Studentë e arkitektë kundër ndryshimit të fasadës së Fakultetit Teknik

Disa studentë të arkitekturës dhe përkrahës kanë dalë para Fakuteltit Teknik n’Prishtinë për me protestu kundër degradimit akritektonik të këtij fakulteti.

Protesta është thirrur pasi ky institucion është duke u rinovuar dhe në kuadër të këtij renovimi po i ndërrohet edhe fasada e cila është shembull i mirëfilltë i stilit brutalist, ndërtuar prej arkitektit t’njohur Edvard Ravinkar.

Më poshtë e keni deklaratën e lexuar gjatë protestës:

Sot jemi mbledhur ketu per ti kundershtuar aktivitetet degraduese te viteve te fundit qe po i behen arkitektures se qytetin tone. Pervec mbindertimeve masive me ndertesa skandaloze qe po dalin si kerpudha cdo dite, tash po degradohen edhe ato pak ndertesa me vlera qe kane mbete prej shekullit te kaluar.

Kemi ndertesen e pallatit te shtypit ‘Rilindja’ e projektuar nga Arkitekti nga Yale School of Architecture, nxënës i Paul Rudolfit, Georgi Konstantinovski, me arkitekture brutaliste e cila u mvesh me Pllaka qesharake te alukobondit duke e shëndërruar në një travesti arkitekturore të bezdishme. Pastaj Hoteli ‘Grand’ I projektuar nga arkitekti i pare Kosovar i pasluftës së dytë botërore, profesorit, urbanistit e mbi të gjitha personalitetit Bashkim Fehmiu, object I cili nga një ndërtesë e dinjitetshme arkitektonike u shëndërrua në një turp arkitektonik. Fat te njejte kane pesuar ndertesa e Kuvendit te Kosoves e projektuar nga bashkëpunëtori i Le Korbizjes, arkitekti sarajevas Juraj Naidhardt. Edhe objekti i Fakultetit Filologjik, Objekti i Agjencisë Tatimore, ish Hotel Bozhuri, nuk kaluan hiq më mirë.

Keshtu po ndodh tash me ndertesen para së cilës ndodhemi: Fakultetin Teknik. Ndertese e krijuar nga arkitekti me fame boterore Edvard Ravnikar, autor i shumë ndertesave të rëndësishme te te njejtit stil anembane Evropës e më gjërë,ndertesa që ruhen dhe mirembahen me cdo kusht per shkak te stilit dhe zgjidhjes unike qe i ka bere arkiteti. Stili i tij arkitektonik shpërfaq një nderthurje te arkitektures ekspresive, konstruksionit dhe funksionit logjik ne ndertesë. Nërtesat e tij janë përfaqësuese të denja të stilit Brutalist, stil i zhvilluar botërisht në gjysmën e dytë të shekullit të 20, i cili eshte i njohur per perdorimin e natur betonit dhe ekspozimin e tij ne fasada te ndertesave.

Kete stil kemi mundur me e verejte tek kjo ndertese e Fakultetit Teknik. Natur betoni si material kryesor i gravuar ne menyre te vecante, me nje pjese konstruktive te ekspozuar ne fasade dhe zgjidhje logjike perbrenda nderteses me te gjitha hapsirat e nevojshme. Te gjitha keto e bejne kete ndertese shume te vecante dhe një vlerë arkitektonike të pakonntestueshme të kryeqytetit tonë.

Ndertesa te ketij tipi ne qytete te Evropes ruhen me fanatizem dhe xhelozi. Edhe ato ndertesa qe jane jashte funksionit por qe kane vlera te larta arkitektonike dhe percaktojne nje periudhe kohore, i ruajne, i mbrojne, i konservojne apo i restaurojne , dhe asesi nuk vjen ne shprehje shpërfytyrimi arkitektonik i tyre.

Eshte shume e kuptueshme qe nje ndertese qe i ekspozohet kohes, do te kete nevoje per nderhyrje ne menyre te permiresimit te kushteve brenda saj. Ne i kuptojme studentat e Fakultetit Teknik, pasiqe edhe vet jam studente e ketij fakulteti, dhe eshte shume e vertete qe Ndertesa ka nevoj per izolim, per nyje sanitare ne gjendje te rregullt, per ndricim, rregullim te sallave mesimore etj. Por qe te gjitha keto mund te realizohen pa e shkaterruar arkitekturen e nderteses, pa e degradu ate. Nuk eshte e drejte qe te vendoset termoizolim ne shtresen e jashtme, duke pasur me dhjetra mundesi te tjera per me arrite ngrohje te nderteses. Dhe per kete jami të sigurt, qe te gjithe koleget tanë arkitekte e ndertimtarë, jane ne dijeni.

Eshte fatkeqesi kjo cka eshte duke i ndodhur qytetit tone. Ne as nuk jemi ne dijeni qe po realizohen projekte te tilla vetem kur i shohim ne realizim e siper. PSE? Sepse nuk behen publike, nuk diskutohen publikisht por privatisht disa persona vendosin per te gjithe neve. Ngjashem po ndodh edhe me stadiumin e Prishtines, projektin e te ciles kemi mundur me e pa ne Billborda afer stadiumit. Te gjithe besoj e kemi ndare mendimin e njejte per at projekt. Eshte qesharak. E mos te flasim per punimet si jane duke u kryer. Eshte rrezik edhe me kalu andej pari pershkak se mundet ne cdo moment me u rrezu ndonje pjese e konstruksionit.

Duke e ditur sa shume kolegesha dhe kolege tane, profesoret tane, jane te afte profesionalisht, dhe cdo dite po bejne buje me projektet e tyre jo vetem ne Kosove por edhe neper bote, nuk eshte e drejte me leju aktivitete te tilla degraduese brenda qytetit tone apo qyteteve tona. Nuk po mjaftojne vetem diskutimet e gjata neper grupe te arkitektave neper facebook. Eshte koha me i ndalu keto shkatrrime. Mos te presim me u zgju dikush dhe me na i kuptu idejat dhe mendimet pa i shprehur ato. Eshte koha qe te veprojme. Nese nuk veprojme sot, neser mundet me qene vone. Ta mbrojme qytetin tone.

STOP KRIMIT ARKITEKTONIK.

https://www.youtube.com/watch?v=dnAaMcm-IFQ

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.