Ndërpritet qarkullimi i autobusëve të “Trafikut Urban”

Asnjë autobus i “Trafikut Urban” nuk është duke qarkulluar për momentin.

Punëtorët e “Trafikut Urban” nuk po e duan drejtorin e ri që është zgjedhur, ndërsa në shenjë proteste po bojkotojnë punën.

Lajmin për mos funksionalizimin e autobusëve e ka konfirmuar për Insajderin, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi, ai ka thënë se për momentin nuk janë duke funksionuar por shumë shpejt pritët të i rikthehen punës.

“Nuk janë duke funksion por pritën që të rikthehen shumë shpejt” ka thënë Gashi.

Janë duke qarkulluar zërat se ky aksion është ndërmarrë në momentin kur është marrë vesh që Lirak çelaj i PDK-së dhe Agim Gashi i LDK-së tentuan të hynin në zyre të Trafikut Urban.

Sido që të jetë, fakti qëndron që po bëhet një luftë politike e flliqtë për kontroll të kësaj ndërmarrje dhe punëtorët qëndrojnë në mes të saj.

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Ndërpritet qarkullimi i autobusëve të “Trafikut Urban”

Vdes një punëtor në vendin e punës në Prishtinë


Të shtunën në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një punëtor i një firme ndërtuese, gjatë punës është rrëzuar nga objekti dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
Njësitet policore si dhe Inspektori i Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies kanë dal në vendin e ngjarjes.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes një punëtor në vendin e punës në Prishtinë

Vdes punëtori në vendin e punës

Punetori

Në mëngjesin e së martës një punëtor i një ndërmarrjeje private ka vdekur në vendin e punës në Prizren.

Thuhet se punëtori ka vdekur pasi është mbuluar nga dheu gjatë punimeve në një kanal të hapur.

Viktima i moshës rreth 45 vjeçare ishte dërguar në spital pa shenja jete.

“Në orët e paradites është marrë një informacion se në rrugën “Shotë Galica” gjatë kryerjes së punimeve në një gropë të thellë mbi 3 metra, dheu e ka zënë një punëtor. Viktimën e kanë nxjerrë nga dheu punëtorët që kanë qenë aty afër. Emergjenca e ka transportuar në spital, mirëpo sipas mjekëve viktima ka qenë pa shenja jete.”

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori në vendin e punës

Punëtori i NLB-së në Shkup merr nga kasaforta 2 milionë franga e 270 mijë euro

Një i punësuar në një filiale të NLB Bankës në Shkup dje pasdite ka grabitur nga kasaforta e bankës një sasi të konsiderueshme të parave dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rastin në Polici e ka lajmëruar drejtori i bankës rreth orës  17:00, Policia ka njoftuar se i punësuari B.S. nga kasaforta ka marrë 2 milionë franga dhe 270 mijë euro, i ka vendosur në një qese dhe pa u vërejtur është larguar nga banka.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtori i NLB-së në Shkup merr nga kasaforta 2 milionë franga e 270 mijë euro

Shefat e rrëmbjenë punëtorin

Është raportuar se në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren me datë 8 prill është rrëmbyer një mashkull.

Dy të dyshuar e kanë mbajtur një punëtor pa dëshirën e tij në një lokal të firmës së tyre.

Viktima ka arritur të arratiset nga të dyshuarit duke kërcyer nga kati i dytë i objektit ku ata po e mbanin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast i është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë intervistuar e më pas janë dërguar në mbajtje.

Posted in Lajmet | Comments Off on Shefat e rrëmbjenë punëtorin

Vdes edhe një i burgosur, shoku i dhomës së Astrit Deharit

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan vdiq një i bugosur me inicialet N.M, në kushte ende të pasqaruara mirë.

Megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditura inicialet e tij, asgjë më shumë nuk sqaroi për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.

Mirëpo, mediat merrin vesh se emri i të ndjerit është Naser Makolli, i dënuar për vrasje të rëndë në ndihmë. Makolli është personi i njëjti i cili kishte qëndruar në të njëjtën dhomë me aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili kishte vdekur më 5 nëntor, 2016.

Makolli ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pas vdekjes së Deharit, me të cilin e kishte ndarë dhomën e burgut në burgun e Prizrnit.

Makolli kishte folur për Deharin pas vdekjes së tij. Ai kishte thënë se Dehari ka qenë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm.

