Gjykata ua bllokon xhirollogaritë familjeve nën asistencë sociale

Gjykata Themelore, Dega në Lipjan, po i bllokon xhirollogaritë e familjeve nën asistencë shkaku i borxheve ndaj institucioneve publike, pastaj shkaku i kredive bankave, borxheve ndaj kompanive publike etj.

Ndërkaq Ligji nr. 05/L-118 dhe ndryshimplotësimi i Ligjit 04/L-139 për procedurën përmbarimore, përjashton vetëm shfrytëzuesit e ndihmave sociale nga përmbarimi, nga bllokimet apo ekzekutimet e xhirollogarive bankare. Kjo çështje ka nxitur reagimet e drejtuesve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, por edhe të vetë familjeve sociale, shkruan sot Koha Ditore.

Naser Bytyçi, banor nga fshati Janjevë në Komunën e Lipjanit, është njëri ndër rastet sociale i cili nuk ka mundur ta marrë ndihmën sociale për shkak se i është bllokuar xhirollogaria bankare, derisa muaj më parë kishte pranuar një dënim prej 50 eurosh për dëmtim të pyjeve.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.