Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” dënohen me dy muaj burg ose 60 orë punë në komunitet

Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” në Tiranë, që vitin e kaluar kanë hudhur vezë në makinën e Edi Ramës në shenjë revolte kundër komercializimit të arsimit, dënohen me dy muaj burg që konverdohen në 60 ditë punë orë në komunitet.

Më poshtë e keni deklaratën e lëvizjes “Për Universitetin”:

Dënim për studentët!

Sot u mbyll gjyqi politik ndaj studentëve aktivistë që protestuan me vezë kundër kryeministrit Rama. Siç pritej, edhe vendimi ishte politik, duke dënuar me dy muaj burg secilin nga tetë aktivistët (dënim i konvertuar në 60 orë punë të detyruar në komunitet). Gjithashtu, studentët janë të detyruar të paguajnë edhe shpenzimet e këtij gjyqi të stisur prej pushtetit.

Për ne, ky nuk ishte gjyq, por hakmarrje. Hakmarrje me petk zyrtar për çjerrjen e maskës së atij që e ka privatizuar shtetin, Edi Ramës. Hakmarrja e keqbërësve nuk na shkurajon, por na jep besim se jemi në rrugë të drejtë. Në rrugën që u fut frikën pushtetarëve dhe i jep shpresë shoqërisë.

Rezistenca vazhdon!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!

https://web.facebook.com/pg/P%C3%ABr-Universitetin-651561178215203/videos/

Posted in Lajmet | Comments Off on Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” dënohen me dy muaj burg ose 60 orë punë në komunitet

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave, kallëzim penal ndaj Qeverisë e AKP-së

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave nga Ferizaj, kanë bërë kallëzim penal personave përgjegjës për borxhin milionësh që u kanë mbetur atyre.

Padia është ngritur tek Prokuroria e Shtetit e sipas ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave, përgjegjës për këtë gjendje janë Qeveria e Kosovës  në krye me Isa Mustafën dhe anëtarët e bordit të AKP-së në krye me Petrit Gashi.

Avokati Haxhi Millaku ka thënë se kemi bërë kallxim penal sepse kemi material të bollshëm dhe tani do të presim që drejtësia të thotë fjalën.

Posted in Lajmet | Comments Off on Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave, kallëzim penal ndaj Qeverisë e AKP-së

Punëtorët e Trafikut Ubran shtyjnë grevën për në prill

Greva e punëtorëve të Trafikut Ubran është shtyrë për fillimin e muajt prill.

Punëtorët kanë thënë se këtë vendim e kanë marrë që të mos i lënë qytetarët pa mundësinë e udhëtimit me transport publik.

Kjo megjithë faktin që edhe të mërkurën autobusët janë furnizuar me karburante nga paratë e mbetura të kompanisë, pasi ende nuk i është zhbllokuar xhirollogaria.

Me këtë rast punëtorët kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për lirimin e mjeteve financiare, pasi në të kundërtën qytetarët nuk do të mund të udhëtojnë me Trafikun Urban.

Bordi i kësaj ndërmarrje ka bllokuar xhirollogarinë e kësaj ndërmarrje sepse nuk e njeh për drejtor të ndërmarrjes Halit Mustafën, duke theksuar se bordi në këtë pozitë ka zgjedhur Hafir Hamitin.

Shih më shumë në:

Dje ndërpritet qarkullimi i disa autobusëve të rinj, punëtorët në grevë. Puna vazhdon në gjendje jo normale

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e Trafikut Ubran shtyjnë grevën për në prill

Dje ndërpritet qarkullimi i disa autobusëve të rinj, punëtorët në grevë. Puna vazhdon në gjendje jo normale

Problemet në ndërmarrjen “Trafiku Urban” kanë eskaluar. Punëtorët janë futur në grevë, duke kundërshtuar bordin që mori vendim për shkarkimin Halil Mustafaës, ish- kryeshefit të ndërmarrjes.

Autobusët e linjës 4 të ndërmarrjes komunale “Trafikut Urban” , kanë qarkulluar me vështirësi gjatë ditës së marte.  Madje, për dy orë të tëra është ndërprerë në tërësi qarkullimi.

Ilmi Gashi, kryetari i sindikatës së pavarur të “Trafikut Urban”, ka treguar arsyen se pse punëtorët janë futur në grevë.

Punëtorët, sipas tij, protestojnë kundër një vendimi të anëtarëve të bordit të kësaj ndërmarrje komunale.

“Tre anëtarët e bordit – Avdi Ferri, Bashkim Ibrahimi, Fllanza Pula në mënyrë tinëzare kanë bllokuar llogarinë bankare”, ka thënë Gashi. Sipas tij, bllokimi i llogarisë ka çuar deri tek pamundësia për të mbushur me naftë autobusët si dhe për të paguar pagat e punëtorëve.

