Një punëtor i ngujuar pas shembejs së një pjese të ish-hotelit Adriatiku

Katër punëtorë ishin duke punuar kur një pjesë e ish-hotelit “Adriatiku” në qendër të Mitrovicës është shembur.

Tre nga punëtorët kanë arritur të dalin nga rrënojat ndërsa i katërti gjendet ende nën gërmadha dhe ende nuk dihet për fatin e tij.

Mësohet se punëttori i ngujuar ëtshtët 21 vjecar.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Një punëtor i ngujuar pas shembejs së një pjese të ish-hotelit Adriatiku

Vriten dy punëtorë të kazinosë në vend të punës

Dy punëtorë janë vrarë në vend të punës gjatë kësaj jave, në dy raste të ndryshme të grabitjes së kazinove.

Te dielën, 16 Mars, 32 vjeçari Jetmir Alijaj, është vrarë me armë zjarri gjatë plaçkitjes së kazinosë në Suharekë, diku në afërsi të Qafës së Dulës.

Foto: Punëtori i ndjerë Jetmir Alijaj

Dorasi është pjesëtar aktiv i policisë së Kosovës, rreshter Shefki Spahiu, i cili deri më tani ishte hetuar plot 16 herë nga inspektorati i policisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për dhunim e një të miture, ndërkohë që nuk është suspenduar as një herë pasi që ka lidhje të ngushta me qeverinë lokale të udhëhequr nga Bali Muharremaj i AAK’së.

Foto: Vrasësi Shefki Spahiu

Foto: Polici, Shefki Spahiu me kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj

Vrasësi tanimë është arrestuar dhe tani gjendet në paraburgim.

Rasti i dytë ka ndodhë të Mërkurën, 20 Mars, në Kazino në Lipjan, rreth orës 20:00, ku punëtori 36 vjeçar i kazinosë Matrix, Florent Ahmetaj (nga Rezalla, Skenderaj), u vra nga plaçkitësit. Rasti mbetet i pazgjidhur.

Foto: Punëtori i ndjerë Florent Ahmetaj

Foto: Pamje nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se që nga fillimi vitit, 5 punëtorë kanë humb jetën në vend të punës në Kosovë, 2 janë vrarë, 2 kanë pësuar “aksident” dhe një është vetëvrarë.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vriten dy punëtorë të kazinosë në vend të punës

“Kush të ka thënë me i shpërnda akulloret?” – zëvendësdrejtori rrah punëtorin në Lipjan

Bajram Hetemi nga Sllovia e Lipjanit përfundoi në spital.

Ai po thotë se u rrah nga zëvëndësdrejtori i Kompanisë “Kajmak” Shpk, Glitin Qallaku, ku ky punonte.

Sipas Hetemit, këtij i ishte thënë të shpërndante akullore punëtorëve tjerë, e ky ishte edhe fillimi i konfliktit.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on “Kush të ka thënë me i shpërnda akulloret?” – zëvendësdrejtori rrah punëtorin në Lipjan

Punëtori rrëzohet nga skela dhe bie mbi kalimtaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Mitrovicën veriore.

Rreth orës 08:30 një punëtor i një kompanie gjersa ishte në skelë duke punuar është rrëzuar dhe ka rënë mbi një vajzë, e cila në ato momente ka qenë duke kaluar andej pari.

Punëtori dhe vajza aktualisht janë në spitalin e Mitrovicës veriore ku po i nënshtrohen një operacioni.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Punëtori rrëzohet nga skela dhe bie mbi kalimtaren

Vdes 22 vjeçari në vendin e punës

Krenar Jemini, i lindur më 1997, ka humbur jetën në vendin e punës në zonën e Lipjanit.

Ai humbi jetën duke i pastruar kazanët e derivateve në pompen e derivateve ‘Lab Oil’ ku ai punonte. Krenari ka qenë duke i pastruar kazanët me lëndë djegëse, makina ia ka kapur dorën dhe si pasojë e plagëve ka vdekur.

Ndërkohë kompania i’a ka ndaluar hyrjen inspektorëve të cilët kanë shkuar për ta inspektuar vendin e vdekjes.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | 1 Comment

Sindikata e Shëndetësisë “kërcënon” anëtarët se kush largohet do t’i hiqet shujta e mëngjesit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) po i “kërcënon” personat të cilët duan të largohen nga kjo sindikatë duke iu thënë se me rastin e largimit nga Sindikata, do t’u hiqen shujtat e mëngjesit të cilat i marrin shtesë, përveç pagës bazë.

Udhëheqësit e FSSH-së për këtë veprim janë duke u mbështetur në nenin 4 të Kontratës Sektoriale Kolektive, e cila thotë se përfitues të beneficioneve të cilët dalin nga kjo marrëveshje e që bazohen në Ligjin e punës janë të gjithë punëtorët shëndetësorë, ndërsa beneficionet/dobitë që dalin nga marrëveshjet e që nuk janë pjesë e Ligjit të punës i gëzojnë vetëm anëtarët FSSHK-së.

