Ish-punonjësit e “Sharrit” duan dëmshpërblim dhe statusin e aksionarëve

Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare e kombinatit “Sharri” nga Hani i Elezit ka kritikuar Dhomën e Posaçme në Gjykatën Supreme për neglizhencë të zgjidhjes së ankesave nga ish-1.876 punëtorët, të cilët pretendojnë se janë aksionarë prej 33 për qind në këtë ndërmarrjeje, e cila qe privatizuar nga AKP-ja më 14 dhjetor 2010.

Ish-Gjykata e Lartë e Qarkut Ekonomike në Prishtinë më 12. 06.1991 asokohe kishte marrë një aktvendim të plotfuqishëm që kombinati “Sharri” nga ndërmarrja shoqërore ishte transferuar në shoqëri aksionare për 1.876 punëtorë, ndërkohë që pas vitit 2000 këta punëtorë janë larguar gradualisht nga puna, derisa udhëheqjen e saj e ka vazhduar kompania “Hollsim” nga Zvicra deri më 2010.

Posted in Lajmet | Comments Off on Ish-punonjësit e “Sharrit” duan dëmshpërblim dhe statusin e aksionarëve

Punonjëset e pastrimit të QKMF-së dhe komunës në Klinë me grevë kërkojnë pagat e tyre

Sërish punëtoret e pastrimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe të objekteve të Komunës,kanë mbajtur një grevë në hollin e godinës së Komunës së Klinës, të premtën e kaluar (6 Maj), me kërkesën që t’u paguhen dy pagat që u ka mbetur borxh ish-kompania e kontraktuar nga Komuna për shërbimin e pastrimit “VITAL CLEANING” SH.P.K. nga Prishtina.

Pastrueset tregojnë se kjo është hera dytë që protestojnë dhe se deri tashti dhjetëra herë kanë shkuar në Komunë për të shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre për pagat që ajo kompani nuk po ua paguan.

“Krejt jemi 19 punëtore. 13 jemi punëtore të pastrimit në QKMF dhe 6 të tjera punëtore pastrimi në Komunë. Kompania ‘VITAL CLEANING’ disave prej nesh na i ka borxh nga dy rroga e disa të tjerë nuk i ka paguar fare”, flasin njëzëri ata, duke mos dashur individualisht të identifikoheshin.

Kjo është greva e dytë me radhe. Për më shumë shih më poshtë:

Punëtorët e ‘Pastrimit’ në grevë, kërkojnë rrogat e papaguara

Posted in Lajmet | Comments Off on Punonjëset e pastrimit të QKMF-së dhe komunës në Klinë me grevë kërkojnë pagat e tyre

Kronikë e shkurtë e ngjarjeve të 1 Majit në Prishtinë

Për dallim nga vitet e kaluara, 1 Maji në Prishtinë është shenuar me protesta dhe aksione simbolike, kryesisht të zbehta. Pos sindikatave dhe disa OJQ-ve, është me rëndësi të theksohet organizimi i bllokut anti-kapitalist gjatë protestës së 1 Maj-it.

Më poshtë e keni raportazhën e shkrutë kronologjike të ngjarjeve kryesore.

Në orët e para të mengjesit janë shfaqur disa grafite nëpër rrugët e Prishtinës (kliko këtu për më shumë).

Pos grafatiteve që mund të shihen në Rrugën B me mbishkrim “A OFENDOHESH TI NGA PAPUNËSIA?”, edhe një grafit tjetër është shfaqur në murin zyreve të konfederatës sindikaliste BSPK (Bashkimi i Sindikatave të pavarura të Kosovës) me mbishkrim “TRADHËTARË TË KLASËS PUNËTORE.”

Në orën 10:00 në Sheshin Skënderbeu rreth 150 protestues janë organizuar në protestë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat – BSPK për kushtet e këqia në sektorin privat si dhe kërkesa për rritje të rrogës minimale dhe zbatimin e ligjeve.

Protestuesit mbajtën pankarta “Pse bëni ligje dhe marrëveshje kolektive kur ato nuk i zbatoni?”, “Duam të zbatohet Ligji i Punës, Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe marrëveshja kolektive, “Punoni për parandalimin e vdekjeve në vendin e punës”, etj.

