Dje ndërpritet qarkullimi i disa autobusëve të rinj, punëtorët në grevë. Puna vazhdon në gjendje jo normale

Problemet në ndërmarrjen “Trafiku Urban” kanë eskaluar. Punëtorët janë futur në grevë, duke kundërshtuar bordin që mori vendim për shkarkimin Halil Mustafaës, ish- kryeshefit të ndërmarrjes.

Autobusët e linjës 4 të ndërmarrjes komunale “Trafikut Urban” , kanë qarkulluar me vështirësi gjatë ditës së marte.  Madje, për dy orë të tëra është ndërprerë në tërësi qarkullimi.

Ilmi Gashi, kryetari i sindikatës së pavarur të “Trafikut Urban”, ka treguar arsyen se pse punëtorët janë futur në grevë.

Punëtorët, sipas tij, protestojnë kundër një vendimi të anëtarëve të bordit të kësaj ndërmarrje komunale.

“Tre anëtarët e bordit – Avdi Ferri, Bashkim Ibrahimi, Fllanza Pula në mënyrë tinëzare kanë bllokuar llogarinë bankare”, ka thënë Gashi. Sipas tij, bllokimi i llogarisë ka çuar deri tek pamundësia për të mbushur me naftë autobusët si dhe për të paguar pagat e punëtorëve.

Gashi ka pohuar se nëse deri nesër nuk zhbllokohet llogaria bankare që do të mundësonte kryerjen e shërbimeve, atëherë do të eskalojë situata. Nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me këtë paralajmërim.

Sot (të mërkurën), autobusët e trafikut urban të Prishtinës sot kanë filluar qarkullimin e rregullt, ndonëse në kushte jo normale tash e disa ditë janë furnizuar me derivate. Sipas ndërmarrjes, një gjë e tillë po bëhet me anë të furnizimit me derivate në sasi të limituar në bazë të mundësive që kanë ata në shfrytëzimin e mjeteve edhe pse dje rreth 2 orë u protestua për një gjë të tillë

 

 

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.