Tregu i vizave në Kosovë shkon deri në 5 milion euro ne vit

 

 

Mbi 217 mijë qytetarë të Kosovës aplikojnë për vizë Shengen brenda një periudhe trivjeçare. Ata shpenzojnë rreth 15 milionë euro, 9 milionë prej të cilave vetëm për pagesë direkte për vizat në ambasada, duke u radhitur kështu si të parët në Evropë për nga shpenzimi për viza. Pavarësisht kësaj, getoja Kosovare vazhdon të egzistojë.

Këto të dhëna i kanë nxjerrë drejtuesit e institutit GAP, të cilat i mbështesin në një hulumtim të realizuar rreth kësaj çështjeje. Ndërkohë, vetëm në Ambasadën gjermane brenda një viti aplikojnë rreth 40 mijë persona.

Mbi 217.000 kosovarë aplikuan për vizë brenda tre vjetëve

Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në institutin GAP, ka thënë se mbi 217 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë Shengen brenda vetëm tre vjetëve.

“Në bazë të një hulumtimi që kemi bërë më herët, brenda një periudhe trivjeçare gjithsej 217.862 kosovarë kanë aplikuar për vizë Shengen”, ka deklaruar ai për gazetën Zëri.

Me këtë rast, duke folur rreth hulumtimit të realizuar gjatë periudhës 2010-2012 nga GAP-i dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ai ka thënë se për këtë kohë qytetarët kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro.

“Vetëm për këto tre vjet kosovarët kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro për viza, prej të cilave nëntë milionë euro janë shpenzuar për pagesë direkte për vizat në ambasada, kurse rreth gjashtë milionë euro janë shpenzime të tjera të ndërlidhura me kompletimin e dokumentacionit për vizë”, ka potencuar Mehmeti.

Ai më tej ka thënë se një numër i madh i qytetarëve nuk kanë marrë vizë, ani pse kanë aplikuar.

“Kësaj duhet shtuar se një numër i konsiderueshëm i vizave refuzohen. Në hulumtimin tonë kemi gjetur se nga 217.862 aplikime për vizë, 37.567 prej tyre nuk kanë arritur të pajisen me të”, është shprehur ai.

Ndërkohë, në këtë hulumtim thuhet se kosovarët janë ata të cilët shpenzojnë më së shumti për viza prej gjitha vendeve të Evropës.

“Kosova është vendi i vetëm në regjionin e Ballkanit Perëndimor ndaj të cilit Bashkimi Evropian aplikon regjimin e vizave. Në anën tjetër, Kosova është vendi më i varfër dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë. Pavarësisht kësaj, kosovarët shpenzojnë më së shumti në Evropë për të aplikuar për viza”, thuhet në këtë raport.

Posted in Lajmet | Comments Off on Tregu i vizave në Kosovë shkon deri në 5 milion euro ne vit

Serbët e veriut në skamje e papunësi

Pas dhjetra viteve të keqpërdorur për aspirata të shtetit të Serbisë dhe të fajsuar për çdo të keqe që ndodh në Kosovë nga ana e qeverisë së Kosovës, rreth 65% e banorëve serb të veriut jetojnë në kushte të mjera , edhe pse marrin ndihmë sociale, qoftë nga institucionet kosovare, qoftë nga ato serbe.

Reportazh nga “Koha”

Posted in Lajmet | Comments Off on Serbët e veriut në skamje e papunësi

Punëtorët e Postës në grevë

Shoqata e Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Shoqata Sindikale “Postieri”, kanë njoftuar se të hënën do të fillojnë protestat dhe greva para zyrave të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sinidikatat sqarojnë se Valon Preteshi, kryetar i Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.

“Ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione”, thuhet në njoftimin për media të punëtorëve të Postës.

Ata kërkojnë anulimin e vendimit ose “dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi, i cili me ndihmën e 2 nga gjithsejtë 5 anëtarë të KAKK, ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private”.

