Minatori nga Pogradeci bie në pus gjatë punës, në gjendje të rëndë

Një punonjës miniere nga Pogradeci duke punuar gjatë ditës së sotme aksidentalisht ka rënë në pus, ku për pasojë ka marrë dëmtime trupore.

Policia e Korçës bën me dije se bëhet fjalë për 40-vjeçarin F.D, rreth 40 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec.

Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga ana e Policisë, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Posted in Lajmet | Comments Off on Minatori nga Pogradeci bie në pus gjatë punës, në gjendje të rëndë

Punëtori rrëzohet nga skela, arrestohet punëdhënësi

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Pejë pasi që kishte angazhuar disa punëtorë për rregullimin e një skele dhe njëri nga ta ka rënë nga lartësia prej dy metrash ku edhe është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Bojku” ku më pas viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtori rrëzohet nga skela, arrestohet punëdhënësi

Ish-punëtorët e Poletit kërkojnë pagat e mbetura borxh

Ish- punëtorët të ndërmarrjes industriale të tekstilit Polet në Vushtrri u mblodhën të shtunën që të diskutojnë si t’i marrin prapa pagat që ua ka borxh ky biznes tashmë i likuiduar e privatizuar.

Në fakt sipas tyre kur në vitin 2005 u privatizua ndermarrja, menaxhmenti i saj përpiloi një listë të ish-punëtorëve që duhen kompenzuar, por la jashtë një nuëmr të madh.

Këta po akuzojnë menaxhmentin e fabrikës se në listën e pagesave përfshiu individë mbi baza familjare e miqësore.

E kërkesat e tyre hasen në vesh të shurdhër, këta po kërcenojnë se do të ngrisin kallëzim penal ndaj këtij organi dhe ish menaxhmentit të fabrikës.

Posted in Lajmet | Comments Off on Ish-punëtorët e Poletit kërkojnë pagat e mbetura borxh

Faturat e rrymës, dyfish më të shtrenjta se vitin e kaluar

Qytetarët kanë nisur të ankohen për çmimin e energjisë së shpenzuar. Thonë se faturat po u vijnë dyfish më të shtrenjta se që ka ndodhur vitin e kaluar edhe pse mundohen që ta kursejnë maksimalisht.

Sipas një grafikoni të siguruar nga KTV-ja, shihet se përfitimet e KEDS-it pas ndryshimit tarifor janë rritur në 23%.

Në KEDS nuk kanë pranuar të japin ndonjë shifër rreth përfitimeve financiare, por kanë thënë se megjithëse ideja e ndryshimit është që të shtynte qytetarët të përdorin energjinë natën, kjo nuk po ndodh.

Nga ana tjetër, shoqëria civile akuzon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë se me ndryshimet e bëra vetëm ka rritur koston e pagesës së energjisë, pasojat e të cilës do të vërehen gjatë tërë vitit.

Për më shumë shih videon e mëposhtme

Posted in Lajmet | Comments Off on Faturat e rrymës, dyfish më të shtrenjta se vitin e kaluar

Polici në Deçan rrah dhe kërcënon me vdekje një të ro për parkim të gabuar të veturës

Më 23 qershor, Ilir Hasanaj nga fshati Raptishë e Poshtme e Deçanit, është keqtrajtuar nga një polic i këtij rajoni. Për këtë ngjarjen që ndodhi në qendër të Deçanit, rrëfen prindi i tij Asllan Hasanaj.

Djali i tij, tregon 62-vjeçari, është rrahur nga ky polic vetëm pse e ka parkuar veturën në vend të gabuar, raporton KTV.

Hasanaj tregon se i njëjti polic e ka kërcënuar edhe me vrasje djalin e tij dhe e ka detyruar të nënshkruaj deklaratë të rrejshme. Pas kësaj, Asllan Hasanaj e ka lajmëruar rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në incizimin që Ilir Hasanaj e ka bërë derisa është shoqëruar për në stacionin policor, dëgjohen mirë ofendimet dhe fyerjet e policit Hazir Mushkolaj.

Për më shumë shih videon e mëposhtme

Posted in Lajmet | Comments Off on Polici në Deçan rrah dhe kërcënon me vdekje një të ro për parkim të gabuar të veturës

Vdes Elbasan Isufi, mbledhësi i hekurishteve në Gjilan. Shtypet nga eskavatori

Të premten e  30 qershorit një eskavator ka përplasur për vdekje 23 vjeçarin  Elbasan Isufi. Ngjarja kishte ndodhur në deponinë e mbeturinave në Gjilan ku Elbasani shkonte në kërkim të hekurishteve e plastikave të cilat pas selektimit i dërgonte për shitje.

Familjarët i kanë deklaruar gazetës se Elbasani ka punuar tash e një kohë në këtë deponi me qëllim të mbledhjes së hekurishteve dhe më pastaj shitjen e tyre.

Elbasani ishte një nga dhjetëra fëmijë e të rritur qëndrojnë çdo ditë në deponinë e Gjilanit duke kontrolluar në mbeturina për të gjetur materiale për shitje.  Disa prej tyre edhe kanë ngritur tenda në të cilat qëndrojnë për të pritur kamionët që shkarkojnë mbeturinat. Ata punojnë pa asnjë mjet pune dhe qëndrojnë gjithë kohën në ambient të kontaminuar. Këtë punë të rëndë e bëjnë vetëm për të fituar pak para për mbijetesë. Mbledhësit nuk kanë ndonjë marrëveshje zyrtare me kompanitë private që ua shesin lëndën e parë edhe pse punojnë për ato.