Në orën 11:00 është mbajtë protesta tjetër, ajo e Ansamblit “Shota” Anëtarët e të cilit kanë mbajtur një preformansë protestuese, koncert, përmes së cilit kanë kërkuar  paga të dinjitetshme, sigurime shëndetësore si dhe rregullimin e statusit me ligj për artistë.

Në ora 12:00 është mbajtur protesta e përbashkët e sindikatave të KEK dhe KEDS që kërkuan përmirësim të kushteve të punës dhe standardit jetësor të punëtorëve, ngritjen e kapaciteteve të inspektoratit të punës dhe sigurisë, për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë në punë. Mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe mbrojtjen e ambientit të punës.

Kësaj proteste i është bashkangjitur edhe “blloku anti-kapitalist” i përbërë nga rreth 40 anti-kapitalistë të spektrit më të gjerë si marksistë, anarkistë, trockistë, etj. Pjesëmarrësit e bllokut nuk e kanë mirëpritur fjalimin e kryetarit të BSPK’së, Haxhi Arifin, të cilin e pritën me brohoritje dhe fishkëllima sporadike. Më poshtë e keni të shkëputur thirrjen për protestë si dhe disa nga foto:

Punëtori/ja sot është vetëm hija e vetëvetes së dikurshme kur shefat dhe shteti iu druheshin fjalëve dhe veprimeve tona. Të shtypur e të përbuzur, na quajnë “votues” e ”konsumator”, fjalë këto që tentojnë ta fshehin realitetin e 130/170 eurove te rroges minimale për më shumë se 10 orë punë në ditë. Mirëpo, vështirë se mund të fshihet skamja, poshtërimi, abuzimi dhe shtypja që e përjetojmë çdo ditë, realiteti i mbi 60 punëtorëve të vrarë në gjashtë vitet e fundit dhe mbi 550 lëndime, vështirë se mund të fshihet seksizmi, pabarazia, diskriminimi, pagat e ulëta, E përderisa neve na skllavnojnë në vendet tona të punës, janë shefat tanë ata që përfitojnë nga puna jonë.

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Kronikë e shkurtë e ngjarjeve të 1 Majit në Prishtinë

Shfqen grafitët gjatë natës së 1 Majit

Në orët e hershme të mëngjesit të një majit janë shfaqur disa grafite nëpër rrugët e Prishtinës.

Pos grafatiteve që mund të shihen në Rrugën B me mbishkrim “A OFENDOHESH TI NGA PAPUNËSIA?”, edhe një grafit tjetër është shfaqur në murin zyreve të konfederatës sindikaliste BSPK (Bashkimi i Sindikatave të pavarura të Kosovës) me mbishkrim “TRADHËTARË TË KLASËS PUNËTORE.”

Deri tani nuk dihen autorët e tyre.

Foto:

Posted in Lajmet | Comments Off on Shfqen grafitët gjatë natës së 1 Majit

Punëtoret e kuzhinës kërkojnë zgjidhjen e statusit

Tri punëtore që punojnë në çerdhe publike si kuzhiniere, kërkojnë të kthehen si punëtore me kontratë të rregullt, pasi deri tash kanë punuar me kontratë mbi vepër.

Të njëjta punëtore më herët kanë punuar me kontratë të rregullt, por për shkak të kufizimeve buxhetore, kontrata e tyre ka ndryshuar.

Statusin e njëjtë e kërkojnë edhe 21 punëtore të tjera që bashkarishtë kanë punuar në kuzhinën qendrore për 17 vjet.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtoret e kuzhinës kërkojnë zgjidhjen e statusit

Shëndetësia nesër në grevë 24-orëshe

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjegjësisht punëtorët shëndetësor në Republikën e Kosovës nesër me datë 27.04.2017 shpallin Grevë të përgjithshëm 24 orësh në gjitha Institucionet Shëndetësorë të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e FSSHK-së thuhet se gjatë kësaj kohe do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale.

“Me këtë rast kërkojë nga populli mirëkuptim, greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë”, thuhet në njoftim.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës lut opinionin e përgjithshëm që të na mirëkuptoj dhe ditën e Grevës mos të paraqitën ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësorë.

Shih edhe:

Mjekët në grevë 24 orëshe

Posted in Lajmet | Comments Off on Shëndetësia nesër në grevë 24-orëshe

I burgosuri në dubravë i fut flakën dhomës së tij

Mbrëmjen e kaluar një i burgosur në Burgun e Dubravës i ka vënë flakën dhomës së tij.

