorë në Prishtinë

Burra, gra, pleq e fëmijë të fshatit Hade ia mësynë Prishtinës me autobusë, makina e traktorë për të protestuar.

Gjithë këta njerëz u bashkuan para ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, njofton Klan Kosova.

Menjëherë ua bënë me dije kërkesat, ndonëse askush nga ministria nuk ishte afër t’i dëgjojë.

Kronikë nga Klan Kosova,

https://www.youtube.com/watch?v=IsoxNqXdzgY

Posted in Lajmet | Comments Off on Banorët e Hades protestojnë me traktorë në Prishtinë

Anulohen mbi 660 fluturime në dy aeroporte të Berlinit për shkak të grevës

Greva e punëtorëve ka bërë që 600 fluturime të anulohen sot në dy aeroporte të Berlinit.
“195 fluturime janë anuluar në aeroportin ‘Schoenefeld’ dhe 465 të tjera në atë ‘Tegel’ në Berlin,” ka njoftuar sot zëdhënësi i aeroportit të Berlinit, Daniel Tolksdorf, transmeton Express.

Punëtorët në aeroportet “Schoenefeld” dhe “Tegel” të Berlinit kanë hyrë në grevë me 13 Mars në 4 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri me 14 Mars, në 5 të mëngjesit, njofton German Union Verdi.

Unioni kërkon një rritje në rrogat e punëtorëve nga rreth 11 euro në orë në 12 sosh, si pjesë e marrëveshjes kolektive njëvjeçare.

Posted in Lajmet | Comments Off on Anulohen mbi 660 fluturime në dy aeroporte të Berlinit për shkak të grevës

Tenton të vetëvritet një punëtor i KEDS-it

Një punëtorë i KEDS i rajonit të Pejës ka tentuar të vetëvritet duke pasur kështu kontakt të drejtpërdrejt me energjinë elektrike, duke lënë një letër me arsyetimin e tentimit të vetvrasjes.

Rastin për tentim vrasje të një personi në këtë rajon e ka konfirmuar për Indeksonline zyrtar i lart për informim në Policinë e Kosovës, rajoni i Pejës, Driton Rugova i cili thotë se është duke u marr me rastin.

“Një person tentuar të vras vetën në Rajonin e Pejës. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin, por nuk mund të bëhen publike detaje të tjera”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Ndryshe, mësohet se viktima është dërguar në emergjencë dhe pasi ka pranuar ndihmën e parë është dërguar në shtëpi.

Posted in Lajmet | Comments Off on Tenton të vetëvritet një punëtor i KEDS-it

Sulmohet me shufra metalike punëtori i KEDS-it në Prizren

Të hënën rreth orës 14:20 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e për një sulm ndaj një punëtori të KEDS-it.

Policia thotë se sulmi ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në rrugën “Janina”, ku dy punëtorë të KEDS-it ishin duke i kontrolluar njehsorët elektrikë.

Ata,  janë penguar në punën e tyre dhe njëri nga ta është sulmuar fizikisht me duar dhe me një shufër metalike.

Posted in Lajmet | Comments Off on Sulmohet me shufra metalike punëtori i KEDS-it në Prizren

Hidhet poshtë ankesa e punëtorëve të Postës

Punëtoret e Postës së Kosovës nuk mund të presin lajme të mira rreth vendimit të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës. Kjo pasi Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e kanë hedhur poshtë ankesën e Postës.

Autoriteti kishte konstatuar se prania e Postës nëpër institucione publike dëmton konkurrencën, përkatësisht është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës.

Pretendimet e punëtoreve, menaxhmentit dhe bordit të Postës së Kosovës se ky vendim është i kundërligjshëm, janë hedhur poshtë pasi që Gjykatat Themelore dhe ajo e Apelit i kanë hedhur poshtë ankesën e Postës së Kosovës, duke marrë vendim në favor të Autoritetit. Vendimi i Autoritetit pritet të bëhet i plotfuqishëm pasi të merret aktvendimi përfundimtare i kësaj çështje.

Ndërsa, kryetari i Autoritetit Kosovarë Kundër Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se janë në pritje të aktvendimit përfundimtarë të gjykatës përkatës.

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Hidhet poshtë ankesa e punëtorëve të Postës

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë dorëheqjen e drejtorit menaxhues

Drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjuka, i është kërkuar dorëheqja nga punëtorët e kësaj korporate, gjatë një proteste njëorëshe që është mbajtur të enjten në minierën e mihjes së thëngjillit në Mirash të Obiliqit.

Përfaqësuesit sindikalë të Sindikatës së Re të KEK-ut (SR KEK), që e kanë organizuar këtë protestë, e kanë bërë përgjegjës edhe Gjukën për ndaljen e ekskavatorëve në Departamentin e mihjeve që nga gushti i vitit të kaluar. Sindikalistët kanë shprehur shqetësimin e tyre se mund të mbesin pa punë nëse vazhdojnë të mos punojnë ekskavatorët në këtë departament, ndërsa Kosova do të ballafaqohet me kolaps energjetik. Kryetari i SR KEK, Rafet Osmani, ka thënë se këtë shqetësim e kishin shprehur edhe më 26.10.2016 në një protestë të ngjashme për ndalesën në të gjitha sistemet e Departamentit të djerrinës për shkak të mosshpronësimeve me kohë të zonës 52-hektarësh, por që deri tash asgjë nuk ka lëvizur.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e KEK-ut kërkojnë dorëheqjen e drejtorit menaxhues

Punëtori i kompanisë ‘Pastrimi’ vdes në vendin e punës

Një punëtor i kompanisë “Pastrimi” ka humbur jetën si pasojë e shtypjes nga kamioni i kompanisë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në rr. ‘’Isa Kastrati’’, në lagjen Mati, në Prishtinë. Rrethanat e këtij rasti tragjik ende nuk dihen.

“Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës.

Ndërsa, zyrtari i kompanisë “Pastrimi”, Xhevat Xhaka, tha se viktima është S.A. (54 vjeç) dhe ishte punësuar në kompani një vit më parë.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtori i kompanisë ‘Pastrimi’ vdes në vendin e punës