Po rrënohen shtëpitë në Hade, banorët po shpërngulen me dhunë

Organizata Jo Qeveritare Forumi për Iniciative Qytetare, përmes një reagimi njofton se në fshatin Hade të Vjetër, komuna e Obiliqit, ka filluar shembja e shtëpive, ndërsa banorët e tyre po shpërngulen me dhunë nga vendbanimet e tyre, transmeton Koha.net.

Ky është njoftimi i OJQ-së FIQ:

“Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës , të shoqëruar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Obiliqit me ekskavatorë janë duke bërë shembjen e shtëpive në Hade të Vjetër duke detyruar banoret qe me dhune te shpërngulen nga vendbanimet e tyre, si dhe për të mbuluar dëmet dhe krimin ekonomik qe ka përcjell procesin e zgjerimit të mihjeve.

Banorët e Hades janë duke protestuar.”

Posted in Lajmet | Comments Off on Po rrënohen shtëpitë në Hade, banorët po shpërngulen me dhunë

Vazhdon greva e punëtorve të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë

Këshilli i grevistëve nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës që nga 27 shkurti janë në grevë pasi që nga vitit 2013 iu kanë adresuar me kërkesa institucioneve lokale dhe atyre qendrore për harmonizimin e koeficientit të pagave për zyrtarët e lartë në këtë drejtori.

Ata kanë thënë se kërkesat e tyre janë të bazuara në ligjet e Kosovës.

Sipas këtyre ligjeve zyrtarët e lartë e kanë koeficientin e pagës 8, ndërsa zyrtarët e lartë të DKA-së paguheni me koeficientin 6, e kjo sipas tyre është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Grevistët thonë se ky dallim i dëmton shumë, ndërsa ata një grevë të tillë e kanë mbajtur edhe vitin e kaluar nga data 22 dhjetor deri më 30 dhjetor.

Posted in Lajmet | Comments Off on Vazhdon greva e punëtorve të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë

KEDS-I ende refuzon ti zbatoj vendimet e gjykatës

Pronarët dhe menaxhmenti i KEDS janë duke tentuar në çdo mënyrë ti kundërshtoj vendimet e gjykatës dhe inspektoriatit të punës që nxorrën vendime në përkrahje të kërkesave të punëtorëve. Pas 2 vendimeve të të inspektoritatit të punës dhe 2 vendimeve të gjykatës që shpallën vendimet e ndërrmarjes si të paligjshme, KEDS-i dërgon këtë deklaratë me të cilën nënkuptohet se ata nuk do ti zbatojnë vendimet e organeve ligjore:

“Ne e konsiderojmë vendimin e Inspektoratit të Punës, kapërcim të kompetencave që i njeh Ligji. […] KEDS po e kundërshton në gjykatë edhe kërkesën për ekzekutim. Ne jemi të gatshëm që ta ndjekim procesin deri në Gjykatën Kushtetuese nëse kjo do të jetë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona të ligjshme.

Ne besojmë se KEDS ka vepruar në përputhje të plotë me kërkesat e ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës kur ka mbyllur departamentin dhe pozicionet e tepërta të punës, që sollën ndërprerjen dhe mos-ripërtëritjen e kontratave të një numri punonjësish […] por kjo ishte e domosdoshme dhe ne bëmë sa ishte e mundur për të zbutur pasojat, dhe në të njëjtën kohë jemi të bindur se nuk shkelëm asnjë nga të drejtat e punonjësve…”

Nuk është për tu çuditur përse KEDS i jep kaq zorr që ti kundërshtoj këto vendime. Nuk është në pyetje “100 punëtorë ma pak a më shumë”, por se me këtë vendoset shembull të cilin punëtorët mund ta marrin për bazë në luftën e matutjeshme për të drejtat e tyre. Me këtë, planet e shefave të shume ndërmarrjeve të mëdha të  cilat vazhdimisht punojnë kundër interesave të punëtorëve (kujto shtypjen e punëtorëve në ProCredit, M&Silos, Ferronikel, Sharrcem, etj) së paku do të ngadalësohen.

Mirëpo, siç tregon ky rast, si dhe rastet e mëhershme, ndërmarrjet e mëdha kanë kapital të madh dhe rrjet të njerëzve në pozita kyçe që punojnë për interesa të tyre ndërsa ne, punëtorët, kemi vetëm solidaritetin me njëri-tjetrin/ën dhe aksionin e drejtpërdejt. Pra, kur ata blejnë gjykatës, japing rryshfet politikanëve, kanë “të njofshëm” në polici e insitucione, ne kemi grevën, sabotazhën, okupimin e vendit të punës dhe solidaritetin klasor si kundërpërgjigje.

