10 mijë euro ryshfet iu gjetën kryeinspektorit Binaku në xhepa e në shtëpi

Dhjetë mijë eurot e marra ryshfet i kishte ndarë në dy pjesë kryeinspektori i Punës në regjionin e Prishtinës, Muhamet Binaku.

Një pjesë i kishte lënë në xhepa e një pjesë i kishte dërguar në shtëpi, pak orë para se të arrestohej nga Policia e Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.

Pajisje teknike për incizim, policë vëzhgues, si dhe para të shënuara ishin përdorur për të zënë në flagrancë kryeinspektorin teksa po merrte ryshfet nga kontabilisti i kompanisë “All Zone”, Liridon Zogiani, i cili në bashkëpunim me policinë ka qenë pjesë e masave të fshehta.

Binaku, së fundi, është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale – marrje ryshfeti.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.