Shoferët e trafikut urban punojnë me kontrata mbi vepër

Këta shofer u përzgjodhën, pasi Ndërmarrja kishte të punësuar vetëm 7 prej tyre. Të gjithë këta ngasës janë të pajisur me kontrata mbi vepër, pasi menaxhmenti i Ndërmarrjes zgjodhi rrugët e kundërligjshme për të shpallë konkursin e hapur.

Inspektorati i Punës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ia ka anuluar konkursin Ndërmarrjes ‘Trafiku Urban’ për përzgjedhjen e 51 shofereve, pasi ka konstatuar se ishte në kundërshtim me legjislacion në fuqi që përcakton këtë çështje. Konkursi është cilësuar si i kundërligjshëm edhe për dy pozitat 1 Koordinator i ndërmarrjes dhe Shef i komunikacionit të ndërmarrjes. Komuna e Prishtinës ka bërë njoftim se konkursi është anuluar vetëm për këto dy pozita, jo edhe për 51 shoferët, shkruan lajmi.net.

Por, shoferet e rinj u pajisen me Kontratë për shërbime të veçanta dhe nuk dihet se si është bërë përzgjedhja e tyre. Tridhjetë nga ta janë duke ngarë autobusët, ndërsa 21 po presin deri sa të vinë autobusët tjerë. Nuk dihet nëse ‘Trafiku Urbanë’ është duke proceduar tutje mbi bazën e konkursit të shpallur, ani pse shoferët i ka pajisur me kontrata afatshkurta.

Lajmi.net nuk ka mundur të marrë përgjigje nga Kryeshefi Ekzekutiv NP ‘Trafiku Urbanë’, Halil Mustafa lidhur më kontrata dhe nëse konkursi për shofer është anuluar mbi bazën e vendit të Inspektorati të Punës,  pasi nuk ka pasur qasje në telefon kohëve të fundit. Ndërkohë, kjo Ndërmarrje nuk ka zyrë për informim.

Në vendimin e Inspektorati të punës thuhet se ‘Ankesa me Nr. 01 40/2017 e dorëzuar në Inspektoratin e punës nga palët në procedurë Z. Avdi Feri, Kryesues i Bordit, Fellanza Pula, anëtare e Bordit dhe Bashkim Ibrahimi, anëtar i Bordit të Ndërmarrjes, kundër Vendimit për shpallje të Konkursit për punësim në Ndërmarrjen Publike Komunale ‘Trafiku Urban’ është e bazuar”, thuhet në vendim. Tutje thuhet se ‘Obligohet punëdhënësi që në afat prej 8 ditësh të anulojë Konkursin për punë të datës 31.01.2017, dhe në bazë të nenit 6.4 të Ligjit Nr. 2002/9 dhe 03/L-017 për Inspektoratin e Punës në Kosovë’

Konkursi ka pasur të bëjë me pozitat: 1. Koordinator i ndërmarrjes,  2. Shef i komunikacionit të ndërmarrjes dhe 51 shofer të autobusëve.

Sipas Vendimit të Inspektoratit ka pasur shkelje ligjore, ngase me rastin e shpalljes se konkursit nuk ka pasur shqyrtim te konkursit nga ana e organit kompetent, Bordit të Ndërmarrjes dhe ka pasur shkelje të dispozitave ligjore të Udhëzimit Administrativ Nr 14/2011 për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik.

Në bazë të ankesës së palëve të lartcekura, me datë 07.02.2017 është bërë inskenimi në NP ‘Trafiku Urban”. Inspektorati ka gjetur që Kryshefi i Ndërmarrjes ka kërkuar që konkursi të jetë sa më i shkurtër. “Punëdhënësi me rastin e shpalljes së konkursit publik për pozitat e punës: Një koordinator të Ndërmarrjes, Një shef të transportit të Ndërmarrjes dhe 51 shofer të autobusëve, ka vepruar në kundërshtim me nenin 8 të ligjit 03/ l-121 TË Punës dhe në kundërshtim nenin 6 paragrafit 1 të Udhëzimit Admistrativ Nr. 14/2011 për Rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, i cili nen përcakton se; për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, konkursi publik duhet të jetë i shpallu 1
5 ditë në mjetet e informimit, afat të cilin punëdhënësi nuk e ka respektuar, dhe si rrjedhojë e mosrespektimit afatit ka ardhur deri të cenimi i dispozitave ligjore”, thuhet në gjetjen e Inspektoratit.

Më 14 shkurt Komuna e Prishtinës si aksionare e “Trafikut Urban” e ka publikuar anulimin e konkursit të bërë nga Kryshefi i kësaj Ndërmarrje, por jo edhe për pozitat ’51 shofer’. Në arsyetimin është thënë se anulimi i konkursit është bërë mbi bazën e disa të gjeturave të Inspektoratit të Punës, e ankesën në Inspektorat e parashtruar Bordi.

“Kryeshefi Ekzekutiv në mbledhjen e mbajtur me udhëheqësit e sektorëve të ndërmarrjes , me dt. 13.02.2017 mori këtë vendim: Mbi anulimin e pjesshëm të shpalljes të dt. 31.01.2017 për pranimin e punëtorëve , në dy pozitat e para . 1. Në pozitën e parë Koordinator i ndërmarrjes, dhe 2. Në pozitën e dytë Shef i komunikacionit të ndërmarrjes. Anulimi i shpalljes bëhet për shkak të vërejtjeve të bëra nga ana e Inspekcionit të Punës nr. 01. Nr.60- 19/2017 me dt. 09.02.2017”, thuhet në arsyetimin e anulimit.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.