Gjimnazistët në gjermani ngrihen në solidaritet kunder ekstradimit të shokut migrant nga Kosova

Kosovari 18 vjeçar me emrin Luan, i cili është nxënës i klasës së nëntë në Gjimnazin “Max Klinger”, në Grünau të Gjermanisë, ka vetëm shtatë ditë  afat për tu kthyer në Kosovë.

Sipas l-iz.de, në rast se ai nuk respekton afatin kohor për depërtim do të arrestohet, por një gjë të tillë nuk janë duke e pranuar bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë hapur një peticion në internet, i cili tashmë ka më shumë se tre mijë përkrahës.

“Unë nuk kam një banesë atje, unë nuk e di se ku kam për të jetuar”, ka thënë Luan.

Dy vjet më parë ai erdhi në Gjermani së bashku me familjen e tij. Në Kosovë, kushtet e jetesës janë të këqija. Sipas Luanit nëna e tij është e sëmurë nga diabeti dhe babai i tij ka probleme mendore. Ato nuk mund të përballojë trajtimin në Kosovë

Ndërkohë , qeveria gjermane ka miratuar sot një projektligj të kundërshtuar që parashikon dëbimin e mijëra azilkërkuesve të refuzuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje vazhdimisht për një përpjekje kombëtare për të siguruar që njerëzit pa të drejtë qëndrimi të largohen nga vendi.

Merkel gjithashtu kërkon të japë prova të vendosmërisë, ndërkohë që ajo mbetet shumë e kritikuar për hapjen e dyerve për më shumë se një milion migrantë në vitin 2015 dhe 2016.

Ndërsa ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha se masat e fundit nënkuptojnë se deportimi i azilkërkuesve me kërkesa të pamiratuara do të përshpejtohet, e në këtë mënyrë më shumë njerëz do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.

This entry was posted in Lajmet nga Rajoni dhe Bota. Bookmark the permalink.