Gashi ka pohuar se nëse deri nesër nuk zhbllokohet llogaria bankare që do të mundësonte kryerjen e shërbimeve, atëherë do të eskalojë situata. Nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me këtë paralajmërim.

Sot (të mërkurën), autobusët e trafikut urban të Prishtinës sot kanë filluar qarkullimin e rregullt, ndonëse në kushte jo normale tash e disa ditë janë furnizuar me derivate. Sipas ndërmarrjes, një gjë e tillë po bëhet me anë të furnizimit me derivate në sasi të limituar në bazë të mundësive që kanë ata në shfrytëzimin e mjeteve edhe pse dje rreth 2 orë u protestua për një gjë të tillë

 

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Dje ndërpritet qarkullimi i disa autobusëve të rinj, punëtorët në grevë. Puna vazhdon në gjendje jo normale

Menaxhmenti i “Ecohigjienës” akuzohet për keqpërdorim, falsifikim dhe përjashtim të jashtëligjshëm të punëtorëve

Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena”, i cili drejtohet nga aksionari austriak “Moser Group” po përballet me aktakuzë për shkelje të ligjit.

Këtu përfshihet shitja e automjeteve dhe kontejnerëve të kompanisë, falsifikimi i dokumentit zyrtar, ushtrimi i ndikimit si dhe një kallëzim penal i cili është duke u shqyrtuar në prokurori për shkëputje të kontratave në mënyrë të jashtëligjshme për 17 punëtorë të kësaj kompanie.

Kujtojmë që vitin e kaluar punëtorvt e kësaj kompanie kane mbajtë disa here greva të paparalajmëruara kundër largimit të punëtorëve nga puna dhe plotësimin e kushteve të punës për punëtorët siç është rritja e pagës, furnizimi me veshmbathje dhe largimin nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë.

Siç duket në këtë kompani janë duke u bërë “luftë pushtetesh” ndërmjet kompanisë private dhe komunës së gjilanit (që është edhe aksionare). Në këtë mes punëtorët shpesh janë mashtruar duke e mbajtë anën e komununës me shpresë se këta të fundit do t’ju ndihmonin në realizimin e kërkesave. Ndërkohë që këto ndodhin, 17 punëtorë janë të papunë ndërsa ata që punojnë ende përballen me kushte të rënda, kërcënime dhe mobing.

Posted in Lajmet | Comments Off on Menaxhmenti i “Ecohigjienës” akuzohet për keqpërdorim, falsifikim dhe përjashtim të jashtëligjshëm të punëtorëve

11 të bugrosur tentuan të vetëvriten

Në  burgjet e Kosovës 11 të burgosur kanë tentuan të vetëvriten si metodë për arritjen e të drjetave të tyre, apo përmes grevës.

Kështu thuhet në raportin e publikuar Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut për monitorimin e qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe qendrave korrektuese.

“Të dënuarit në disa raste kanë provuar tentimvrasjen si metodë për arritjen e qëllimeve të tyre (në Q.K Dubravë) apo përmes grevës së urisë (në Q.P Prizren dhe BSL”, thuhet në raportin e KMDLNj-së.

Raporti tregon që personat me aftësi të kufizuara janë në gjendje të rëndë sepse asnjëri nga institucionet nuk ka infrastrukturë adekuate për plotësimin e nevojave të tyre. Sa i përket të personave të sëmurë mendor edhe ata janë në gjendje jo të mirë sepse gjithashtu Shërbimi korrektues nuk ka kapacitet fizik as profesional ti trajtojë këta persona.

Burgjet janë pasojë e një sistemi i cili nëpermjet ndëshkimit të trupit tenton ta kontrolloj mendjen e indivitit/ës. Burgimi është formë e rëndë e torturës që si qëllim ka dehumanizimin e individit dhe nënshtrimin e plotë ndaj autoritetit. Në kushte të tmerrshme, i/e burgosuri/ja është i/e detyruar të ndërmarrë veprime radikale në mënyrë që të ndihet i/e plotfuqsishme për ndjenjën e tij/sajë, qoftë nëpërmjet kundërshtimit të drejtpërdrejt ndaj autoritetit (trazira në burg, ikje, sulm ndaj gardianëve, etj), ose nëpërmjet veprimeve vetëfliuese sikurse greva e urisë apo në raste ekstreme, vetëvrasje. Në anën tjetër, sistemi që krijon ankth, gjelozi, vlera komercialiste, fryerje të egos, materializëm të pafundëm, ligje dhe pabarazi, ky sistem në të cilin jetojmë, asnjëherë nuk shihet si burim i gjithë këtyre veprimeve.

Posted in Lajmet | Comments Off on 11 të bugrosur tentuan të vetëvriten

Studentja i tha Thaçit “a je president i klanit pronto”, nxjerret jashtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur këtë të premte një ligjëratë para studentëve të kolegjit UBT.