Kishte thënë po ashtu se në ditën kritike, kur kishte vdekur, kishte shëtitur bashkë me të.

Ndërkaq, nga Shërbimi Korrektues janë dhënë pak informacione. Thuhet se ka vdekur në emergjencë dhe nuk ka mbijetuar dot as pas reaminicionit.

“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim e SHKKS-së.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes edhe një i burgosur, shoku i dhomës së Astrit Deharit

Protestojnë punëtorët shëndetësor

Punonjësit shëndetësor kanë nisur protestën e paralajmëruar për ditën e sotme.

Kjo protestë ka nisur në orën tetë dhe do të zgjasë deri në orën nëntë, njofton Klan Kosova.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës e kishin paralajmëruar këtë protestë ditë më parë dhe kishin kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë që tu realizohen disa kërkesa

Ata po kërkojnë kushte më të mira të punës, rritje pagash, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit, investimi në pajisje e material harxhues.

Kryetari i sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se kanë qenë të detyruar të ndërpresin punën për një orë që të mbajnë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Ne nuk po trajtohemi dinjitetshëm nga kjo Qeveri, po na duhet të ballafaqohemi çdo ditë me pacientët dhe qytetarët e pafajshëm që vijnë të marrin shërbime kur duhet të themi se s’ka ilaçe apo s’mund të kryhet një shërbim. Prandaj u detyruam të dalin në protestë që të kërkojmë kushte të punës, investim në shëndetësinë publike e rritje pagash”, ka thënë ai.

Protesta e sotme është vetëm paralajmëruese pasi krerë të sindikatës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.

Posted in Lajmet | Comments Off on Protestojnë punëtorët shëndetësor

Aktorët e Teatrit Kombëtar në protestë. Paralajmërojnë grevë

Aktorët rezident të TKK-së në Ditën Botërore të Teatrit kanë kërkuar që të shqyrtohen kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe rritjen e pagës bazë, në këtë kundërtën, ata kanë paralajmëruar bllokimin e gjithë repertorit të TKK-së. Ata kanë lënë hapësirë për plotësimin e kërkesave të tyre për disa javë.

Kjo protestë nuk ishte si protestat e zakonshme që jemi mësuar t’i shohim.

Aktorët e trupës rezidente të TKK-së, përpos fjalimit të mbajtur nga kryetari i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ismet Azemi dhe leximit të kërkesës drejtuar Ministrisë së Kulturës, Këshillit Drejtues të TKK-së dhe dy drejtorëve të këtij institucioni, atij të përgjithshëm dhe artistik, e cila u lexua nga aktori Shkëlzen Veseli, mbajtën edhe një performancë interesante në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kjo performancë nuk kishte aktorë, ishte vetëm skena dhe dritat e lëshuara mbi të. E pas disa minutave heshtje që mbizotëroi në këtë sallë, aktorët nisën të duartrokitnin. “Bravo, bravo… hajde edhe njëherë…” ishin thirrjet e aktorëve të trupës rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës, drejtuar skenës së zbrazët të këtij institucioni.

“Ju njoftojmë se nëse gjatë javëve të ardhshme nuk shohim hapa konkret dhe nëse nuk përfillet kërkesa jonë për ngritjen e pagës bazë, ne aktorët e TKK-së, pa vullnetin tonë, jemi të shtrënguar t’i bëjmë publike edhe hapat tonë të mëtutjeshëm sindikal […] deri në grevë të përgjithshme dhe bllokim të tërësishëm të repertorit të TKK-së”, thuhet në kërkesën e aktorëve të drejtuar institucioneve të lartpërmendura.

Kjo kërkesë sipas aktorëve të TKK-së, bazohet në përgatitjen e tyre profesionale, shkallën e përgjegjësisë, specifikës së vendit të punës, volumin e punës së shtuar, punës pa orar e cila arrin edhe deri në 16 orë në ditë, punës gjatë vikendeve dhe festave zyrtare, kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit, numrit të reprizave, numrit të shikuesve dhe mbi të gjitha rëndësinë e institucionit.

Posted in Lajmet | Comments Off on Aktorët e Teatrit Kombëtar në protestë. Paralajmërojnë grevë

Lëndohet në punë mirëmbajtësi i QMF në Llukarë

Mirëmbajtësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Llukarë të Prishtinës ka pësuar lëndime trupore në orar të punës. Në mungesë të financave të mjaftueshme QMF-të në shumë vende përdorin nxehmse me dru, që ishte edhe shkaku për lëndim dhe djegie të fytyrës të punëtorit teknik.