E përderisa shoqëria merret me pazaret politike për formimin e qeverisë, ky lajm vetëm zë vend diku në prapavi, ashtu sikurse edhe e gjithë jeta e Elbasanit; larg syve tanë, diku në mbeturina të shoqërisë sonë

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes Elbasan Isufi, mbledhësi i hekurishteve në Gjilan. Shtypet nga eskavatori

Administrata e Universitetit të Mitrovicës në Grevë

Administrata e Universitetit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë ka filluar sot një grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesës së tyre për shkrirjen e stimulimit në pagën bazë.

Kjo grevë, sipas grevistëve, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Afrim Qela, anëtar i Këshillit Grevist, tha se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

“Greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës ose të kemi marrëveshjen me shkrim se kjo mund të realizohet në pagën e muajit korrik”, tha Qela.

Kjo grevë nga Administrata e fakultetit ka filluar sot në orën 8:00 dhe deri më tani askush nga zyrtarët e këtij fakultetit nuk i ka vizituar ata.

Zëdhënësi i Universitetit të Mitrovicës, Ahmet Jashari, tha se greva është e drejtë e plotë e punëtorëve, por tha se vendimi për ta nuk është në dorën e tyre.

“Menaxhmenti i Fakultetit i mbështet dhe i pranon kërkesat e tyre dhe i konsideron si të drejta sepse punëtorët kanë të drejtë për shkrirjen e stimulimit në pagën bazë por vendimi nuk është në dorën tonë por në dorë të Ministrisë e Arsimit”, tha zëdhënësi Jashari.

Ai shtoi se Universiteti i ka përfunduar në kohë të gjitha kërkesat e tyre dhe i janë dërguar Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financve.

“Ato duhet të dakordohen pasi që ne konsiderojmë që i është bërë e padrejtë punëtorëve”, tha Ahmet Jashari.

Posted in Lajmet | Comments Off on Administrata e Universitetit të Mitrovicës në Grevë

Në KEK vdiqën 42 punëtorë gjatë 17 vjetëve të pasluftës

Në Korporatën Energjetike të Kosovës, në këto 17 vjet të pasluftës, kanë ndërruar jetë 42 punëtorë. Kështu ka thënë sot Rafet Osmani nga Sindikata e re e punëtorëve të KEK’ut.

“Në KEK, prej pasluftës e deri më sot, janë mbytur nga lëndimet në vendin e punë 42 punëtorë”.

“Pra po flas në vendin e punës, si pasojë e goditjes nga rryma, rrëzimet, shpërthimet, etj.”, ka thënë Osmani.

Ai ka treguar gjithashtu se në këto 17 vjet të pasluftës janë lënduar edhe qindra punëtorë të kësaj korporate.

Posted in Lajmet | Comments Off on Në KEK vdiqën 42 punëtorë gjatë 17 vjetëve të pasluftës

Në Pejë mbahet pezull fati i 222 punonjësve të pastrimit

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ia ka prishur planet e Komunës së Pejës që kishte për t’ia dhënë kompanisë së mbeturinave “Ambienti” shërbimin e sigurimit fizik të objekteve të Komunës dhe mirëmbajtjen e pastrimin e objekteve komunale, shkollave dhe ambulancave.

Komuna kishte aplikuar në muajin mars procedurën e negociuar me “Ambientin” pa publikim të njoftimit për kontratë, më qëllim që duke ia kaluar këto dy shërbime “Ambientit” të zgjidhte njëkohësisht edhe fatin e 222 punëtorëve të këtyre dy shërbimeve, të cilat deri para një viti kanë qenë privatizuar nga Komuna.

Vitin e kaluar Komuna kishte vendosur që këto shërbime të mos privatizoheshin më, kur enkas për sistemimin e këtyre punëtorëve edhe është miratuar në KK zgjerimi i veprimtarive në ndërmarrjen “Ambienti”, e cila është 100 për qind në pronësi të Komunës.

Mirëpo, këto plane ua kanë prishur 6 operatorë privatë, që merren me këto shërbime, të cilët kur e kanë parë se është shpallur një fitues, ata janë bërë në grup dhe kanë bërë ankesë në OSHP, me arsyetimin se kompania “Ambienti” nuk ka përvojë në këto shërbime dhe se Autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit publik, duke mos shpallur tender publik. Për shkak të kësaj ankese, ende asnjë punëtor nuk ka kaluar tek “Ambienti”.

Posted in Lajmet | Comments Off on Në Pejë mbahet pezull fati i 222 punonjësve të pastrimit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës në veri të Mitrovicës

Sot në orët e mëngjesit një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në veri të Mitrovicës.

Lajmet thonë se bëhet fjalë për viktimën H.A, i cili derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës ka ndërruar jetë.

Viktima ka punuar në firmën e Mentor Beqirit, e cila ishte e nënkontraktuar nga në firma RAD 028, të cilën e kontrollon bosi i mafias Zvonko Veselinović.

Rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk dihen

Posted in Lajmet | Comments Off on Një punëtor humb jetën në vendin e punës në veri të Mitrovicës