Thaçi aty ka folur për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe situatën tjetër politike në vend.

Gjatë ligjëratës, ka qenë një studente aty që ka ndërhyrë në fjalimin e Thaçit, duke ju drejtuar atij “A je president i klanit pronto”.

Një nga organizatorët e kësaj ligjërate i është afruar më pas, ku i ka kërkuar që të dalë nga salla.

Në videon e më poshtme mund të shihni se si u nxor jashtë studentja, e cila duke dalë më pas iu drejtua Thaçit edhe një herë “Ti nuk je president, ti je hajn”.

Posted in Lajmet | Comments Off on Studentja i tha Thaçit “a je president i klanit pronto”, nxjerret jashtë

Vdes edhe një punëtor në punë

Një punëtor nga fshati Bërnicë e Ulët në Prishtinë, më 14.03.2017 rreth orës 17:40, ka vdekur në vendin e tij të punës.

I ndjeri përderisa ishte duke punuar, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, ku edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Këtë rast Policia po e trajton si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve të sigurisë në vendin e punës

Solidariteti Klasor shpreh ngushëllime të afërme.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vdes edhe një punëtor në punë

Punëtorët e ‘Pastrimit’ në grevë, kërkojnë rrogat e papaguara

Disa punëtorë të kompanisë “Pastrimi” në Klinë sot kanë mbajtur grevë disaorëshe në korridorin e ndërtesës së Komunës.

Ata thanë se po kërkojnë t’u paguhen disa paga të cilat nuk ua ka paguar kompania që ka qenë e kontraktuar nga Komuna e Klinës.

“Rreth 20 punëtorë kemi dalë sot në grevë sepse ish-kompania e pastrimit “Vital” ka falimentuar dhe është larguar që një vit e gjysmë. Katër muaj ose pesë nuk na ka paguar fare. Tash ajo (kompania) nuk përgjigjet fare, as për të na dhënë rrogat as kurrqysh”, tha Bore Kolaj, punëtore greviste.

Punëtorët grevistë thanë se kërkojnë vetëm pagat e tyre që ish-kompania u ka mbetur borxh.

Gjithashtu, ata sqaruan se grevën po e mbajnë në objektin e Komunës në mënyrë që kjo e fundit të ndërmarrë ndonjë veprim që t’u nxirren pagat nga ish-kompania.

Pas konsultimit me zyrtarët komunalë punëtorët grevistë arritën marrëveshje që greva e tyre të ndërpritet deri në zgjidhjen e radhës për pagat e tyre.

Drejtori i Administratës në Komunën e Klinës, Esat Rraci tha se sot në mëngjes kishte hasur në hollin e objektit të Komunës në disa punëtorë të pastrimit  që kishin hyrë në grevë shkaku i mospagesës së pagave nga kompania e mëparshme. Ai tha se me punëtorët janë marrë vesh që grevën ta ndërpresin deri në veprimet e ardhshme rreth këtij procesi.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e ‘Pastrimit’ në grevë, kërkojnë rrogat e papaguara

Studentë e arkitektë kundër ndryshimit të fasadës së Fakultetit Teknik

Disa studentë të arkitekturës dhe përkrahës kanë dalë para Fakuteltit Teknik n’Prishtinë për me protestu kundër degradimit akritektonik të këtij fakulteti.

Protesta është thirrur pasi ky institucion është duke u rinovuar dhe në kuadër të këtij renovimi po i ndërrohet edhe fasada e cila është shembull i mirëfilltë i stilit brutalist, ndërtuar prej arkitektit t’njohur Edvard Ravinkar.

Më poshtë e keni deklaratën e lexuar gjatë protestës:

Sot jemi mbledhur ketu per ti kundershtuar aktivitetet degraduese te viteve te fundit qe po i behen arkitektures se qytetin tone. Pervec mbindertimeve masive me ndertesa skandaloze qe po dalin si kerpudha cdo dite, tash po degradohen edhe ato pak ndertesa me vlera qe kane mbete prej shekullit te kaluar.

Kemi ndertesen e pallatit te shtypit ‘Rilindja’ e projektuar nga Arkitekti nga Yale School of Architecture, nxënës i Paul Rudolfit, Georgi Konstantinovski, me arkitekture brutaliste e cila u mvesh me Pllaka qesharake te alukobondit duke e shëndërruar në një travesti arkitekturore të bezdishme. Pastaj Hoteli ‘Grand’ I projektuar nga arkitekti i pare Kosovar i pasluftës së dytë botërore, profesorit, urbanistit e mbi të gjitha personalitetit Bashkim Fehmiu, object I cili nga një ndërtesë e dinjitetshme arkitektonike u shëndërrua në një turp arkitektonik. Fat te njejte kane pesuar ndertesa e Kuvendit te Kosoves e projektuar nga bashkëpunëtori i Le Korbizjes, arkitekti sarajevas Juraj Naidhardt. Edhe objekti i Fakultetit Filologjik, Objekti i Agjencisë Tatimore, ish Hotel Bozhuri, nuk kaluan hiq më mirë.

