Kronikë e shkurtë e ngjarjeve të 1 Majit në Prishtinë

Për dallim nga vitet e kaluara, 1 Maji në Prishtinë është shenuar me protesta dhe aksione simbolike, kryesisht të zbehta. Pos sindikatave dhe disa OJQ-ve, është me rëndësi të theksohet organizimi i bllokut anti-kapitalist gjatë protestës së 1 Maj-it.

Më poshtë e keni raportazhën e shkrutë kronologjike të ngjarjeve kryesore.

Në orët e para të mengjesit janë shfaqur disa grafite nëpër rrugët e Prishtinës (kliko këtu për më shumë).

Pos grafatiteve që mund të shihen në Rrugën B me mbishkrim “A OFENDOHESH TI NGA PAPUNËSIA?”, edhe një grafit tjetër është shfaqur në murin zyreve të konfederatës sindikaliste BSPK (Bashkimi i Sindikatave të pavarura të Kosovës) me mbishkrim “TRADHËTARË TË KLASËS PUNËTORE.”

Në orën 10:00 në Sheshin Skënderbeu rreth 150 protestues janë organizuar në protestë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat – BSPK për kushtet e këqia në sektorin privat si dhe kërkesa për rritje të rrogës minimale dhe zbatimin e ligjeve.

Protestuesit mbajtën pankarta “Pse bëni ligje dhe marrëveshje kolektive kur ato nuk i zbatoni?”, “Duam të zbatohet Ligji i Punës, Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe marrëveshja kolektive, “Punoni për parandalimin e vdekjeve në vendin e punës”, etj.

Në orën 11:00 është mbajtë protesta tjetër, ajo e Ansamblit “Shota” Anëtarët e të cilit kanë mbajtur një preformansë protestuese, koncert, përmes së cilit kanë kërkuar  paga të dinjitetshme, sigurime shëndetësore si dhe rregullimin e statusit me ligj për artistë.

Në ora 12:00 është mbajtur protesta e përbashkët e sindikatave të KEK dhe KEDS që kërkuan përmirësim të kushteve të punës dhe standardit jetësor të punëtorëve, ngritjen e kapaciteteve të inspektoratit të punës dhe sigurisë, për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë në punë. Mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe mbrojtjen e ambientit të punës.

Kësaj proteste i është bashkangjitur edhe “blloku anti-kapitalist” i përbërë nga rreth 40 anti-kapitalistë të spektrit më të gjerë si marksistë, anarkistë, trockistë, etj. Pjesëmarrësit e bllokut nuk e kanë mirëpritur fjalimin e kryetarit të BSPK’së, Haxhi Arifin, të cilin e pritën me brohoritje dhe fishkëllima sporadike. Më poshtë e keni të shkëputur thirrjen për protestë si dhe disa nga foto:

Punëtori/ja sot është vetëm hija e vetëvetes së dikurshme kur shefat dhe shteti iu druheshin fjalëve dhe veprimeve tona. Të shtypur e të përbuzur, na quajnë “votues” e ”konsumator”, fjalë këto që tentojnë ta fshehin realitetin e 130/170 eurove te rroges minimale për më shumë se 10 orë punë në ditë. Mirëpo, vështirë se mund të fshihet skamja, poshtërimi, abuzimi dhe shtypja që e përjetojmë çdo ditë, realiteti i mbi 60 punëtorëve të vrarë në gjashtë vitet e fundit dhe mbi 550 lëndime, vështirë se mund të fshihet seksizmi, pabarazia, diskriminimi, pagat e ulëta, E përderisa neve na skllavnojnë në vendet tona të punës, janë shefat tanë ata që përfitojnë nga puna jonë.

 

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.