Punëtori nga Istogu humb jetën në vendin e punës pasi e zuri bageri

Sot ka vdekë në vend të punës, 25 vjeçari Filonid Belegu nga Istogu, fshati Kovragë, deri sa ishte duke punuar për një kompani private, me çrast bageri i është rrokullisur duke e zënë përfundi.

Për momentin nuk ka informacione ende se si ka ardhur deri tek aksidenti që për pasojë pati vdekjen e një djali 25 vjeçarit, por kushtet e ftofta të kohëve të fundit janë më se të rrezikshme për punë në ndërtimtari dhe punë jashtë. Kujtojmë se kjo është vdekja e 22-të e prej Janarit, viti me më së shumti vdekje të raportuara prej masluftës.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtori nga Istogu humb jetën në vendin e punës pasi e zuri bageri

Punëtorët e KEK-ut, punojnë në kushte mjerimi, të zhytur në baltë

Temperaturat e ulta dhe reshjet e kësaj jave u kanë shkaktuar vështirësi në punë edhe punëtorëve të KEK-ut.

Saktësisht atyre që punojnë që vendi të ketë drita.Punëtorët që nxjerrin dhe përpunojnë thëngjillin nëpër fshatrat e Obiliqit, Hade e Shipitull, janë duke punuar këto ditë në kushte të tmerrshme.

Ata po riparojnë disa nga makineritë e thëngjillit që janë zhytur në baltë.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | 1 Comment

Punëtori Lëndohet Rëndë në Vendin e Punës në Mitrovicë

Një punëtor është lënduar rëndë teksa ishte duke punuar në një punishte betoni.

Rasti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Dyshimet e para janë se viktima është lënduar nga një vinç. I lënduari është dërguar më pas në QKUK.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Punëtori Lëndohet Rëndë në Vendin e Punës në Mitrovicë

VDES NJË PUNËTORI I KEK-UT PASI RRËZOHET NGA LARTËSIA 30 METRA

Mbrëmë gjatë mesnatës në orarin e punës ka vdekur një punëtor i KEK-ut.

Punëtori Fehmi Salihu, është rrëzuar derisa ishte duke punuar nga një lartësi prej 30 metrash, ku edhe humbi jetën. I ndjeri ka punuar në Termocentralin Kosova A në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës.

“Të ndëruar kolegë punëtor të KEK-ut më dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë në ndërrimin e tretë përkatësisht në ora 23 e 50 humbi jetën punëtori në TCA Fehmi Salihu. I ndjeri humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në punë. Ngushëllime familjes Salihu, Ngushëllime kolegëve”, thuhet në njoftimin e sindikatës së KEK-ut.

Posted in Lajmet | Comments Off on VDES NJË PUNËTORI I KEK-UT PASI RRËZOHET NGA LARTËSIA 30 METRA

Vdes punëtori i ndërtimtarisë pasi godet telat e rrymës me armaturë

Punëtori nga Komuna e Ferizajt ka humbur jetën aksidentalisht derisa ka qenë duke zbrazur armaturë pranë një ndërtese në ndërtim e sipër.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga krim-teknika rajonale, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML- Prishtinë.

Kjo është vdekja e dytë në vend të punës këtë vit.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori i ndërtimtarisë pasi godet telat e rrymës me armaturë

Rrahet punëtori i kompanisë ‘Pastrimi’

Paradite në rrugën “Muharrem Çami” në Prishtinë është sulmuar, punëtori i kompanisë “Pastrimi” Adem Hyseni vetëm pse kërkoi nga një veturë që t’ua lirojë rrugën për t’i ngarkuar mbeturinat në kamion.

Njëri prej kolegëve të tij ka arrit të marrë numrin e targave të makinës së sulmuesve, mirëpo sulmuesi pas intervistimit është liruar.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Rrahet punëtori i kompanisë ‘Pastrimi’

162 punëtorë shëndetësorë mbesin pa punë në Ferizaj

Nevoja e madhe për rritje të stafit të punëtorëve shëndetësorë nëpër disa Qendra të Mjekësisë Familjare, kishte rezultuar me një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Caritasit, si dhe komunave.

