Gjykata përsëri konfirmon se punëtorët e KEDS janë larguar padrejtësisht

Gjykata në Prishtinë refuzoi prapësimin e KEDS-it kundër vendimit për kthim të 93 punëtorëve të larguar nga puna.

93 punëtorët të cilëve Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS u shkëputi kontratat e punës kanë fituar edhe një betejë ligjore.

Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi mjetin juridik të prapësimit me të cilin KEDS-i tentoi ta pengojë aktvendimin e përmbarimit me të cilin këta punëtorë duhet të rikthehen në vendet e tyre të punës. Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, thekson se  pretendimet e KEDS-it kundër aktvendimit për përmbarim të vendimit janë të paqëndrueshme  dhe të pabazuara në ligj.

Gjykata Themelore e Prishtinës duke vepruar sipas propozimit për përmbarim të kërkuesit të përmbarimit, avokatit Nasuf Hasani që përfaqëson punëtorët e KEDS-it, me aktvendimin e datës 16 shkurt 2017 ka caktuar përmbarimin, ndërsa ndaj këtij vendimi kompania KEDS kishte ushtruar mjetin juridik të prapësimit.

Aktvendimi i gjykatës për përmbarim u bazua në dokumentin përmbarues të Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës të datës 26 tetor 2016.

Kundër këtij vendimi KEDS-i ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit gjë që do ta zhagisë zbatimin e vendimit edhe për shumë kohe, ndërkohë që punëtorët ende qëndrojnë pa të ardhura.

(shih edhe)

Punëtorët e KEDS-it në protestë për kthim në punë

Posted in Lajmet | Comments Off on Gjykata përsëri konfirmon se punëtorët e KEDS janë larguar padrejtësisht

Suspendohet nga puna sekretari që denoncoi drejtoreshën e shkollës në Prizren

Sekretari i shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren ka denoncuar në Polici drejtoreshën e kësaj shkolle, Behare Kryeziu, për siç ka thënë ai, keqpërdorim të detyrës por kjo i ka kushtuar atij me suspendim me pagesë për 3 muaj.

Shih raportazhën më poshtë

 

Posted in Lajmet | Comments Off on Suspendohet nga puna sekretari që denoncoi drejtoreshën e shkollës në Prizren

Objekte të larta banesore, në vend të Fabrikës së Bukës

Trualli i fabrikës për prodhimin e bukës “Kualiteti” në Gjilan tashti është tokë ndërtimore,.

Kjo nga fabrika e cila ishte nxjerrë në privatizim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e që ishte blerë nga një investitor privat, ka funksionuar pak vjet e më pas është ndërprerë prodhimi bukës, sepse blerësi ua kishte shitur pjesën e tij investitorëve, të cilët e kishin parë si leverdi ngritjen e objekteve të larta banesore për shitje.

Ndërkaq Drejtoria e Urbanizmit e Gjilanit ka dhënë edhe lejen për rrënimin e fundit të objektit të kësaj ish-ndërmarrjeje, e cila dikur ishte në pronësi të shtetit dhe e cila kishte të punësuar afro 100 punëtorë.

Posted in Lajmet | Comments Off on Objekte të larta banesore, në vend të Fabrikës së Bukës

Gjykata ua bllokon xhirollogaritë familjeve nën asistencë sociale

Gjykata Themelore, Dega në Lipjan, po i bllokon xhirollogaritë e familjeve nën asistencë shkaku i borxheve ndaj institucioneve publike, pastaj shkaku i kredive bankave, borxheve ndaj kompanive publike etj.

Ndërkaq Ligji nr. 05/L-118 dhe ndryshimplotësimi i Ligjit 04/L-139 për procedurën përmbarimore, përjashton vetëm shfrytëzuesit e ndihmave sociale nga përmbarimi, nga bllokimet apo ekzekutimet e xhirollogarive bankare. Kjo çështje ka nxitur reagimet e drejtuesve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, por edhe të vetë familjeve sociale, shkruan sot Koha Ditore.

