Vdes edhe një punëtorë i Bechtel&Enka në vendin e punës

Mëngjesin e sotëm ka gjetur vdekjen punëtori i Bechtel&Enkas, Tafil Tafallari, 41 vjeç.

Teksa po punonte në autostradën Prishtinë-Shkup, atë e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Identitetin e viktimës e bëri të ditur një tjetër punëtor që punon në të njëjtën kompani, i cili kishte shpërndarë në rrjetin social “Facebook” lajmin për vdekjen e shokut të tij.

Pas vdekjes së shokut të tyre kanë nisur pakënaqësitë brenda punëtorëve të Bechtel-Enkas.

Ata thonë se kanë marrë urdhra nga shefat përkatës të kompanisë që të punojnë edhe pasditen e sotme. Mirëpo, kjo nuk u pëlqeu disa prej tyre.

“Sot na ka vdek shoku e ne të punojmë, kjo është e papranueshme”, ka thënë njëri prej tyre.

Ata gjithashtu kan treguar se detyrohen të punojnë me makineri të vjetra dhe me defekte, me çrast i’u rrezikohet jeta.

This entry was posted in Lajmet. Bookmark the permalink.