Vetëm në komunën e Ferizajt në vitin 2013 nga kjo marrëveshje përfituan 162 mjekë e infermierë, të cilët u punësuan në QKMF-në e kësaj komune.

Moskryerja e obligimeve financiare nga ana e komunës në llogari të Caritasit, të cilët i paguanin rrogat e këtyre punëtorëve shëndetësorë, i la pa punë ata.

Ndërprerjen e kontratave si rezultat i përfundimit të marrëveshjes, zyrtarët komunalë e arsyetojnë me mungesë të buxhetit.

Sipas tyre, ish-pushteti i kaluar në krye me Muharrem Svarqën ka hyrë borxh ndaj Caritasit mbi 300 mijë euro, për çka këta të fundit kërkuan nga komuna ta ndërpresin përkohësisht marrëveshjen.

Sidoqoftë, Komuna e Ferizajt po planifikon që shumë shpejt të formojë një Komision, të cilit drejtoria e QKMF-së pritet t’ia dorëzojë kërkesën për numrin e mjekëve e infermierëve që ka nevojë.

Pastaj, sipas zyrtarëve komunalë, do të bëhet edhe përzgjedhja e punëtorëve shëndetësorë shtesë, e që me gjasë do të jenë të njëjtit që punuan deri tash.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on 162 punëtorë shëndetësorë mbesin pa punë në Ferizaj

Vdes punëtori që u lëndua në nëntor të 2017

Më 22 nëntor të vitit 2017, një punëtor u lëndua në vendin e tij të punës.

Me këtë rast nga lëndimet e rënda trupore, i lënduari ishte dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

Por sot i njëjti nuk u ka përballuar më plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori që u lëndua në nëntor të 2017

Rreth 200 punëtorë po marshojnë nga Ballshi për në Tiranë, 138 kilometra rrugë

Punëtorët e Rafinerisë së Naftës së Ballshit dhe Fierit kanë filluar të marshojnë drejt Tiranës duke kërkuar marrjen e pagave të prapambetura, marrjen e pagës të muajit nëntor dhe rifillimin e punës!

“Ne po marshojnë se punën na e kanë mbyllur … ne kemi punuar në Nëntor, por s’na i kanë dhënë rrogat. Ne kërkojmë lekët tona,” tha një prej punëtorëve, ndërsa ecte më këmbë në qytetin e Fierit.

“Ne disa herë e kemi ngritur zërin, por asnjëri nuk na e ka varur. Të gjithë festojnë Vitin e Ri, ne nuk kemi lekë të hamë bukë,” shtoi ai.

“Ne kërkojmë që të na hidhen lekët dhe kërkojmë të lëshohet direkt uzina e Ballshit. Janë 42 mijë banorë që ushqehen me naftën e Mallakastrës,” thotë Albani, një tjetër punëtor.

Punëtorët thonë se vetëm pagesa e plotë dhe rivënia në punë e rafinerisë mund ta zhbllokojë situatën.

“Pasi të mbërrijmë në Tiranë do të përqëndrohemi para kryeministrisë me këto kërkesa ekonomike dhe para Ministrisë së Energjitikës. Nuk do heqim dorë në asnjë moment. Ne do të vazhdojmë të protestojmë me gjithë instrumentet demokratike që na garanton kushtetuta e vendit,” përfundoi Iljazaj.

Në një moment punëtorët kanë vendosur ta vazhdojnë rrugën me autobus për shkak të lodhjes dhe të ftohtit por policia i ka ndaluar dhe i ka zbritur nga autobusi. Punëtorë e kanë vazhduar marshin përsëri në këmbë.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Rreth 200 punëtorë po marshojnë nga Ballshi për në Tiranë, 138 kilometra rrugë

Një punëtor bie në tokë nga 3 metra lartësi

Një punëtor në Viti, gjatë ditës së djeshme ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës.

Ai përderisa ishte duke punuar, ka rënë nga skelet që kishin 3 metra lartësi.

Punëtori ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Gjilanit e më pas urgjentisht në QKUK në Prishtinë.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Një punëtor bie në tokë nga 3 metra lartësi