Menaxhmenti i “Ecohigjienës” akuzohet për keqpërdorim, falsifikim dhe përjashtim të jashtëligjshëm të punëtorëve

Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena”, i cili drejtohet nga aksionari austriak “Moser Group” po përballet me aktakuzë për shkelje të ligjit.

Këtu përfshihet shitja e automjeteve dhe kontejnerëve të kompanisë, falsifikimi i dokumentit zyrtar, ushtrimi i ndikimit si dhe një kallëzim penal i cili është duke u shqyrtuar në prokurori për shkëputje të kontratave në mënyrë të jashtëligjshme për 17 punëtorë të kësaj kompanie.

Kujtojmë që vitin e kaluar punëtorvt e kësaj kompanie kane mbajtë disa here greva të paparalajmëruara kundër largimit të punëtorëve nga puna dhe plotësimin e kushteve të punës për punëtorët siç është rritja e pagës, furnizimi me veshmbathje dhe largimin nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë.

Siç duket në këtë kompani janë duke u bërë “luftë pushtetesh” ndërmjet kompanisë private dhe komunës së gjilanit (që është edhe aksionare). Në këtë mes punëtorët shpesh janë mashtruar duke e mbajtë anën e komununës me shpresë se këta të fundit do t’ju ndihmonin në realizimin e kërkesave. Ndërkohë që këto ndodhin, 17 punëtorë janë të papunë ndërsa ata që punojnë ende përballen me kushte të rënda, kërcënime dhe mobing.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.