“Posta ka deponuar padi në Gjykatë kundër vendimit të KAKK-së së Valon Prestreshit dhe sipas ligjit, deri në verdiktin e Gjykatës, nuk mund të zbatohet ky vendim absurd as nga MPB, as nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së Lulzim Ejupi, apo komunat me të cilat kemi marrëveshje bashkëpunimi. Zbatimi i marrëveshjes së paligjshme përbën vepër penale. Ne do të kërkojmë edhe nga Policia dhe Prokuroria, që të hetojë prapavijën e marrjes së një vendimi të tillë nga KAKK, vendim që dëmton rëndë interesat e ndërmarrjes publike, pronë e shtetit dhe popullit të Kosovës, për interesa të bizneseve private. Nga e hëna kur do të fillojmë me grevë dhe protesta, neve nuk do të ndalemi deri në shkarkimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Valon Prestreshit dhe shërbëtorëve të tij në KAKK. Nuk do të ndalemi, përderisa përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, të deklarohen se a janë në shërbim të 3-4 individë ve apo të ndërmarrjes publike, pronë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, do të deponohet në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojmë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e Postës në grevë

Trembëdhjetë emigrantë të vdekur nga asfiksimi duke tentuar të migrojnë për Evropë

Trembëdhjetë emigrantë kanë vdekur nga asfiksimi në një kamion të mbyllur, pasi nga plazhet perëndimore të Libisë, ata kishin tentuar të kalonin përmes detit Mesdhe në Evropë, njoftoi sot Kryqi i Kuq libian.

Gjatë katër viteve të fundit kanë humbur jetën një numër i madh i emigrantëve, te cilët nga Lindja e Afërt dhe shtet afrikane, kanë tentuar që në mënyra të rrezikshme të arrijnë në Evropë

Posted in Lajmet nga Rajoni dhe Bota | Comments Off on Trembëdhjetë emigrantë të vdekur nga asfiksimi duke tentuar të migrojnë për Evropë

Protestë e gaz lotsjellës në Paris

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj studentëve të Parisit, të cilët kishin bllokuar 16 shkolla të mesme gjatë një proteste në këtë qytet.

Protestat kanë shpërthyer pasi personi me ngjyrë është arrestuar dhe dhunuar nga policia në Paris.

Viktima, i njohur për publikun si Theo, ka raportuar që është rrahur nga policët dhe ishte dhunuar me një shkop gome të policisë, pasi që ishte ndaluar më 2 shkurt.

Katër policë janë suspenduar pas kësaj ngjarje.

Protestuesit filluan marshin të qetë nga Place de la Nation, pastaj vazhduan duke ndezur revoltën.

Posted in Lajmet nga Rajoni dhe Bota | Comments Off on Protestë e gaz lotsjellës në Paris

Shpërthim në fabrikë në Çeki , lëndohen 18 punëtorë

 

 

 

 

 

 

 

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur sot në një fabrikë të makinerive në Çeki, të cilat kanë të plagosur 18 persona.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 11 në hollin e prodhimit, dhe u pasua nga të tjera, gjë që i pengoi ekipet e shpëtimit  për të hyrë në zonën e fabrikës pranë qytetit Policki e cila ndodhet  rreth 150 km në lindje të Pragës

Posted in Lajmet nga Rajoni dhe Bota | Comments Off on Shpërthim në fabrikë në Çeki , lëndohen 18 punëtorë

Banorët e Zharrëzës, Shqipëri, kanë nisur marshin e tyre të gjatë drejt Tiranës.

Dhjetra banorë nga Zharrëza, një fshat mbi një fushë naftëmbajtëse, pak kilometra larg Fierit, po shoqërojnë në këmbë drejt Tiranës grevistët e urisë të cilët kërkojnë dëmshpërblim për të gjitha dëmet që sipas tyre i ka shkaktuar kompania e naftës Bankers Petrolium. Ata thonë se nuk do të dorëzohen deri në zgjidhje të plotë të kërkesave të tyre.

Posted in Lajmet nga Rajoni dhe Bota | Comments Off on Banorët e Zharrëzës, Shqipëri, kanë nisur marshin e tyre të gjatë drejt Tiranës.

Shoferët e trafikut urban punojnë me kontrata mbi vepër

Këta shofer u përzgjodhën, pasi Ndërmarrja kishte të punësuar vetëm 7 prej tyre. Të gjithë këta ngasës janë të pajisur me kontrata mbi vepër, pasi menaxhmenti i Ndërmarrjes zgjodhi rrugët e kundërligjshme për të shpallë konkursin e hapur.

Inspektorati i Punës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ia ka anuluar konkursin Ndërmarrjes ‘Trafiku Urban’ për përzgjedhjen e 51 shofereve, pasi ka konstatuar se ishte në kundërshtim me legjislacion në fuqi që përcakton këtë çështje. Konkursi është cilësuar si i kundërligjshëm edhe për dy pozitat 1 Koordinator i ndërmarrjes dhe Shef i komunikacionit të ndërmarrjes. Komuna e Prishtinës ka bërë njoftim se konkursi është anuluar vetëm për këto dy pozita, jo edhe për 51 shoferët, shkruan lajmi.net.