Kujtojmë se 50 punëtorë të KEDS-it janë përjashtuar në mënyrë kriminale nga menaxhmenti i kompanisë, kinse për ristrukturim. Sipas arsyetimit të menaxhmentit, KEDS nuk ka nevojë më për departamentin për projekte mirëpo që në realitet ky departament asnjëherë nuk ka egzistuar. Punëtorët janë detyruar t’i nënshkruajnë kontratat me kompaninë kinse janë pjesë e këtij departamenti si kusht t’ju vazhdohet kontrata e punës, ndërkohë që punëtorët vazhdonin të kryejnë punët e tyre të zakonshme që i kishin deri atëherë. Duhet përmendur fakti se të gjithë punëtorët që kanë nënshkruar këtë kontratë (dhe tani të përjashtuar nga puna) janë punëtorë të kualifikuar, shumica me përvojë pune shumë dekadëshe, dhe të gjithë mbi 55 vjeç. Tani me “shuarjen” e këtij departamenti, këta punëtorë që janë dashur të paguheshin në bazë të përvojës së tyre të punës, zavendësohen me punëtorë të rinjë dhe të pakualifikuar që do të punojnë me pagë shumëfish më të ulët (të punësuar përmes programit të praktikantëve KEDS Academy).

Ky është një trend që kompania e zbaton tash e një kohë. Mos të harrojmë se në pranverën e 2016, rreth 100 punëtorë të tjerë janë përjashtuar nëpërmjet presioneve të ndryshme. Poashtu flitet se plani i kompanisë është që ta reduktojnë numrin e puëntorëve në 1100 nga rreth 1600/1700 sa janë tani.

Posted in Lajmet | Comments Off on KEDS-I ende refuzon ti zbatoj vendimet e gjykatës

Mjekët një javë ultimatum Qeverisë: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, grevë radikale

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, ka paraqitur edhe njëherë shqetësimet e saj lidhur me trajtimin e punëtorëve shëndetësorë nga ana e Qeverisë, ku kësaj të fundit kjo sindikatë i ka dhënë ultimatum një javë që t’i pranoj kërkesat e tyre, në të kundërtën ata paralajmëroj grevë radikale, shkruan Gazeta Monitor.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla në një intervistë për Gazetën Monitor ka thënë se Qeveria nuk është duke e kuptuar situatën e punëtorëve shëndetësor, ku ka vënë theksin se ajo se çfarë e bënë më problematike situatën është edhe buxheti i vogël në shëndetësi.

Por veç kësaj Syla ka treguar se problem tjetër është edhe Ligji i Sigurimeve Shëndetësore, si dhe Ligji i pagave.

“Duket Qeveria nuk është ka e kupton situatën e punëtorit shëndetësor por edhe punëtorit në shëndetësi, dhe ajo çka është më e kryesore është se ka buxhet të vogël në shëndetësi edhe Ligji i Sigurimeve Shëndetësore është duke u bërë në mënyrë jo transparente të mundshme, dhe jo në bazë të marrëveshjeve. E çka është më e vështira edhe Ligji i pagave i cili në masë të madhe sipas propozimeve aktuale e ka degraduar punëtorin shëndetësor, mjekun dhe gjithë ata që merren me shëndetin e popullatës”, tha Syla, duke theksuar se për tri vitet e fundit sektori i shëndetësisë nuk ka pas asnjë rritje të mirëqenies së punëtorit shëndetësor.

E në rast se Qeveria e Kosovës nuk i konkretizon kërkesat e punëtorëve shëndetësor deri javën e ardhshme, ata paralajmërojnë grevë.

“Javën tjetër pritet konkretizimi i kresave dhe nëse nuk i respekton Qeveria ne do fillojmë grevën, gjithashtu nëse organet nuk merren vesh atëherë greva do të radikalizohet e për këtë fajin do ta kenë zyrtarët qeveritar. Ata nuk duan të dëgjojnë për ta, nuk po duan të dëgjojnë asgjë”, tha Syla.

Veç kësaj ai gjatë intervistës ka treguar se janë takuar me Qeverinë dhe me Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, por përgjigja që kishin marrë nga ministri Rrahmani ishte që nuk po i intereson Ligji i pagave.