Kjo shujtë e mëngjesit nuk ofrohet nga FSSHK-ja, por nga Qeveria e cila u jep 45 euro shtesa në rrogë të gjithë stafit mjekësor për shujtën e mëngjesit.

Neni 54 i Kontratës së Përgjithshme Kolektive, paragrafi i parë thotë se të punësuarve u sigurohet kompensimi për ushqim gjatë punës (prej 8 orësh), për ditët e pranisë në punë. Vlera e kompensimit të shpenzimit të ushqimit në punë, për një ditë pune, është dy (2) euro, varësisht nga rrethanat dhe mundësitë për rastet konkrete.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Sindikata e Shëndetësisë “kërcënon” anëtarët se kush largohet do t’i hiqet shujta e mëngjesit

Dhjetëra punëtorë të larguar nga puna nga ELKOS-i në protestë

Mbi 50 punëtorë të kompanisë “Elkos”, pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, janë duke protestuar për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Protesta po mbahet në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës.

Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, ka thënë se po protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhues dhe na kompania ‘Elkos Grup’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”, tha Demaj.

Ai tregoi se punëtorët e larguar kanë pasur pozita të ndryshme në këtë kompani, ndërsa vetë ishte punëtor sektorist.

Sipas vendimit të kompanisë, arsye e shkëputjes së kontratës për njërin prej punëtorëve të larguar është se i njëjti nuk e ka respektuar orarin e punës dhe se të njëjtin veprim e kishte përsëritur disa herë.

“I punësuari F.L. është fajtor për përsëritjen e një keq sjellje më pak serioze ose të shkeljes së detyrimeve dhe atë: mos respektimi i orarit të punës të përcaktuar nga ana e punëdhënësit. Ndaljes së procesit të punës dhe sabotimin e punës për të treten herë. Prishjen e qetësisë në vendin e punës, grupacioneve me punëtorë duke protestuar dhe bllokuar punën, humbjen e kapitalit në vlerë prej 200,00 euro për shkak të refuzimit të punëve dhe detyrimeve punuese. Pengimin ndaj kolegëve tjerë, refuzimin e ftesës për paraqitje në takim me departamentin e resurseve njerëzore pa asnjë arsye, etj…”, thuhet në vendimin për shkëputjen e kontratës së njërit prej punëtorëve të larguar nga puna.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Dhjetëra punëtorë të larguar nga puna nga ELKOS-i në protestë

Vetëvrasje në vend të punës në Shtime

Një 20 vjeçar nga Komuna e Shtimes ka bërë vetëvrasje mëngjesin e së enjtes në vendin e tij të punës. Punëtori L.H. (nuk kemi emër të plotë) restorani është gjetë i vdekur në restoran ku punonte në orët e hershme të mëngjesit.

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Vetëvrasje në vend të punës në Shtime

Vdes 22-vjeçari nga Vushtrria pas djegies që pësoi nga gjeneratori

Një 22 vjeçar nga Vushtrria ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar para një jave në vendin e tij të punës, në një kafene të qytetit.

Viktima E.H. duke e mbushur me derivate gjeneratorin e kafenesë në të cilën punonte, është djegur dhe si pasojë e kësaj ka vdekur sot.

I njëjti ishte dërguar në Turqi për shërim.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Vdes 22-vjeçari nga Vushtrria pas djegies që pësoi nga gjeneratori

Skandali i radhës i Viva Fresh Store, kërcënon punëtorët që të deklarohen rrejshëm para inspektorëve

Deri 15 orë në ditë punë, pa pauzë e pushime, janë duke punuar shumica e punëtorëve të kësaj kompanie për shkak të festave të fundvitit.

Janë dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie që po u shkruajnë mediave për të publikuar trajtimin mizor që po u bëhet atyre.

Tashmë menaxhmenti i kompanisë ka nisur një presion të ri, në vend se punëtorëve t’ua respektoj të drejtat që u takojnë sipas Ligjit të Punës dhe kontratave që lidhë me ta.

Sipas informacioneve, në Viva Fresh Store tashmë punëtorëve po thuhet që në rast se ata pyeten nga inspektorët për orarin e punës, të deklarojnë që punojnë vetëm 7 orë në ditë, përndryshe rrezikojnë vendin e punës.

“Viva Fresh po përgatit punëtorët që nëse vjen ndonjë inspektor të thonë se punojnë në orar normal prej 7 orësh”, thotë një prej punëtorëve.

Ky kërcënim ndaj punëtorëve po bëhet në shumicën e pikave të kompanisë nëpër Kosovë.

Më poshtë mund të gjeni edhe orarin që u është dërguar punëtorëve e ku shumë mirë vërehet orari i punës me nga 12 orë.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Skandali i radhës i Viva Fresh Store, kërcënon punëtorët që të deklarohen rrejshëm para inspektorëve