“Kam qenë duke ndez zjarrin, kur në një moment më është kthyer flaka fytyrës”, ka thënë Hysni Krasniqi.

“Nuk e di as vet se çfarë ishte ajo që shpërtheu ashtu, pasi pak momente më parë e pastrova të tërin, para se ta ndizja […] Pas kësaj kam kërkuar ndihmë në Emergjencë në Prishtinë, ku deri atje më ka dërguar djali i vëllait […] Tash jam në shtëpi dhe po përdor terapinë, pas djegies së fytyrës që kam pësuar”, ka përfunduar ai.

Posted in Lajmet | Comments Off on Lëndohet në punë mirëmbajtësi i QMF në Llukarë

Anti-autoritarët / Anti- kapitalisët dëmtojnë reklamën e “Nike”

Mbrëmë, blloku Anti-autoritar / Anti – kapitalist ka realizuar aksion simbolik kundër reklamës së “NIKE” në qendër të Prishtinës duke e mbuluar atë me sllogane antikapitaliste, anti-nike dhe kundër shfrytëzimit të shesheve per reklamim si “Sheshi = i joni”, “Nike shfrytëzon punëtorët”, “Kapitalizmi vret”, “Kutia e pandorës”, etj.

Sot në mëngjes grafitët janë mbuluar nga zyrëtarët e kompanisë, mirëpo reklama nuk është as përafër siç ishte më herët.

Më poshtë po e bashkangjisim deklaratën e tyre:

Sheshet na përkasin neve
Në botë ku konsumerismi është normë dhe paraja pushtet, hapësira jonë publike e personale çdo ditë e më shumë tkurret e sulmohet nga reklama të kompanive dhe sllogane të partive politike të cilat shërbejnë si indoktrinues ideologjik për të siguruar funskionimin sa më të lehtë të makinerisë kapitaliste. Premtimet për kënaqësi të menjihershme e të pafund, bëhen edhe më ironike kur ndodhin në shoqërinë tonë të shkatërruar nga vërfëria e pabarazia. 
Duke zaptuar hapësirën prej 20 metrave katrorë në shesh ku më së shumti përdoret nga fëmijët, e ruajtur nga njerëzit e sigurimit të cilët pa hezitim largojnë çdokënd që iu afrohet, reklama gjigante e “NIKE” në qendër të Prishtinës qëndron si totem i paprekshëm i kapitalizmit. Me këtë, sheshi është shëndrruar në hapësirë reklamuese ndërsa ne në konsumator të reklamave dhe produkt për kompanitë. E drejta mbi sheshet dhe rrugët është e lehtë kur arrihet nëpërmjet pushtetit të parasë dhe pushtetit të aparatusit shtetëror.  
Vendosja e reklamës gjigante të “NIKE” në qendër të Prishtinës është sulm mbi të drejtën tonë në hapësira publike, aq më shumë për faktin se kjo korporatë është fajtore e drejtpërdrejt e dhunës, kërcënimeve, vrasjeve, shfrytëzimit të egër të punëtorëve që punojnë në kushte dhe pagë të tmerrshme nëpër svetshope pa të drejtë organizimi. Për këtë arsye, mbrëmë ndërmorrëm aksion për të treguar se reklamat e tilla nuk janë të mirëseardhuna në sheshet tona. Sheshet tona nuk shërbejnë për teket e kapitalit privat dhe nuk janë të pushtetarëve për t’ju jap leje për këtë. Sheshet na përkasin neve dhe se tani e tutje çdo tentim në të kundërtën do të përballet me rezistencë.
Kjo nuk është apel ndaj pushtetarëve, partive politike dhe karrieristëve politik. Kjo është thirrje për ne të tjerë të lënë anash nga ky sistem që ti rimarim hapësirat dhe jetët tona. Kjo është thirrje për të çliruar rrrugë pas rruge, shesh pas sheshi, lagje pas lagje, qytet pas qyteti deri në krijim e një shoqërie të lirë dhe të barabartë.
 

PËR BOTË PA KAPITALIZËM, PËR SHOQËRI PA SHTET

Blloku anti-kapitalist / anti-autoritar
 

Kështu ishte dje dhe sot:

Posted in Lajmet | Comments Off on Anti-autoritarët / Anti- kapitalisët dëmtojnë reklamën e “Nike”