Flet kolegu i viktimës së “Bechtel&Enka”

Mëngjesin e sotëm ka vdekur punëtori i Bechtel&Enka-s, Tafil Tafallari

Teksa po punonte në autostradën Prishtinë-Shkup, atë e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Por lidhur me vështirësitë e të punuarit në kompaninë turke Bechtel&Enka, ka folur edhe një ish-koleg pune i të ndjerit, i cili rrëfen për rreziqet që vazhdimisht iu ishin kanosur atij dhe punëtorëve të tjerë.

Ai në kushte anonimiteti ka thënë se edhe vetë gjatë nëntorit të vitit 2016, gjatë kohës kur kishte punuar si vozitës kamioni në fshatin Ivaj të Kaçanikut, kishte pasur një aksident, që gati e kishte çuar në vdekje.

D.T ka treguar se në Bechtel&Enka punëtorët detyrohen të punojnë me makineri të vjetëruar dhe me defekte.

Ai thotë se i ndjeri Tafil Tafallari ka qenë shofer i cilindrit (valakit).

‘’Unë e kisha koleg pune të ndjerin. Kisha edhe unë një aksident ku isha afër vdekjes. Pa kushte , me makineri të vjetruar dhe prap me bene fajtor dhe më denuan me karton te kuq’’, ka thënë D.T.

Tutje thotë se përkundër faktit se përgjegjësit e firmës ishin në dijeni për këtë gjendje të kamionave, prap e kishin detyruar që të voziste.

‘’Me kane detyru me kamion defekt me vozit, ka qenë fundi sezones me kane thene ose puno ose shko ne shpi pushim. E kane dite qe kamioni eshte defekt edhe shefi mekanikave edhe formeni im. Tre muaj kam vozit me defekt. Ka qenë rrëshqitje dhe terren i papërgatitur per ngarkese te madhe’’, tregon ky ish-punëtor i firmës turke.

Ai po ashtu tregon se aty ka edhe parregullësi të shumta, kështu duke përmendur vjedhjet e ndryshme që bëhen brenda kompanisë.

Madje thotë se edhe ushqimin që ua kishin shërbyer punëtorëve, ka qenë për mjerim.

‘Ushqimi ka qene i tmerrshem.Ne nderrimin e dites na kane sjell oriz te terur ose grure te zier ose theken te zier, ushqim turk’.

Përkundër tërë këtyre vështirësive, ai sërish synon që ta kthejë vendin e punës.

‘’Prej atehere kam provu me te njofshem me avokat kam ba kerkese, por s’me pranojne. Formenat cka kam punu me ta me kane kerku me u kthy ne pune, po ata ne zyre s’me kane pranu. Kam qene nder punetoret me te mire’’, thekson D.T

Raste të të përfunduarit me fatalitet në orarin e punës në këtë firmë kanë nisur të shpeshtohen.

Kujtojmë që në fillim të muajit tetor të këtij viti edhe një punëtor tjetër i Bektel&Enka humbi jetën tragjikisht.

Bëhet fjalë për të riun nga Kaçaniku, Afet Provoliun,i cili ndërroi jetë derisa ishte në orar të punës.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Flet kolegu i viktimës së “Bechtel&Enka”

Vdes edhe një punëtorë i Bechtel&Enka në vendin e punës

Mëngjesin e sotëm ka gjetur vdekjen punëtori i Bechtel&Enkas, Tafil Tafallari, 41 vjeç.

Teksa po punonte në autostradën Prishtinë-Shkup, atë e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Identitetin e viktimës e bëri të ditur një tjetër punëtor që punon në të njëjtën kompani, i cili kishte shpërndarë në rrjetin social “Facebook” lajmin për vdekjen e shokut të tij.

Pas vdekjes së shokut të tyre kanë nisur pakënaqësitë brenda punëtorëve të Bechtel-Enkas.

Ata thonë se kanë marrë urdhra nga shefat përkatës të kompanisë që të punojnë edhe pasditen e sotme. Mirëpo, kjo nuk u pëlqeu disa prej tyre.