Naser Bytyçi, banor nga fshati Janjevë në Komunën e Lipjanit, është njëri ndër rastet sociale i cili nuk ka mundur ta marrë ndihmën sociale për shkak se i është bllokuar xhirollogaria bankare, derisa muaj më parë kishte pranuar një dënim prej 50 eurosh për dëmtim të pyjeve.

Posted in Lajmet | Comments Off on Gjykata ua bllokon xhirollogaritë familjeve nën asistencë sociale

Policia deporton lëmoshëkërkuesit në Shqipëri sepse janë të bezdishëm

Në kohën që priten të vijnë mërgimtarët, turistët dhe disa muaj para ngjarjës më të madhe në qytet, festivalin “Dokufest”, bizneset, së bashku me policinë u ngritën kundër lëmoshëkërkuesve. Të varfërit, pos që çdo ditë pëballen me shtypjen e shtetit dhe përbuzjën e njerëzve, tash edhe largohen nga qyteti i Prizrenit.

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është zbatuar aksioni për largimin e lëmoshëkërkuesve nga Shqipëria, por edhe ata kosovarë, me ç’rast ditë më parë janë kapur 44 persona, që kanë shkelur Ligjin për kundërvajtje.

Sipas njoftimit të Policisë, nga ky numër i lëmoshëkërkuesve 25 janë të rritur dhe 19 fëmijë. “Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore dhe shumica prej tyre janë dënuar. Më pas, në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë shoqëruar për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai ka theksuar se Policia në Prizren ishte njoftuar nga shoqatat e biznesit për rritjen e numrit të lëmoshëkërkuesve, kryesisht të atyre që këtë e bëjnë në mënyrë të bezdisshme, me ç’ rast shqetësojnë qytetarët, por edhe turistët në qytet.

Posted in Lajmet | Comments Off on Policia deporton lëmoshëkërkuesit në Shqipëri sepse janë të bezdishëm

U ndërpriten kontratat e punës 24 punëtorëve të pastrimit

Telashet me OSHP-në thellojnë krizën në kompaninë “Eko-higjiena” të Gjilanit. Kështu kompania e pastrimit që është në partnerit publik- privat, të hënën e kaluar ka vendosur që t’ua ndërpresë marrëdhënien e punës 24 punëtorëve të kësaj kompanie, meqë këta të fundit nuk janë duke arritur që ta fitojnë tenderin për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, e cila kap një shifër prej 895 mijë eurosh.

Kujtojmë se “Eko-higjiena” rregullisht ka shkelë të drejtat e punëtorëve, gjë që i ka detyruar këta të fundit të hynë në grevë qe një kohë, ndërkohë që udhëheqësia komunale e ka shfrytëzuar grevën për interesa personale.

(shih më shumë)

Menaxhmenti i “Ecohigjienës” akuzohet për keqpërdorim, falsifikim dhe përjashtim të jashtëligjshëm të punëtorëve

 

Posted in Lajmet | Comments Off on U ndërpriten kontratat e punës 24 punëtorëve të pastrimit

Të burgosurit punëtorë në Dubravë hynë në grevë


71 të dënuar të Pavijoni VI në Burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë duke refuzuar të punojnë në punëtori të burgut, punë për të cilën paguhen vetëm 1 euro në ditë. Ata iu kanë drejtuar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me pohime se atyre po u shkelen të drejtat e njeriut, duke ua mohuar beneficionet që i kanë fituar në bazë të sjelljeve të mira, kalimit me sukses të programit të risocializimit përmes angazhimit me punë, në trajnime profesionale, aktivitete sportive, edukative dhe kulturore.

