Vdes Elbasan Isufi, mbledhësi i hekurishteve në Gjilan. Shtypet nga eskavatori

Të premten e  30 qershorit një eskavator ka përplasur për vdekje 23 vjeçarin  Elbasan Isufi. Ngjarja kishte ndodhur në deponinë e mbeturinave në Gjilan ku Elbasani shkonte në kërkim të hekurishteve e plastikave të cilat pas selektimit i dërgonte për shitje.

Familjarët i kanë deklaruar gazetës se Elbasani ka punuar tash e një kohë në këtë deponi me qëllim të mbledhjes së hekurishteve dhe më pastaj shitjen e tyre.

Elbasani ishte një nga dhjetëra fëmijë e të rritur qëndrojnë çdo ditë në deponinë e Gjilanit duke kontrolluar në mbeturina për të gjetur materiale për shitje.  Disa prej tyre edhe kanë ngritur tenda në të cilat qëndrojnë për të pritur kamionët që shkarkojnë mbeturinat. Ata punojnë pa asnjë mjet pune dhe qëndrojnë gjithë kohën në ambient të kontaminuar. Këtë punë të rëndë e bëjnë vetëm për të fituar pak para për mbijetesë. Mbledhësit nuk kanë ndonjë marrëveshje zyrtare me kompanitë private që ua shesin lëndën e parë edhe pse punojnë për ato.

E përderisa shoqëria merret me pazaret politike për formimin e qeverisë, ky lajm vetëm zë vend diku në prapavi, ashtu sikurse edhe e gjithë jeta e Elbasanit; larg syve tanë, diku në mbeturina të shoqërisë sonë

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.