“Sot na ka vdek shoku e ne të punojmë, kjo është e papranueshme”, ka thënë njëri prej tyre.

Ata gjithashtu kan treguar se detyrohen të punojnë me makineri të vjetra dhe me defekte, me çrast i’u rrezikohet jeta.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes edhe një punëtorë i Bechtel&Enka në vendin e punës

Vdekja e tretë brenda javës, punëtori bie nga kati i pestë

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Prizren.

Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë/gjashtë i një objekti banesor.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në rr. ”Besim Shala”.

Viktima, i lindur më 1964, ka rënë në hapësirën e liftit të objektit banesor.

Është arrestuar mbikëqyrësi i punimeve ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Vdekja e tretë brenda javës, punëtori bie nga kati i pestë

Vdes punëtori i Bechtel&Enka në vend të punës

Një punëtorë sigurimi i kompanisë “Bechtel & Enka” ka humbur jetën në vendin e punës.

Ai ka ndërruar jetë pas një alivanosje që e ka pas në punë.

Ai ishte 27 vjeçar dhe ishte nga Kaçaniku.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori i Bechtel&Enka në vend të punës

Ndërron jetë punëtori i lënduar në vend të punës muajin e kaluar

Një punëtor t’cilit emrin nuk po ja dijme, ka nderru jete para dy dite në spital. Me 23 shtator, derisa a kanë tu punu n’dertimin e një objekti nvushtrri, ka ra prej skeleve me ç’rast ka pësu lëndime t’randa. Pas tretmanit në QKUK, punëtori është derguar në Shqipëri për mjekim të matutjeshëm ku edhe ka ndërrua jete.

Posted in Lajmet | Comments Off on Ndërron jetë punëtori i lënduar në vend të punës muajin e kaluar

Punëtorët teknikë të shkollave pesë muaj pa paga

Dhjetëra punëtorë teknikë të gjashtë shkollave në Komunën e Prishtinës, kanë hyrë në grevë për shkak të pagave që nuk i morën për muajin gusht nga kompania e tyre e cila ka kontratë me Komunën e Prishtinës.

Në anën tjetër, drejtori i kompanisë ‘MSS’, Behxhet Haxholli, ka thënë së kjo ndodh për shkak se komuna nuk i ka kryer obligimet financiare që ka ndaj kompanisë.

Sipas përfaqësuesit të punëtorëve teknikë në Shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemaili ”, Ruzhdi Miftari, moskryerja e obligimeve ndaj punëtorëve teknikë në gjashtë shkolla të Prishtinës, i ka detyruar ata të hyjnë në grevë, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Shumë punëtorë, tha ai, po përballen me probleme financiare, ndërsa kanë edhe vështirësi për transport deri në vendin e punës.

“E kemi pru vendimin për me hy në grevë deri sa të na i qesin pagat, do ta vazhdojmë grevën deri në pikën e fundit. Pronari i firmës na ka lajmëruar së paga nuk kemi, se komuna nuk po na i qet që pesë muaj. Ne nuk e dimë ku është problemi, neve na intereson paga…Për Bajram ka pas njerëz që s’kanë pasur çka të hanë, çka të pinë. E kemi kolegun që prej Fushë Kosovës këmbë vjen, këmbë kthehet, se s’ka!”, deklaroi ai.

Drejtori i Kompanisë “MSS”, Behxhet Haxholli, ka thënë se tre muajt e fundit kompania e tij i ka kryer obligimet ndaj punëtorëve, por tani, gjendja ka ndryshuar për shkak se komuna nuk i ka kryer obligimet financiare ndaj kompanisë.

Ndërsa përgjegjësit nga Komuna e Prishtinës nuk kanë dhanë ndonjë përgjigje për grevën e punëtorëve teknikë, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Posted in Lajme Vendore, Lajmet | Comments Off on Punëtorët teknikë të shkollave pesë muaj pa paga

Arkatari mori 25 mijë euro nga arka e kompanise për ta shpetuar gruan

Arkëtari i akuzuar i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” tregoi në gjykatë pse mori 25 mijë euro nga ndërmarrja.