Këta 71 të dënuar, që e kanë nënshkruar kërkesën drejtuar KMDLNj – së, kanë deklaruar se shumica e të dënuarve të Pavijonit VI (pavijon me beneficione ) kanë mbajtur gjysmën, 2/3 apo ¾ e dënimit dhe se me sukses e kanë kaluar programin e risocializimit prandaj i kanë fituar të gjitha beneficionet dhe se janë plotësisht të përgatitur për integrim në shoqëri, si qytetarë të lirë dhe të bëhen pjesë e dobishme dhe kontribuese e shoqërisë. Ata deklarojnë se sistemi i drejtësisë e sidomos ai i burgjeve ka pasur parregullsi por se ata kanë duruar për shkak të beneficioneve dhe duke shpresuar se do të bëhet më mirë. Ata ankohen në punën e Panelit për Lirim me Kusht që nuk i ka përmbushur kërkesat dhe pritjet e të dënuarve që e kanë fituar të drejtën për lirim me kusht. Ankohen gjithashtu në cilësinë e ushqimit dhe mungesën e pemëve dhe perimeve shkaku i procesit të tenderimit. Edhe në aspektin e mirëmbajtjes së higjienës personale, kolektive dhe ambienteve ku janë të vendosur ka probleme të theksuara sipas nënshkruesve të të dënuarve të Pavijonit të VI – të të Burgut të Dubravës. Mungesa dhe mosfunksionimi i sallës për aktivitete sportive është brengë e radhës e të dënuarve. Ata kanë deklaruar se shfrytëzimi i pushimit 21 ditë në vit, pranimi i pakove ushqimore gjatë vizitës dhe beneficionet e tjera kanë kanë pasur efekt për sjelljet e tyre të mira dhe kalimit me sukses të programit të risocializimit. Të dënuarit e nënshkruar të Pavijonit VI – të të Burgut të Dubravës kanë hyrë në grevë duke bojkotuar punën shkaku se, sipas tyre, me plotësim – ndryshimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale u janë hequr apo zvogëluar shumë këto beneficione.

Kujtojmë që burgu i Dubravës punëson 600 të burgosur të cilët i paguan rreth 24 euro në muaj, rreth 6 herë më pak sesa rroga minimale në Kosovë. Më poshtë është një raportazhë të vitit të kaluar e cila flet pak për këtë teme.

Posted in Lajmet | Comments Off on Të burgosurit punëtorë në Dubravë hynë në grevë

Me dashni nga LGBT

Sot në orët e hershme të mengjesit, është realizu aksioni simbolik në Prishtinë nga një grup aktivistësh. Ata lëshuan banerin me mbishkrimin “me dashni nga Lezbiket, Gejët, Biseksualët, Transgjinorët” në dale të Prishtinës tek rrethi i fushëkosovës. Foto më poshtë:

Posted in Lajmet | Comments Off on Me dashni nga LGBT

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë vazhdimin e angazhimeve sindikale

Punëtorët shëndetësorë kanë paralajmëruar vazhdimin e angazhimeve sindikale në shenjë pakënaqësie me, siç kanë thënë, ‘mos reflektimin e Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të tyre’.

Një numër protestash dhe grevash janë organizuar në muajt e fundit nga punëtorët e shëndetësisë, që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre fillimisht me pagat e ulta dhe me, siç thonë, kushtet e punës.

Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëroi një tjetër protestë të punonjësve të shëndetësisë, por thanë se kërkesat do t’i barten një Qeverie të ardhshme me rënien e Qeverisë aktuale, pas një mocioni mos besimi në Kuvendin e Kosovës.

Blerim Syla nga Federata Sindikale ka bërë të ditur se protesta do të mbahet jo përpara Qeverisë së Kosovës, siç ishte planifikuar, por brenda në institucionet publike shëndetësore.

“Ne kemi paralajmëruar protestë përpara Qeverisë, por meqë kjo Qeveri është në largim, ne do ta bëjmë një organizim sindikal; protestë brenda institucioneve publike shëndetësore, e cila do të vlejë për partitë politike, që ta kenë sistemin shëndetësor prioritet”, tha Syla.

Sindikalistët e shëndetësisë janë ankuar se kërkesat e tyre nuk janë marrë seriozisht nga qeveria e Kosovës, por në Ministrinë e Shëndetësisë thonë të kundërtën.

Por, ekspertët shëndetësorë gjithë situatën e krijuar në sistemin e shëndetësisë e shohin si kaotike pasi, sipas tyre, problemi me sektorin e shëndetësisë është trashëguar prej kohësh.

Një nga njohësit e sistemit të shëndetësisë në Kosovë, Sami Rexhepi, neuropsikiatër, thotë se ‘përzierja e politikës në sistemin shëndetësor e ka sjellë shëndetësinë në pikën ku ndodhet’.

