Policia deporton lëmoshëkërkuesit në Shqipëri sepse janë të bezdishëm

Në kohën që priten të vijnë mërgimtarët, turistët dhe disa muaj para ngjarjës më të madhe në qytet, festivalin “Dokufest”, bizneset, së bashku me policinë u ngritën kundër lëmoshëkërkuesve. Të varfërit, pos që çdo ditë pëballen me shtypjen e shtetit dhe përbuzjën e njerëzve, tash edhe largohen nga qyteti i Prizrenit.

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është zbatuar aksioni për largimin e lëmoshëkërkuesve nga Shqipëria, por edhe ata kosovarë, me ç’rast ditë më parë janë kapur 44 persona, që kanë shkelur Ligjin për kundërvajtje.

Sipas njoftimit të Policisë, nga ky numër i lëmoshëkërkuesve 25 janë të rritur dhe 19 fëmijë. “Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore dhe shumica prej tyre janë dënuar. Më pas, në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë shoqëruar për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai ka theksuar se Policia në Prizren ishte njoftuar nga shoqatat e biznesit për rritjen e numrit të lëmoshëkërkuesve, kryesisht të atyre që këtë e bëjnë në mënyrë të bezdisshme, me ç’ rast shqetësojnë qytetarët, por edhe turistët në qytet.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.