Një sëmundje serioze e gruas së tij dhe pamundësia që të gjejë ndihmë  në formë tjetër nuk i lanë rrugë tjetër Haki Islami përpos se të shkelë ligjin për t’i ardhur në ndihmë gruas së tij.

Arkëtari tani i larguar nga puna i Ujësjellësit Rajonal Prishtina shprehu pendimin e tij dhe pranoi se ka marrë rreth 25 mijë euro në vendin e tij të punës por tha se këtë nuk e bëri për luks, por vetëm për nga pamundësia për t’i ndihmuar gruas së tij të sëmurë.

“Për sa vjet kam punuar aty kam qenë punëtori më i mirë , nuk kam bërë mungesa kam qenë shumë i rregullt dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme me ligjin, por për shkak të sëmundjes së gruas time u detyrova t’i marr paratë dhe këtë nuk e mohoj dhe nuk i ik veprës”, tha Islami duke pranuar fajësinë në gjykimin e tij.

Islami megjithatë tha se ka kërkuar ndihmë në shumë institucione madje edhe në kompaninë e tij ka ofruar që të punojë pa para për të larë shumën që i duhej për mjekim të gruas së tij, porse nuk i është ofruar zgjidhje.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e ngarkon Islamin se në cilësinë e arkëtarit të Ujësjellësit “Prishtina” prej datës 1 gusht 2016 deri më 5 shtator 2016 ka përvetësuar shumën që i është besuar për shkak të detyrës së tij, në vlerën prej 25 mijë e 691 eurove të inkasuara nga konsumatorët.

Prej shumës totale të cilën prokuroria pretendon se Islami e ka inkasuar, 9,463 euro i ka dorëzuar në kompani, ndërsa pjesën tjetër jo.

Gjyqtari Shasivar Hoti keto ditë do ta shpallë aktgjykimin, ndërsa i akuzuari Islami kërkoi nga gjykata që të ketë mirëkuptim dhe të vlerësojë situatën e rëndë të tij.

Posted in Lajmet | Comments Off on Arkatari mori 25 mijë euro nga arka e kompanise për ta shpetuar gruan

Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës me aksion nga katedrala

Sot, Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës ka ndërmarrë aksion kunder vdekjeve dhe lëndimeve të punëtorëve në vend të punës si dhe kundër sistemit kapitalist në përgjithësi. Më poshtë po e bashkangjesim deklaratën e grupit.

Deklarata:

PUNËTORË REVOLTOHUNI !

Ne, punëtorët, e bartim barrën e kësaj toke mbi supet tona. Për deri sa skllavnojmë mbi dhe nën dhe, për shumicën nga ju ne ekzistojmë vetëm si hije, numër në statistikë, iniciale në lajme, ndërsa për shefat dhe pushtetarët që pasurohen në krah të punës tonë, ne jemi vetëm fjalë mbi të cilën i ngarkojnë dështimet e veta. Ditë pas dite ne, gratë dhe burrat punëtore/ë, përjashtohemi, shfrytëzohemi, lëndohemi dhe vdesim në vend të punës, të shtypur nga ky sistem.

Këtë javë ka ndërruar jetë Veli Spahiu, punëtor i KEDS-it, nga tensioni vdekjeprurës gjatë punimit në shtyllën elektrike. Ky është rasti i njëmbëdhjetë i raportuar i vdekjeve në punë nga fillimi i vitit deri më sot. Ndërmarrja e KEDS-it, jo vetëm që nuk e merr përgjegjësinë, reagimi i tyre vetëm sa tregon dyftyrësinë e tyre. Natyrisht kjo edhe pritet nga një ndërmarrje e privatizuar në mënyrë kriminale, ndërmarrje e cila na shet rrymë me çmime të papërballueshme dhe me ora të kurdisura, që përjashton jashtëligjshëm 360 punëtorë me kontrata të përhershme, nuk zbaton vendime të gjykatës, bënë investime të rrejshme dhe pastron paret e oligarkëve kosovar dhe turk. Kujtojmë para një viti edhe një punëtor tjetër i KEDS-it ka vdekë në vend të punës në rrethana të ngjashme.

