Punëtorët e Postës protestojnë para Kuvendit

Me biçikleta dhe vetura, punëtorët e Postës së Kosovës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës

Ata kërkojnë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi, i cili ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private.

Punëtorët sqarojnë se Preteshi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.

Po ashtu, ata kanë deponuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojnë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së.

Punëtorët  thanë se vendimi është i paligjshëm dhe se vendimi është marrë tinëz postës.

“Ai është dashur që të konsultohet më menaxhmentin lidhur me këtë,por nuk na ka konsultuar asnjëherë”, ka theksuar Hoti, kryetar i sindikatës. Ai ka thënë se zyrat nuk do të mbyllen me vendime, siç ka thënë të paligjshme.

Protestat janë paralajmëruar përsëri  për javën ardhshme.

Në fund, mbishkrimet e protestës i kanë dorëzuar në recepsion të Autoritetit të Konkurrencës.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.