Por, shoferet e rinj u pajisen me Kontratë për shërbime të veçanta dhe nuk dihet se si është bërë përzgjedhja e tyre. Tridhjetë nga ta janë duke ngarë autobusët, ndërsa 21 po presin deri sa të vinë autobusët tjerë. Nuk dihet nëse ‘Trafiku Urbanë’ është duke proceduar tutje mbi bazën e konkursit të shpallur, ani pse shoferët i ka pajisur me kontrata afatshkurta.

Lajmi.net nuk ka mundur të marrë përgjigje nga Kryeshefi Ekzekutiv NP ‘Trafiku Urbanë’, Halil Mustafa lidhur më kontrata dhe nëse konkursi për shofer është anuluar mbi bazën e vendit të Inspektorati të Punës,  pasi nuk ka pasur qasje në telefon kohëve të fundit. Ndërkohë, kjo Ndërmarrje nuk ka zyrë për informim.

Në vendimin e Inspektorati të punës thuhet se ‘Ankesa me Nr. 01 40/2017 e dorëzuar në Inspektoratin e punës nga palët në procedurë Z. Avdi Feri, Kryesues i Bordit, Fellanza Pula, anëtare e Bordit dhe Bashkim Ibrahimi, anëtar i Bordit të Ndërmarrjes, kundër Vendimit për shpallje të Konkursit për punësim në Ndërmarrjen Publike Komunale ‘Trafiku Urban’ është e bazuar”, thuhet në vendim. Tutje thuhet se ‘Obligohet punëdhënësi që në afat prej 8 ditësh të anulojë Konkursin për punë të datës 31.01.2017, dhe në bazë të nenit 6.4 të Ligjit Nr. 2002/9 dhe 03/L-017 për Inspektoratin e Punës në Kosovë’

Konkursi ka pasur të bëjë me pozitat: 1. Koordinator i ndërmarrjes,  2. Shef i komunikacionit të ndërmarrjes dhe 51 shofer të autobusëve.

Sipas Vendimit të Inspektoratit ka pasur shkelje ligjore, ngase me rastin e shpalljes se konkursit nuk ka pasur shqyrtim te konkursit nga ana e organit kompetent, Bordit të Ndërmarrjes dhe ka pasur shkelje të dispozitave ligjore të Udhëzimit Administrativ Nr 14/2011 për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik.

Në bazë të ankesës së palëve të lartcekura, me datë 07.02.2017 është bërë inskenimi në NP ‘Trafiku Urban”. Inspektorati ka gjetur që Kryshefi i Ndërmarrjes ka kërkuar që konkursi të jetë sa më i shkurtër. “Punëdhënësi me rastin e shpalljes së konkursit publik për pozitat e punës: Një koordinator të Ndërmarrjes, Një shef të transportit të Ndërmarrjes dhe 51 shofer të autobusëve, ka vepruar në kundërshtim me nenin 8 të ligjit 03/ l-121 TË Punës dhe në kundërshtim nenin 6 paragrafit 1 të Udhëzimit Admistrativ Nr. 14/2011 për Rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, i cili nen përcakton se; për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, konkursi publik duhet të jetë i shpallu 1
5 ditë në mjetet e informimit, afat të cilin punëdhënësi nuk e ka respektuar, dhe si rrjedhojë e mosrespektimit afatit ka ardhur deri të cenimi i dispozitave ligjore”, thuhet në gjetjen e Inspektoratit.

Më 14 shkurt Komuna e Prishtinës si aksionare e “Trafikut Urban” e ka publikuar anulimin e konkursit të bërë nga Kryshefi i kësaj Ndërmarrje, por jo edhe për pozitat ’51 shofer’. Në arsyetimin është thënë se anulimi i konkursit është bërë mbi bazën e disa të gjeturave të Inspektoratit të Punës, e ankesën në Inspektorat e parashtruar Bordi.

“Kryeshefi Ekzekutiv në mbledhjen e mbajtur me udhëheqësit e sektorëve të ndërmarrjes , me dt. 13.02.2017 mori këtë vendim: Mbi anulimin e pjesshëm të shpalljes të dt. 31.01.2017 për pranimin e punëtorëve , në dy pozitat e para . 1. Në pozitën e parë Koordinator i ndërmarrjes, dhe 2. Në pozitën e dytë Shef i komunikacionit të ndërmarrjes. Anulimi i shpalljes bëhet për shkak të vërejtjeve të bëra nga ana e Inspekcionit të Punës nr. 01. Nr.60- 19/2017 me dt. 09.02.2017”, thuhet në arsyetimin e anulimit.