Kjo është vazhdimësi e së njëjtës praktikë ku prej mbi 500 të lënduar dhe mbi 70 vdekje të punëtorëve që nga viti 2010 askush nuk ka dhënë përgjegjësi, ndërkohë që shefat sistematikisht ulin shpenzimet duke kursyer në pajisje të sigurisë. Kjo është simptomë e vetë sistemit kapitalist, pararojë e të cilit është vetë shteti, sistem i cili shtrydhë çdo pore të njeriut për profit të disave, sistem ky i cili krijon varfëri, pabarazi, ndarje, përhap shtypjen sistematike ndaj grave, krijon kufi ndërmjet nesh, ndërkohë që na turbullojnë me premtime të rrejshme se jemi të barabartë.

Prandaj ne, Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, ndërmorëm aksion simbolik nga kulla e katedrales si një vend me pozitë qendrore në qytet, për të dërguar një mesazh i cili nuk mund të injorohet as nga njerëzit, as mediat, shteti, e as nga KEDS-i, ashtu sikurse janë injoruar vdekjet dhe lëndimet e shumë punëtorëve. Kjo është thirrje për të gjithë punëtore e punëtorë, studentë e të papunë, të shtypurit e të përjashtuarit, të ngrihen në rezistencë, kundër këtij sistemi të kalbur, shtypës, shfrytëzues dhe diskriminues. Kjo është thirrje për të gjithë ne të organizohemi në solidaritet me njëri tjetrin kundër shefave në punë dhe shefave të shtetit.

PËR NJË SHOQËRI TË LIRË DHE TË BARABARTË

Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës
29.07.2017

Nga faqja e mediave sociale:

Grupi anarko-sindikalist i Prishtinës (GASP) është kolektiv i individëve revolucionar që luftojmë për një lloj të ri të organizimit të punëtorëve, të papunëve, studentëve, të rinjve dhe penzionistëve, përmes krijimit të një lloji tjetër të sindikatës; sindikatë revolucionare jo-hierarkike që lufton ta çlirojë punën, punëtorin dhe të papunësuarin nga kthetrat e shefave, shtetit si dhe çdo institucioni tjetër shtypës

Fotografitë e aksionit:

    

Posted in Lajmet | Comments Off on Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës me aksion nga katedrala

Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

Një punëtor tjetër i KEDS ka vdekur të hënën e 24 korrikut. Rasti ka ndodhur në fshatin Celinë të Rahovecit.

Punëtori i KEDS me inicialet V.S i lindur në vitin 1968 ka vdekur rreth orës 14:30.

Ai ka vdekur teksa ka qenë i ngjitur në një shtyllë elektrike kur edhe rryma e ka goditur duke e lënë të varur në shtyllë, pa asnjë shenjë jete.

Ndërsa KEDS në anën tjetër nuk ka lëshuar asnjë deklaratë edhe pse ata për qdo gjë dijnë të lëshojnë deklarata përveçse kur ju vdesin punëtorët në vendin e punës. Kjo tregon sesa shumë j’u ndinë atyne për jetën dhe mirëqenien e punëtorëve.

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

Shtatë punëtorë migrantë vdesin nga zjarri në rusi

Shtatë punëtorë migrantë nga Azia Qendrore kanë humbur jetën nga zjarri në një objekt industrial në Rusi.

Zyrtarët bënë të ditur se zjarri ka përfshirë një fabrikë pllakash në qytetin Kolpino, pranë Shën Petersburgut.

Punëtorët migrantë po ashtu kanë jetuar në këtë lokacion, thanë zyrtarët.

Kombësia e viktimave nuk është bërë e ditur.

Dega e Komitetit Hetues në Shën Petersburg tha se ka nisur hetimet.

Posted in Lajmet | Comments Off on Shtatë punëtorë migrantë vdesin nga zjarri në rusi