Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” dënohen me dy muaj burg ose 60 orë punë në komunitet

Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” në Tiranë, që vitin e kaluar kanë hudhur vezë në makinën e Edi Ramës në shenjë revolte kundër komercializimit të arsimit, dënohen me dy muaj burg që konverdohen në 60 ditë punë orë në komunitet.

Më poshtë e keni deklaratën e lëvizjes “Për Universitetin”:

Dënim për studentët!

Sot u mbyll gjyqi politik ndaj studentëve aktivistë që protestuan me vezë kundër kryeministrit Rama. Siç pritej, edhe vendimi ishte politik, duke dënuar me dy muaj burg secilin nga tetë aktivistët (dënim i konvertuar në 60 orë punë të detyruar në komunitet). Gjithashtu, studentët janë të detyruar të paguajnë edhe shpenzimet e këtij gjyqi të stisur prej pushtetit.

Për ne, ky nuk ishte gjyq, por hakmarrje. Hakmarrje me petk zyrtar për çjerrjen e maskës së atij që e ka privatizuar shtetin, Edi Ramës. Hakmarrja e keqbërësve nuk na shkurajon, por na jep besim se jemi në rrugë të drejtë. Në rrugën që u fut frikën pushtetarëve dhe i jep shpresë shoqërisë.

Rezistenca vazhdon!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!

https://web.facebook.com/pg/P%C3%ABr-Universitetin-651561178215203/videos/

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.