Posted in Lajmet | Comments Off on Shoferët e trafikut urban punojnë me kontrata mbi vepër

Gjykata e apelit vendos në favor të punëtorëve të KEDS-it

Në përpjekjet e tyre për t’u rikthyer në punë, 93 punëtorët e larguar të KEDS-it kanë fituar edhe një përballje ligjore.

93 punëtorët e larguar nga KEDS-i shtatorin e vitit të kaluar kanë fituar edhe një betejë ligjore të radhës me këtë kompani.

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e ushtruar nga KEDS.

Gjykata e Apelit, Departamenti Administrativ ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës të datës 2 dhjetor 2016.

Inspektorati i Punës me anë të këtij vendimi kishte vendosur në favor  të punëtorëve të larguar nga KEDS-i, ndërsa ky vendim ishte kundërshtuar nga përfaqësuesi i KEDS George Karagutoff.

Lidhur me këtë vendim, përfaqësuesi i KEDS, fillimisht i ishte drejtuar Gjykatës Themelore, Departamentit Administrativ, por ishte refuzuar si pretendim i pabazuar.

Përfaqësuesi i KEDS-it i pakënaqur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë iu drejtua Gjykatës së Apelit duke kërkuar anulimin e vendimit të themelores me pretendimin e shkeljes esenciale të dispozitave ligjore dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

Por edhe Gjykata e Apelit e ka gjetur të pabazuar ankesën e paraqitur nga KEDS-i, duke e cilësuar të drejtë vendimin e gjykatës themelore.

Refuzimin e ankesës së KEDS-it nga Gjykata e Apelit e komentoi për KALLXO.com avokati i punëtorëve të larguar nga kjo kompani Nasuf Hasani.

Hasani tha se e përsshendt vendimin dhe e konsideron të drejtë. Ai konstatoi se KEDS-i nuk duhet të kontestojë ligjshmërinë e akteve të institucioneve të Kosovës.

Krahas këtij procesi juridik që po zhvillohet në departamentin administrativ, punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë fituar rastin edhe me dy vendime të Inspektoratit të Punës, ndërsa kërkesa e paraqitur nga avokati i këtyre punëtorëve Nasuf Hasani për përmbarim të vendimit për shfuqizim të vendimit që i largon ata nga puna është aprovuar nga Gjykata  Themelore në Prishtinë.

 

Shkruar nga Labinot Leposhtica për Kallxo.com

Posted in Lajmet | Comments Off on Gjykata e apelit vendos në favor të punëtorëve të KEDS-it

Gjimnazistët në gjermani ngrihen në solidaritet kunder ekstradimit të shokut migrant nga Kosova

Kosovari 18 vjeçar me emrin Luan, i cili është nxënës i klasës së nëntë në Gjimnazin “Max Klinger”, në Grünau të Gjermanisë, ka vetëm shtatë ditë  afat për tu kthyer në Kosovë.

Sipas l-iz.de, në rast se ai nuk respekton afatin kohor për depërtim do të arrestohet, por një gjë të tillë nuk janë duke e pranuar bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë hapur një peticion në internet, i cili tashmë ka më shumë se tre mijë përkrahës.

“Unë nuk kam një banesë atje, unë nuk e di se ku kam për të jetuar”, ka thënë Luan.

Dy vjet më parë ai erdhi në Gjermani së bashku me familjen e tij. Në Kosovë, kushtet e jetesës janë të këqija. Sipas Luanit nëna e tij është e sëmurë nga diabeti dhe babai i tij ka probleme mendore. Ato nuk mund të përballojë trajtimin në Kosovë

Ndërkohë , qeveria gjermane ka miratuar sot një projektligj të kundërshtuar që parashikon dëbimin e mijëra azilkërkuesve të refuzuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje vazhdimisht për një përpjekje kombëtare për të siguruar që njerëzit pa të drejtë qëndrimi të largohen nga vendi.

Merkel gjithashtu kërkon të japë prova të vendosmërisë, ndërkohë që ajo mbetet shumë e kritikuar për hapjen e dyerve për më shumë se një milion migrantë në vitin 2015 dhe 2016.

Ndërsa ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha se masat e fundit nënkuptojnë se deportimi i azilkërkuesve me kërkesa të pamiratuara do të përshpejtohet, e në këtë mënyrë më shumë njerëz do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.

Posted in Lajmet nga Rajoni dhe Bota | Comments Off on Gjimnazistët në gjermani ngrihen në solidaritet kunder ekstradimit të shokut migrant nga Kosova