“Problemi më i madh i shëndetësisë është përdhosja e dinjitetit të punëtorit shëndetësor. Shëndetësisë i ka munguar një menaxhim i mirëfilltë, pasi politika është përzier. Çdo militant politik është vendosur në sektorin e shëndetësisë në pozita menaxheriale”.

“Dhe kjo i ka pasur pasojat e veta, pasi këta njerëz nuk janë mërzitur për kolegët e vet apo për pagat e tyre. Pastaj pagat jo motivuese kanë sjellë një papërgjegjësi tek një numër i mjekëve dhe mos përkushtim të punës tek institucionet publike. Kushtet e punës të nivelit të ulët gjithashtu e kanë humbur interesimin për punë”, ka thënë Rexhepi.

 

Por sidoqoftë, grevat e sistemit të shëndetësisë kanë vazhduar prej kohësh, pavarësisht se përgjigjet institucionale mund të kenë munguar.

Një tjetër angazhim sindikal është paraparë më 17 maj, dhe megjithëse mbahet brenda objekteve të institucioneve publike shëndetësore ajo, sipas sindikalistëve, synon të përçojë porosinë tek institucionet e vendit, kurdo që të krijohen, për ‘t’i kushtuar një vëmendje më të madhe sistemit të shëndetësisë në vend’.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë vazhdimin e angazhimeve sindikale

Punëtorët e ‘Pastrimit’ Përsëri në Grevë për Rrogat e Papaguara

Disa punëtorë të pastrimit në Klinë kanë hyrë përsëri në grevë pasi kompania e kontraktuar nga komuna nuk ua ka dhënë pagat për disa muaj.

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” në Klinë kanë mbajtur përsëri grevë një muaj pas grevës disaorëshe të mbajtur në korridorin e Komunës së Klinës.

Ata kanë kërkuar përsëri pagat të cilat nuk ua ka paguar kompania “Vital” e cila ka qenë e kontraktuar nga Komuna e Klinës.

Hasije Bacaj, njëra nga punëtoret e kompanisë së pastrimit foli për premtimin që e ka marrë nga komuna për padinë ndaj kompanisë “Vital” që u ka borxh disa rroga punëtorëve të saj.

“Komuna na kanë thonë që na kemi me i padit në gjykatë, çka ka nuk e di, besoj se nuk kemi me i marrë kurrë paret” tha Hasije Bacaj.

Esat Rraci, drejtori i Administratës në Komunën e Klinës gjatë grevës së para një muaji kishte thënë se ka bërë marrëveshje me punëtorët që brenda një afati dyjavor do t’ia dërgojnë shkresën e fundit kompanisë dhe se nëse nuk përgjigjet kompania brenda këtij afati, komuna do të shkojë me përmbarues privat.

“Përgjigja është kthyer negative nga kompania “Vital” tash në dakordim me punëtorët, zyra ligjore në kuadër të komunës do të bëjë padi në gjykatë ndaj kompanisë” tha Esat Rraci.

Grevistja Hasije Bacaj tha se grevistët kanë provuar të flasin në telefon me Shpend Demollin, drejtorin e kompanisë “Vital” por, sipas saj, ai nuk ua ka hapur telefonin.

Sipas punëtorëve, ish-kompania e pastrimit “Vital” ka falimentuar dhe është larguar qe një vit e gjysmë duke u mbetur borxh me katër ose pesë rroga punëtorëve të saj.

Kontrata mes Komunës së Klinës dhe kompanisë së pastrimit “Vital” është nënshkruar prej 28 gushtit të vitit 2015 deri me 1 janar të vitit 2016 dhe sipas drejtorit të administratës, Esat Rraci shkak për ndërprerjen e kontratës ishte papërgjegjshmëria e kompanisë në lidhje me kontratat e punëtorëve.

Vitin e kaluar edhe disa punëtorë të pastrimit të kompanisë “Higjena Publike” në Deçan kishin hyrë në grevë për vonesë të pagave.

Posted in Lajmet | Comments Off on Punëtorët e ‘Pastrimit’ Përsëri në Grevë për Rrogat e Papaguara