Keshtu po ndodh tash me ndertesen para së cilës ndodhemi: Fakultetin Teknik. Ndertese e krijuar nga arkitekti me fame boterore Edvard Ravnikar, autor i shumë ndertesave të rëndësishme te te njejtit stil anembane Evropës e më gjërë,ndertesa që ruhen dhe mirembahen me cdo kusht per shkak te stilit dhe zgjidhjes unike qe i ka bere arkiteti. Stili i tij arkitektonik shpërfaq një nderthurje te arkitektures ekspresive, konstruksionit dhe funksionit logjik ne ndertesë. Nërtesat e tij janë përfaqësuese të denja të stilit Brutalist, stil i zhvilluar botërisht në gjysmën e dytë të shekullit të 20, i cili eshte i njohur per perdorimin e natur betonit dhe ekspozimin e tij ne fasada te ndertesave.

Kete stil kemi mundur me e verejte tek kjo ndertese e Fakultetit Teknik. Natur betoni si material kryesor i gravuar ne menyre te vecante, me nje pjese konstruktive te ekspozuar ne fasade dhe zgjidhje logjike perbrenda nderteses me te gjitha hapsirat e nevojshme. Te gjitha keto e bejne kete ndertese shume te vecante dhe një vlerë arkitektonike të pakonntestueshme të kryeqytetit tonë.

Ndertesa te ketij tipi ne qytete te Evropes ruhen me fanatizem dhe xhelozi. Edhe ato ndertesa qe jane jashte funksionit por qe kane vlera te larta arkitektonike dhe percaktojne nje periudhe kohore, i ruajne, i mbrojne, i konservojne apo i restaurojne , dhe asesi nuk vjen ne shprehje shpërfytyrimi arkitektonik i tyre.

Eshte shume e kuptueshme qe nje ndertese qe i ekspozohet kohes, do te kete nevoje per nderhyrje ne menyre te permiresimit te kushteve brenda saj. Ne i kuptojme studentat e Fakultetit Teknik, pasiqe edhe vet jam studente e ketij fakulteti, dhe eshte shume e vertete qe Ndertesa ka nevoj per izolim, per nyje sanitare ne gjendje te rregullt, per ndricim, rregullim te sallave mesimore etj. Por qe te gjitha keto mund te realizohen pa e shkaterruar arkitekturen e nderteses, pa e degradu ate. Nuk eshte e drejte qe te vendoset termoizolim ne shtresen e jashtme, duke pasur me dhjetra mundesi te tjera per me arrite ngrohje te nderteses. Dhe per kete jami të sigurt, qe te gjithe koleget tanë arkitekte e ndertimtarë, jane ne dijeni.

Eshte fatkeqesi kjo cka eshte duke i ndodhur qytetit tone. Ne as nuk jemi ne dijeni qe po realizohen projekte te tilla vetem kur i shohim ne realizim e siper. PSE? Sepse nuk behen publike, nuk diskutohen publikisht por privatisht disa persona vendosin per te gjithe neve. Ngjashem po ndodh edhe me stadiumin e Prishtines, projektin e te ciles kemi mundur me e pa ne Billborda afer stadiumit. Te gjithe besoj e kemi ndare mendimin e njejte per at projekt. Eshte qesharak. E mos te flasim per punimet si jane duke u kryer. Eshte rrezik edhe me kalu andej pari pershkak se mundet ne cdo moment me u rrezu ndonje pjese e konstruksionit.

Duke e ditur sa shume kolegesha dhe kolege tane, profesoret tane, jane te afte profesionalisht, dhe cdo dite po bejne buje me projektet e tyre jo vetem ne Kosove por edhe neper bote, nuk eshte e drejte me leju aktivitete te tilla degraduese brenda qytetit tone apo qyteteve tona. Nuk po mjaftojne vetem diskutimet e gjata neper grupe te arkitektave neper facebook. Eshte koha me i ndalu keto shkatrrime. Mos te presim me u zgju dikush dhe me na i kuptu idejat dhe mendimet pa i shprehur ato. Eshte koha qe te veprojme. Nese nuk veprojme sot, neser mundet me qene vone. Ta mbrojme qytetin tone.

STOP KRIMIT ARKITEKTONIK.

https://www.youtube.com/watch?v=dnAaMcm-IFQ

Posted in Lajmet | Comments Off on Studentë e arkitektë kundër ndryshimit të fasadës së Fakultetit Teknik