Anti-autoritarët / Anti- kapitalisët dëmtojnë reklamën e “Nike”

Mbrëmë, blloku Anti-autoritar / Anti – kapitalist ka realizuar aksion simbolik kundër reklamës së “NIKE” në qendër të Prishtinës duke e mbuluar atë me sllogane antikapitaliste, anti-nike dhe kundër shfrytëzimit të shesheve per reklamim si “Sheshi = i joni”, “Nike shfrytëzon punëtorët”, “Kapitalizmi vret”, “Kutia e pandorës”, etj.

Sot në mëngjes grafitët janë mbuluar nga zyrëtarët e kompanisë, mirëpo reklama nuk është as përafër siç ishte më herët.

Më poshtë po e bashkangjisim deklaratën e tyre:

Sheshet na përkasin neve
Në botë ku konsumerismi është normë dhe paraja pushtet, hapësira jonë publike e personale çdo ditë e më shumë tkurret e sulmohet nga reklama të kompanive dhe sllogane të partive politike të cilat shërbejnë si indoktrinues ideologjik për të siguruar funskionimin sa më të lehtë të makinerisë kapitaliste. Premtimet për kënaqësi të menjihershme e të pafund, bëhen edhe më ironike kur ndodhin në shoqërinë tonë të shkatërruar nga vërfëria e pabarazia. 
Duke zaptuar hapësirën prej 20 metrave katrorë në shesh ku më së shumti përdoret nga fëmijët, e ruajtur nga njerëzit e sigurimit të cilët pa hezitim largojnë çdokënd që iu afrohet, reklama gjigante e “NIKE” në qendër të Prishtinës qëndron si totem i paprekshëm i kapitalizmit. Me këtë, sheshi është shëndrruar në hapësirë reklamuese ndërsa ne në konsumator të reklamave dhe produkt për kompanitë. E drejta mbi sheshet dhe rrugët është e lehtë kur arrihet nëpërmjet pushtetit të parasë dhe pushtetit të aparatusit shtetëror.  
Vendosja e reklamës gjigante të “NIKE” në qendër të Prishtinës është sulm mbi të drejtën tonë në hapësira publike, aq më shumë për faktin se kjo korporatë është fajtore e drejtpërdrejt e dhunës, kërcënimeve, vrasjeve, shfrytëzimit të egër të punëtorëve që punojnë në kushte dhe pagë të tmerrshme nëpër svetshope pa të drejtë organizimi. Për këtë arsye, mbrëmë ndërmorrëm aksion për të treguar se reklamat e tilla nuk janë të mirëseardhuna në sheshet tona. Sheshet tona nuk shërbejnë për teket e kapitalit privat dhe nuk janë të pushtetarëve për t’ju jap leje për këtë. Sheshet na përkasin neve dhe se tani e tutje çdo tentim në të kundërtën do të përballet me rezistencë.
Kjo nuk është apel ndaj pushtetarëve, partive politike dhe karrieristëve politik. Kjo është thirrje për ne të tjerë të lënë anash nga ky sistem që ti rimarim hapësirat dhe jetët tona. Kjo është thirrje për të çliruar rrrugë pas rruge, shesh pas sheshi, lagje pas lagje, qytet pas qyteti deri në krijim e një shoqërie të lirë dhe të barabartë.
 

PËR BOTË PA KAPITALIZËM, PËR SHOQËRI PA SHTET

Blloku anti-kapitalist / anti-autoritar
 

Kështu ishte dje dhe sot:

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.