Punonjëset e pastrimit të QKMF-së dhe komunës në Klinë me grevë kërkojnë pagat e tyre

Sërish punëtoret e pastrimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe të objekteve të Komunës,kanë mbajtur një grevë në hollin e godinës së Komunës së Klinës, të premtën e kaluar (6 Maj), me kërkesën që t’u paguhen dy pagat që u ka mbetur borxh ish-kompania e kontraktuar nga Komuna për shërbimin e pastrimit “VITAL CLEANING” SH.P.K. nga Prishtina.

Pastrueset tregojnë se kjo është hera dytë që protestojnë dhe se deri tashti dhjetëra herë kanë shkuar në Komunë për të shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre për pagat që ajo kompani nuk po ua paguan.

“Krejt jemi 19 punëtore. 13 jemi punëtore të pastrimit në QKMF dhe 6 të tjera punëtore pastrimi në Komunë. Kompania ‘VITAL CLEANING’ disave prej nesh na i ka borxh nga dy rroga e disa të tjerë nuk i ka paguar fare”, flasin njëzëri ata, duke mos dashur individualisht të identifikoheshin.

Kjo është greva e dytë me radhe. Për më shumë shih më poshtë:

Punëtorët e ‘Pastrimit’ në grevë, kërkojnë rrogat e papaguara

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.