Lajmi për këtë incident është konfirmua nga drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Ai tha se nuk ka pasur pasoja nga ky incident.

Nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë të burgosurin për ta bërë këtë akt.

Shih edhe:

Dhjetra raste të të burgosurve vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore

Posted in Lajmet | Comments Off on I burgosuri në dubravë i fut flakën dhomës së tij

OKB refuzon ta pranojë fajin për helmim të Romëve me plumb

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se Kombet e Bashkuara, “duke refuzuar të pranojnë abuzimet e tyre, minojnë seriozisht aftësitë e veta për t’iu bërë presion qeverive për shkelje të të drejtave të njeriut”.

Reagimi vjen pas raportimit të gazetës Times se shefi i ri i OKB-së, Antonio Guterres, ka thirrur një takim të nivelit të lartë, në të cilin Zyra e Çështjeve Ligjore e OKB-së ka rekomanduar të mos pranojë përgjegjësinë apo të mos paguajë kompensim për qindra familje të pakicave etnike në Kosovë, të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj plumbit toksik, pasi janë detyruar të jetojnë në kampe të misionit të OKB-së – UNMIK, pas luftës së viteve 1998-1999.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, i ka thënë Times-it se diskutimet po vazhdojnë dhe se Guterres do të marrë vendimin përfundimtar “shumë shpejt”.

Në prill të vitit të kaluar, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me trajtimin e personave të zhvendosur të komunitetit rom në dy kampet në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se i ka marrë parasysh rekomandimet e Panelit për të Drejtat e Njeriut për dështimin e UNMIK-ut në trajtimin e personave të zhvendosur bashkë me kërkesën për kompensim ndaj këtyre banorëve.

Tanin, më pas, ka vendosur që kërkesën për kompensim t’ua procedojë organeve kompetente të Kombeve të Bashkuara.

Posted in Lajmet | Comments Off on OKB refuzon ta pranojë fajin për helmim të Romëve me plumb

Mjekët në grevë 24 orëshe

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka marrë vendim që nesër një javë, ditë e enjtë të mbajë grevë 24 orëshe.

Ky vendim vije pas kërkesës së vazhdueshme të FSSHK-së për ligjin mbi paga dhe ngritjen e pagave.

“Këshilli Drejtues i FSSHK-së njofton opinionin e gjerë se sot në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme në pajtim me Ligjin për Grevat, Ligjit mbi Organizimin Sindikal dhe Statutin e FSSHK-së ka marrë vendim për mbajtjen e Grevës 24 orëshe të Enjten me datë 27.04.2017 brenda institucioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marrë pasi që janë tejkaluar të gjitha afatet e përcaktuara pas mbajtjes së Protestës Paralajmëruese me datë 29.03.2017, si dhe injorimi i kërkesave tona nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj Greve është:

1. Hedhja në tërësi e Ligjit mbi pagat  meqë i njëjti është diskriminues për punëtorët shëndetësor dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të punëtorëve  dhe
2. Ngritja e pagave prej 15% në bazë të nevojës dhe kërkesës së të punësuarve në shëndetësi” thuhet në njoftim.

Posted in Lajmet | Comments Off on Mjekët në grevë 24 orëshe

Dhjetra raste të të burgosurve vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore

Së paku dhjetë raste të të burgosurve vetëm në Qendrën Korrektuese në Dubravë vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore, të cilat kërkojnë intervenim të shpejtë.

Nga mosofrimi i duhur i trajtimit shëndetësor, në mungesë të stafit mjekësor dhe mjeteve adekuate në këtë qendër dhe qendra të tjera korrektuese, këto raste mund të përfundojnë me fatalitet.

Këto shqetësime i ka ngritur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të cilët gjatë intervistave me të burgosurit, kanë deklaruar se vuajnë nga sëmundje të rënda.

Shqetësim tjetër i madh i këtij këshilli mbetet edhe fakti që pasi të burgosurit diagnostikohen me këto sëmundje, ata nuk ndalen për trajtim në QKUK.

Sipas statistikave, vetëm në vitin 2016, katër persona kanë vdekur në burgje, ndërsa 11 të tjerë kanë tentuar të vetëvriten.

Shih raportazhin nga KTV më poshtë:

Posted in Lajmet | Comments Off on Dhjetra raste të të burgosurve vuajnë nga sëmundje të rënda shëndetësore