Posted in Lajmet | Comments Off on Mjekët një javë ultimatum Qeverisë: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, grevë radikale

Në Kaçanik protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Lepenc

Në Kaçanik po protestohet kundër ndërtimit të një hidrocentrali në lumin Lepenc.

Aty po kërkohet që Kuvendi Komunal i Kaçanikut të mos e miratojë vendimin për ndërtimin e këtij hidrocentrali, pasi sipas tyre lumi vdes dhe natyra dëmtohet jashtëzakonisht shumë.

Protesta është organizuar nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” si dhe shoqata e peshkatarëve “Trofta” e Lepencit, njofton Klan Kosova.

Aktualisht ne Kuvendin Komunal pritet te votohet për miratimin ose jo te këtij vendimi.

Posted in Lajmet | Comments Off on Në Kaçanik protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Lepenc

Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Punonjësit e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës sot kanë mbajtur një grevë duke shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat që ata marrin.

Këta punëtorë grevën e kanë mbajtur në zyrat e tyre në ndërtesën e komunës, ndërsa asnjë nga ta nuk ka dashur që të flas për KosovaPress.

Por për grevën dhe kërkesat e tyre ka folur shefja e arsimit të Prishtinës Arbërie Nagavci.

Nagavci tha se është në dijeni për grevën e këtyre punëtorëve, ndërsa tregoi se kërkesën për rritje të koeficientit të pagave për këta punëtorë e kanë paraqitur edhe te kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili të njëjtën e ka dërguar edhe në Ministri të Financave por që e njëjta është refuzuar.

“Zyrtarët e Arsimit ka kohë që e kanë paraqitur kërkesën për ngritje të koeficienti, e cila për mendimin tim është një kërkesë legjitime sa i përket punës dhe angazhimeve që ata i bëjnë çdo ditë. Por kjo i tejkalon kompetencat tona kërkesën e zyrtarëve dhe mbështetjen tonë […] Përgjigjja e parë e Ministrisë së Financave ka qenë një refuzim edhe pse kryetari Ahmeti i ka njoftuar se komuna ka buxhet të mjaftueshëm që të përballoj nivelizimin e pagave të zyrtarëve”, tha Nagavci.

Punëtorët grevistë i ka vizituar edhe një përfaqësues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, për të parë nga afër gjendjen dhe kërkesat e tyre.

Nënkryetari i SBASHK-ut Lutfi Mani tha për KosovaPress se janë të njoftuar se këta punëtorë i janë drejtuar komunës që nga viti 2013 që të zbatohet ligji mbi pagat, ku paguhen në bazë të koeficientit dhe se komuna u ka thënë se kjo çështje do të rregullohet.

“Grevën po e mbajnë punëtorët e sektorëve arsimit të komunës së Prishtinës për shkak të pagave. Këta që nga viti 2013 iu kanë drejtuar komunës me kërkesë që të zbatohet Ligji mbi Pagat që është për shërbyes civil ku paguhen në bazë të koeficientit ashtu si e parasheh ligji dhe të kenë paga të barabarta me komunat që janë përreth. Komuna ka thënë që për të gjithë punëtorët e komunës të rregullohet kjo çështje, këtu ka qenë edhe një grevë një ditshme po është pezulluar me ndërmjetësimin e SBASHK-ut, sepse SBASHK-u vjen këtu për tu solidarizuar…Greva vazhdon, i lusim zyrtarët komunal që të reflektojnë pozitivisht dhe shpresojmë që kjo grevë të përfundojë sa më shpejtë por gjithmonë me realizim të kërkesave të punëtorëve”, tha Mani.

Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës kanë paralajmëruar se edhe ditëve të ardhshme do të ketë grevë deri në realizim të kërkesave të tyre.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë në grevë, kërkojnë rritje të pagave

10 mijë euro ryshfet iu gjetën kryeinspektorit Binaku në xhepa e në shtëpi

Dhjetë mijë eurot e marra ryshfet i kishte ndarë në dy pjesë kryeinspektori i Punës në regjionin e Prishtinës, Muhamet Binaku.

Një pjesë i kishte lënë në xhepa e një pjesë i kishte dërguar në shtëpi, pak orë para se të arrestohej nga Policia e Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.

Pajisje teknike për incizim, policë vëzhgues, si dhe para të shënuara ishin përdorur për të zënë në flagrancë kryeinspektorin teksa po merrte ryshfet nga kontabilisti i kompanisë “All Zone”, Liridon Zogiani, i cili në bashkëpunim me policinë ka qenë pjesë e masave të fshehta.

Binaku, së fundi, është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale – marrje ryshfeti.

Posted in Lajmet | Comments Off on 10 mijë euro ryshfet iu gjetën kryeinspektorit Binaku në xhepa e në shtëpi

Punëtorët e Postës protestojnë para Kuvendit

Me biçikleta dhe vetura, punëtorët e Postës së Kosovës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës

Ata kërkojnë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi, i cili ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private.

Punëtorët sqarojnë se Preteshi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.

Po ashtu, ata kanë deponuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojnë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së.

Punëtorët  thanë se vendimi është i paligjshëm dhe se vendimi është marrë tinëz postës.

“Ai është dashur që të konsultohet më menaxhmentin lidhur me këtë,por nuk na ka konsultuar asnjëherë”, ka theksuar Hoti, kryetar i sindikatës. Ai ka thënë se zyrat nuk do të mbyllen me vendime, siç ka thënë të paligjshme.

Protestat janë paralajmëruar përsëri  për javën ardhshme.

Në fund, mbishkrimet e protestës i kanë dorëzuar në recepsion të Autoritetit të Konkurrencës.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e Postës protestojnë para Kuvendit

Banorët e Zharrëzës arrinë në Tiranë pas marshit 120 km

“Shteti vjedh, shteti është hajdut …Të varfrit po i shtyp dhe po i varris brenda shtëpive me gjithe familje, ky është shteti!”

Rezistenca e gjatë, greva shumë-ditëshe dhe maratona më tepër sesa 120 kilometra e banorëve të Zharrëzës, kulmuan me protestën para MInistrisë së Energjitikës, institucionit që ka përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar, duke lejuar kompaninë Bankers Petroleum që për interesa e fitime marramendëse të shkatërrojë shtëpitë, mjedisin, burimet natyrore dhe një krahinë të tërë.

Militantët e Partisë Demokratike, parties opozitare tentoi të përvetësonte për të përfituar politikisht mirëpo janë përjashtuar nga protestuesit.

Gjatë protestës, banorët tentuan ta vendosin një çadër para ministrisë mirëpo policia i ka penguar me çrast është lënduar një protestues.

Zavendës Kryeministri, Peleshit, tha se puna për dëmshpërblimin e banorëve nis që nga java tjetër.

 

Për më shumë, mund t’ju drejtoheni faqës “Organizata Politike”

https://web.facebook.com/orgpol/

Posted in Lajmet | Comments Off on Banorët e Zharrëzës arrinë në Tiranë pas marshit 120 km

Aksioni i gjimnazistëve shtynë ekstradimin e familjës kosovare

Solidarizimi i gjerë i nxënësve dhe qytetarëve të tjerë të Lajpcigut me refugjatin 18 vjeçar nga Kosova, Luan Zejneli, duket se po i jep frytet e veta. Sa për fillim, Luani ka siguruar qëndrimin në Gjermani edhe për një muaj ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të më tutje .

Autoritetet për të huaj i kanë ndarë atij dhe familjes një “Duldung” (status që nënkupton tolerim) për katër javë, shkruan leipziger internet zeitung dhe mediat tjera gjermane. Para këtij vendimi, familja duhej të dëbohej më 23 shkurt (dje) në rast se nuk do ta lëshonte Gjermaninë vullnetarisht. Pastaj, për shkak të sëmundjes së rëndë, ishte toleruar nëna e Luanit ndërkohë qe ai vet duhej të riatdhesohej.

Por, siç është shkruar tashmë gjerësisht në mediat gjermane, një shok klase nga gjimnazi ku ndjek mësimet Luani kishte iniciuar një peticion në ndihmë të riut. Sipas tekstit të peticionit, Luani, përveç që ishte integruar shumë mirë në klasë, i ka prindërit e sëmurë kështu që kthimi i tyre në Kosovë aktualisht do të ishte i papërshtatshëm. Rreth 5000 veta e kishin nënshkruar peticionin dhe rasti i Luanit ishte bërë shumë i njohur në gjithë Gjermaninë.

Më herët kemi raportuar mbi këtë ngjarje këtu:

Gjimnazistët në gjermani ngrihen në solidaritet kunder ekstradimit të shokut migrant nga Kosova

Posted in Lajmet | Comments Off on Aksioni i gjimnazistëve shtynë ekstradimin e familjës kosovare